Eurodeputetja Nuk shoh arsye per tu vonuar. KE kerkon intensifikim ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit
TIRANE - Shqiperia dhe Bosnje e Hercegovina jane prane plotesimit te kritereve per te perfituar heqjen e regjimit te vizave me vendet e BE.
Kjo gje eshte pohuar dje nga eurodeputetja, Tanja Fajon, e cila kerkoi qe ceshtja e Shqiperise dhe Bosnjes te trajtohet me urgjence dhe koleget e saj u shprehen te gatshem te votojne pro liberalizimit te vizave, nese Komisioni Europian do vleresoje se jane plotesuar kriteret. Duket qe progres i mire eshte bere ne te dy vendet dhe jam e sigurt se te dy vendet kane investuar shume.
Me sa kuptoj, Raportet do te jene pozitive dhe do te finalizohen pas dy javesh. Nuk shoh arsye per vonesa te metejshme, theksoi eurodeputetja Fajon. Sipas saj, ky ka qene nje proces teknik dhe i tille duhet te mbetet.
Eurodeputetja kerkoi trajtim te njejte te Shqiperise dhe te Bosnjes per procesin e liberalizimit te vizave. Te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor duhen trajtuar njelloj dhe qytetaret e ketyre vendeve mezi po presin te udhetojne ne hapesiren e BE-se, u shpreh Fajon.
Duke sjelle ne vemendje rrugen e ndjekur per liberalizimin e tre vendeve te tjera ballkanike vitin qe kaloi vendimi u mor para Krishtlindjeve, kete radhe Fajon deklaroi se ende nuk ka nje date se kur do te liberalizohen vizat.
Kjo eshte arsyeja qe, sipas saj, Shqiperia dhe Bosnja nuk po trajtohen njelloj si vendet e tjera te rajonit dhe kerkoi prej Komisionit Europian caktimin e nje date te sakte per liberalizimin e vizave. Keshilli dhe Parlamenti Europian kane deklaruar se bashku se me tu plotesuar kushtet, nuk ka me arsye per vonesa te metejshme. Tani jemi ne kete pozicion.
Duhet ta shtyjme axhenden e ngjeshur, sepse u kemi premtuar qytetareve. Ketu luhet kredibiliteti i BE-se dhe duhet finalizuar procesi sa me shpejt, deklaroi eurodeputetja Fajon.
Por gjate mbledhjes se Komitetit per Çeshtjet e Brendshme (LIBE) ne Parlamentin Europian ku jane prezantuar rezultatet e misionit te fundit faktmbledhes per liberalizimin e vizave te Komisionit Europian, perfaqesuesit e KE-se nuk kane lene pa caktuar edhe detyrat e tjera qe Shqiperia duhet te permbushe.
Sipas tyre, vendi yne duhet te perparoje ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Raporti permbledhes i eksperteve te KE, i cili do te publikohet i plote ne fund te Shtatorit evidenton qe organi i akuzes gjendet nene presionet e politikes.
Gjithashtu, KE ka kerkuar nje angazhim me te madh te institucioneve shqiptare per kapjen e krimineleve, ndonese, sipas tyre, jane forcuar dhe jane marre masat nga institucionet shqiptare per te forcuar luften kunder krimit te organizuar. Nderkohe, per ekspertet e BE-se vendi yne ka plotesuar kriterin per konfiskimin e aseteve kriminale dhe per kthimin e refugjateve shqiptare.
MPJ Raporti, konfirmim per permbushjen e kritereve
Ministria e Jashtme konfirmoi nepermjet zedhenesit te saj se Shqiperia do te vazhdoje me implementimin e kritereve te plotesuara me qellim forcimin e mekanizmave te brendshme qe do te afrojne Shqiperine me teper me BE-ne.
Mendoj se liberalizimi i vizave eshte shume prane berjes realitet, por dua te theksoj se ne nuk e humbasim fokusin tone dhe jemi te vetedijshem qe hapi tjeter mbetet ai i hapjes se negociatave per statusin kandidat, deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme Ralf Gjoni.
Ai vleresoi rolin e Ministrise se Jashtme qe sipas tij ka qene nje rol drejtues pergjate procesit te liberalizimit te vizave. Zedhenesi i MPJ deklaroi se raportimi paraprak verbal i Komisionit ne LIBE ishte konfirmin per permbushjen e kritereve dhe se shqiptaret do te udhetojne pa viza drejt hapesires Shengen brenda vitit 2010.