Publikuar me : 26.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vijon sot mbledhja e radhës me liderët e BE-së të cilët ende nuk kanë gjetur një mënyrë për të shpëtuar euron.
Një javë më parë u bë e ditur se sot do të dilej me një plan të përcaktuar dhe të aprovuar nga të gjithë krerët e ekonomisë Evropian, por si duket diskutimet do të vazhdojnë.
E vetmja gjë që mendohet e padiskutueshme deri në këto momente është krijimi i një fondi emergjence. Konflikti gjithsesi mes vendeve të evropës është tek mekanizmat që do të kontrollojnë këtë fond.