Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fajon Kush ka merite per liberalizimin e vizave

Publikuar me : 29.10.2010 Ne : Politike - 103 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Raportuesja per Shqiperine dhe Bosnjen per ceshtjen e liberalizimit te vizave ne Bashkimin Evropian, Tanja Fajon, ka shpjeguar dje proceduren e ndjekur per liberalizimin, si dhe ka ndare pergjegjesite konkrete, si te mazhorances, ashtu edhe te opozites per kete proces.


Ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla, Tanja Fajon eshte shprehur se vendimi i liberalizimit te vizave eshte merite e qytetareve dhe eshte dhene per qytetaret, jo per politikanet. Sipas saj, pas mesit te dhjetorit, shqiptaret do te kene mundesine te levizin pa viza.


Zonja Fajon, ju perfaqesoni te majten ne vendin tuaj dhe gjithashtu ne Parlamentin Evropian, a ishte e veshtire ne rastin tuaj per te lobuar per nje qeveri te qendres se djathte?


Une nuk po loboja per nje qeveri te qendres se djathte dhe as per opoziten, une po e beja per njerezit dhe, te them te drejten, njerezit ne Shqiperi me kane nxitur te luftoj per ta dhe jo vetem per njerezit ne Shqiperi, por edhe ata ne vende te tjera te Ballkanit Perendimor.


Per mua ishte e rendesishme te flisja me njerezit dhe nese jam e sinqerte kam marre per rreth nje vit nje numer shume te madh letrash dhe mesazhesh mbeshtetjeje dhe kjo qe nga njerez te rinj, gje e cila qe shume e rendesishme per mua.


Shpesh thosha se vij nga Sllovenia, e cila eshte vetem disa qindra km larg Shqiperise dhe per gjeneraten time po dhe me te rinj e sidomos per ata qe jane me te rinj eshte e veshtire te kuptojne, se ekzistojne akoma te rinj ose edhe njerez ne pergjithesi, te cilet nuk mund te udhetojne jashte shtetit. Keto rregulla qe kane te bejne me vizat, po na ndajne nga miqte e familjet tona, apo te njohurit.


Ishte e veshtire, Tanja Fajon, te kalonit rezoluten ne Parlamentin Evropian?


Ishte e veshtire, dhe nganjehere nuk eshte e lehte te kuptosh se sa e veshtire eshte, sepse ne te jane te perfshire interesa te ndryshem dhe shtete te ndryshme, ti nuk je vetem duke bere negociata me koleget e tu te Parlamentit Evropian, te cilet vijne natyrisht nga 28 vendet anetare dhe kane interesa te ndryshme, duhet per me teper te negociosh me Komisionin dhe me pas me vendet anetare. Tanime me Traktatin e Lisbone, Parlamenti Evropian u be me i fuqishem, dhe ne jemi ne te njejtin procedure legjislative si vendet anetare.


Keshtu qe cfare ne themi ne Parlament duhet te aprovohet nga vendet anetare, eshte nje proces paralel. Tani nga fundi, ishte e rendesishme te tregoheshim shume te kujdesshem, sepse ceshtja ishte shume sensitive.


Çfare ne vendosnim ne Parlament per Shqiperine dhe Bosnjen, vendet anetare duhet te aprovonin, sepse, nese ne merrnim vendime te kunderta dhe mbanim pozicione te ndryshme, kjo mund te conte ne falimentimin e te gjithe procesit. Ishte dhe vazhdon te jete goxha e veshtire, sepse cdo dite del ndonje gje e re.


Por, une besoj se ne kemi arritur larg dhe nuk ka me kthim mbrapa. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet teknike, kete duhet te kemi parasysh.


Zonja Fajon, do te doja tani ne kete pjese tju beja disa pyetje, te themi pak me politike dhe qe lidhen me situaten brenda vendit. Ketu qeveria dhe kryeministri Berisha kane akuzuar opoziten dhe qeveritaret e saj se kane lobuar ne Bruksel dhe Strasburg kunder liberalizimit te vizave, ose, se paku, te themi, duke kerkuar shtyrjen e afatit te heqjes se vizave, pas zgjedhjeve lokale te 8 majit te ardhshem.


A jeni kontaktuar ju, ndonje nga parlamentaret e tjere, apo ndonje zyrtar i Brukselit, direkt apo indirekt nga ndonje lobist, ne emer te opozites shqiptare per ta bere nje gje te tille pra; per te stopuar liberalizimin e vizave apo per ta shtyre ate per pas 8 majit?


Nuk jam kontaktuar ne menyre direkte apo vene nen presion. Une kam qene duke bere punen time si reportere per sa i perket liberalizimit te vizave. Nuk mund te them se nuk kam pasur kontakt, kam pasur kontakt me te gjitha palet e perfshira. Kisha kontakt me socialistet shqiptare, kisha kontakt me palen qeverisese te Shqiperise, kisha takime te shumta me ministrin e Brendshem, sepse ai ishte partneri me te cilin une diskutoja.


Sigurisht pergjate situates qe ju e dini, delikate dhe sensitive, te para disa muajve, ne kishim kontakte... Per ne ishte e rendesishme te shihnim se ekzistonte dialogu, qe te dyja palet diskutojne dhe se institucionet funksionojne.


E rendesishme eshte qe vendi te jete ne nje gjendje te stabilizuar, se cdo gje tjeter mund te kanose procesin. Keshtu qe une kisha shume kontakte me shume perfaqesues te qeverise dhe opozites, por qe te kisha nje presion direkt? Jo, nuk e kisha. Une po punoja ne interes te njerezve, dhe nese do te kisha pasur presion nuk do ta kisha pasur problem. Nuk do ta merrja seriozisht, sepse une po punoja me faktet, me shkresat, me ato qe pashe kur kam vizituar Shqiperine, dhe per te miren e njerezve sic e thashe.


Pra, qe ta kuptojme mire, ju nuk keni pasur asnje lloj kerkese, nga perfaqesues te opozites shqiptare per ta shtyre procesin e liberalizimit apo per ta penguar ate? Dhe, nese kjo eshte pergjigja per ju, a keni dijeni qe kjo mund te kete ngjare me anetare te tjere te Parlamentit?


Per te qene teper e qarte Si anetare e Parlamentit Evropian, une do te isha vertet e zhgenjyer, nese do te kisha pasur nje presion te tille direkt. Besoj se nuk eshte dicka, te cilen ne do ta duronim ne Parlamentin Evropian, do te ishte teper kunder-produktive. Une nuk kam pasur asnje lloj presioni apo lobingu cfaredo, nuk ka arritur tek une.


Une nuk jam anetare e komitetit te Puneve te Jashtme, keshtu qe nuk isha e perfshire ne ndonje shantazh direkt me ndonje politikan nga Shqiperia, une jam anetare e Puneve te Brendshme dhe Drejtesise, kjo eshte nje fushe e ndryshme. Une po konsideroja faktet dhe kriteret, dhe nese Shqiperia i permbushte ato.


Duke qene se jam pjese e grupit Socialist ne Parlamentin Evropian, eshte normale qe kam pasur kontakte me socialistet shqiptare, sepse ata jane pjese e familjes sone Evropiane dhe kemi folur edhe per shume ceshtje te tjera, por une sinqerisht kam pasur me shume kontakt me pjesen qeverisese, sepse ata me conin mua informacionet dhe nese do te flisja per koleget e mi, sic me pyetet, nuk e di se cfare kontaktesh ata kane pasur!


E bej kete pyetje, sepse pak dite me pare - dhe ketu po citoj kryeministrin, ai tha se deputetet socialiste iu kane shkruar eurodeputeteve, qe, se paku, ta shtyjne procesin e liberalizimit te vizave, deri pas 8 majit, prandaj po jua bej kete pyetje...
Sic e shihni, vendimi eshte ketu, keshtu qe cfare mund te thuhet?


Ne nuk e shtyme, ishte vota, per te cilen une u perpoqa shume, dhe cdo gje tjeter do te ishte thjesht loje fjalesh, vota erdhi ketu dhe une jam shume e kenaqur qe ne e arritem kete.


Sic e thashe dhe me pare, une po mendoja vetem ne interes te njerezve, nuk dua te perfshihem me njeren apo tjetren pale apo politiken ne Shqiperi, kjo eshte nje ceshtje e brendshme, une jam nje politikane Evropiane, dhe si e tille sillem.


Per fat te keq, nuk po ndodh keshtu, se paku ne kete rast. Pasi ka nje perplasje edhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave per fat te keq, qeveria ketu po pretendon se ka meriten dhe kreditin e plote per kete arritje te jashtezakonshme ne jeten e perditshme te shqiptareve. Nderkohe qe opozita gjithashtu kerkon pjesen e saj te kreditit, duke atakuar per kete qeverine.


Mendoj se nuk eshte e drejte qe te marresh persiper arritjet, ti marresh persiper ne kuptimin se e bere ti, apo ana tjeter ishte ajo qe e arriti, mendoj se ishte nje arritje e perbashket, dhe nuk eshte mire te perdoret per te arritur dicka nga pikepamja politike apo si nje bilete per te marre me shume fuqi politike apo pike per ate arsye.


Ishte nje vendim shume i rendesishem per njerezit e Shqiperise, dhe cdo njeri, i cili ishte i perfshire, se sa i perfshire secili e di vete, duhet te ndihet krenar dhe i kenaqur qe u arrit. Une do te ndjehesha shume e zhgenjyer te shihja se njera apo tjetra pale kerkon te jete ajo, te cilen njerezit duhet te falenderojne.


Kjo nuk eshte e drejte, une do te sugjeroja dhe do te beja nje apel qe ky eshte nje proces, nga i cili politikanet sduhet te marrin pike apo te kritikojne njeri-tjetrin, por duhet te nxjerrin nje mesim nga kjo gje. Nuk ishte nje vendim per njerezit e pasur apo biznesmenet, por per njerezit e thjeshte, qytetaret.


Nje pyetje, jo me, nese, por, me kur... Kur mund te presim qe ne te udhetojme pra, me pasaportat biometrike, kete duhet ta theksojme, pa viza drejt Komunitetit Evropian.
Bete mire qe permendet pasaportat biometrike, sepse ky eshte nje detaj i rendesishem dhe une mendoj se njerezit e dine kete.


Une mendoj qe mesi i dhjetorit do te jete ajo dite, sepse, nese do te merret nje vendim ne 8 nentor ne Keshill dhe do te duhen rreth 4-5 jave dhe publikimi ne ditarin zyrtar, kur kjo te ndodhe, diten tjeter liberalizimi i vizave do te jete ketu, une mendoj...


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit