Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Sport - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mariana Diarko
Modelja argjentinase Mariana Diarko e ka bërë futbollistin argjentinas Ezekiel Skeloto të çmendet pas saj. Vazhdon të mbetet një mister historia e dashurisë. E megjithatë, askush nuk ka dyshime lidhur me rënien në dashuri me një vajzë të tillë si Diarko. Ezekiel, lojtar i Atalantas, e zyrtaroi lidhjen e tij me 23-vjeçaren në “Tëitter”.
Lojtari tregoi për dashurinë e tij me modelen që kohët e fundit është shfaqur në kopertinën e “Playboy”-t. Edhe më parë dyshohej për një lidhje mes tyre, gjithsesi tashmë çdo thashethem është i kotë, pasi lidhja e tyre është zyrtarizuar.