Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Falimenti moral Berisha-Meta (Interviste me Erjon Veliaj)

Publikuar me : 17.12.2011 Ne : Kuriozitete - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Erion Veliaj sapo ka marrë detyrën e parë zyrtare në Partinë Socialiste si Sekretar për Emigracionin dhe të Rinjtë, dhe fill pas kësaj i ka caktuar detyra vetes. Veliaj pretendon se PS duhet të synojë patjetër mundësinë e votimit për emigrantët që ajo i sheh si një elektorat të saj mbështetës. “Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që s’frikesohen, që s’blihen, që s’poshterohen,” thotë Veliaj. Nga ana tjetër ai nuk shqetësohet për ndonjë sy kritik brenda PS-së që e sheh me dyshim ngritjen e shpejtë të të rinjve si ai në nivele të larta. Siç thotë Veliaj, PS ka vend dhe hapësirë edhe për “dekadat” edhe për “dekikat”. Nga ana tjetër Veliaj kërkon që PS dhe opozita në përgjithësi të përqendrohet tek fitorja e zgjedhjeve me forcat e saj dhe jo duke shpresuar në pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale. Veliaj e quan qeverisjen aktuale të falimentuar moralisht, ndërsa sqaron dhe arsyen pse PS ka vendosur të ndjek kursin e ri politik me alternativa të reja qeverisëse.

 

Intervistoi: Blerina Gjoka

 

Zoti Veliaj, Partia Socialiste sapo mbaroi zgjedhjet brenda saj me kryesinë dhe sekretariatin e ri, ku ju patët mundësinë të merrnit detyrën e sekretarit për emigracionin dhe rininë. Çfarë do të thotë për ju kjo?

 

Jam shume entuziast, tashmë kemi krijuar ekipin kryesor dhe mezi pres të fillojmë një numër punësh që na presin me të rinjtë në universitete, profesionistët e rinj e shqiptaret që jetojne jashte. Prej kohesh kemi shtyre klasën politike që ta bëjë prioritet arsimin me një buxhet 5 perqind, punësimin e të rinjve dhe  integrimin e emigranteve duke filluar nga e drejta e votes. Partia Socialiste është e vetmja parti kryesore që keto çeshtje i ka ne programin e saj politik, e vetmja parti që të rinjte dhe emigrantet i ka të përfaqësuar fort ne drejtimin e saj, dhe e vetmja parti që i dedikon staf e energji këtyre dy grupeve të mëdha.

 

Duke ngritur një zyrë të posaçme për emigracionin, do të thotë që PS pretendon se ka jashtë vendit një elektorat potencial që e mbështet, por që në fakt nuk voton dot për të, çfarë do të bëni për të mundësuar votimin e emigrantëve, një ide që ju e keni trumbetuar shpesh?

 

1/3-ta e shqiptareve jetojnë jashtë. Jane larguar kryesisht ne fillim vitet 90′ kur Berisha që sekretar i partise se punes, ne vitin 97′ kur Berisha ishte president, dhe nuk shohim shprese për kthim tani që Berisha është kryeminister. Kjo është e turpshme. S’do mend që Berisha nuk e do votën e emigrantëve – ata as nuk i blen dot me një grusht paresh, as i kërcënon dot, as u shpëlan dot trute. Emigrantet perfaqesojne ata shqiptare që ja kane nisur gjithçkaje nga zero, sapo zbritur nga anija, sapo dalë nga avioni, sapo mbërritur në fshatin me të afërt kufitar pasi i kanë shpëtuar rojeve greke….të gjitha këto janë histori suksesi se ç’mund të bëjë nga hiçi një njeri me pasion, dedikim, e shumë punë. Une kam jetuar shumicen e rinise jashte, fillimisht ilegalisht në Greqi, me pas me studimet ne SHBA. Me duket hipokrite që qeveria shqiptare do paratë e emigrantëve që të mbajne gjallë ekonomine, por nuk do votat e tyre se ndryshojnë politikën. Parimi yne është i qarte, aksionere ne ekonomi = asksionere ne vendimarrje. Ndaj po, do propozojme serish voten e emigranteve në reformen zgjedhore. Nese Berisha e refuzon si frikacak, turpi i tij. Qeveria e re e të majtës do ta bëjë, e për t’ia mbërritur kësaj do t’ju kërkojë të gjithë emigrantëve që munden, të kthehen e të votojnë fizikisht kësaj here.

 

Kjo ngjitje në drejtimin e kësaj partie jo vetëm e juaja, por edhe kolegëve të tjerë të ardhur rishtas pas 2005-ës, komentohet nga shumë të tjerë, të cilët janë prej dekadash aty, si një ngjitje e pamerituar, por e mbështetur nga kryetari i partisë. Çfarë përgjigje do të kishit për këto zëra?

 

Formula e fitores kërkon dhe dekadat dhe dekikat, unë jam këtu bashkë me shumë të rinj të tjerë për të shërbyer në këtë mision, e jo për ‘t’u ngritur e ulur’. Ndryshimi që duam kërkon punë, e jo ‘zëra’, ndaj le të shohim përpara e të fokusohemi tek çka është realisht e rëndësishme. Unë e kam zgjedhur fokusin tim, promovimi i të rinjve dhe emigrantëve në vendimmarrjen shqiptare. Njëkohësisht mendoj dhe besoj se në forcën me të madhe politike në Shqipëri ka vend për të gjithë. Jo vetëm për më të rinjtë plot ambicie dhe energji, por edhe për ata që për vite me rradhë kanë sakrifikuar për Shqiperine, jane perplasur me regjimin e Sali Berishes dhe sot ofrojne eksperiencen dhe pjekurine e domosdoshme për ta nxjerre vendin tone nga kriza ku Berisha po e zhyt ditë pas dite.

 

Kongresi i fundit i PS-së do të mbesë në kujtesë për hedhjen në treg të një programi të ri, plot me propozime dhe ide të reja që në fakt hapën një debat të gjatë publik. Çfarë po bëhet me këtë program tani? A mendoni se ai do t’i rezistojë kohë dhe do të jetë udhërrëfyesi për zgjedhjet e ardhshme?

 

Absolutisht, programi ka qenë një ndër përvojat më të mira në PS. Programi është i majtë, i qartë e i realizueshëm. Janë përfshirë shumë ide të shoqërisë civile, arsimi 5 perqind apo vota e emigrantëve janë dy prej tyre të cilat unë i kam ndjekur me shumë interes ndër vite. Disa jane elementare, por kaq jetike siç është pastrimi i Shqipërisë në 100 ditë në plazhet, rruget e parqet kryesore. Disa kerkojne me shume se 100 dite, siç është pjesa e punësimit, kryesisht në bujqësi për ta transformuar bujqesinë për mbijetesë familjare në sipërmarrje moderne. A është i persosur ky program? Jo! Ndaj dhe është konceptuar si projekt në vazhdim. Ne fillim 2012-es do të nise një tur i programit, ku çdo grup interesi ne të gjithë shqiperine të mund ta pasuroje e korrektoje. Vetem kështu mund të behet ne një program për njerezit e nga njerezit. Pala tjeter ka vendosur ta tallë. Nuk ka problem! Por heret ose vone do duhet të behen serioze e të pergjigjen, si i krijuan 1milione të papune, pse nuk mbajten premtimet 8 vjet, ku do punoje ai që mbaron universitetin kete vit, si do behet jeta e perballueshme me cmimet ne stratosfere, pra cila është alternativa e tyre kundrejt tones?

 

Meqë po flasim për zgjedhjet, a ka menduar PS një strategji për të fituar këto zgjedhje? Shumë argumente hidhen për mosfunksionimin e një koalicioni të mirë, duke shkuar deri aty sa të shohin një aleancë të mundshme me Ilir Metën, gjë të cilën Rama tani për tani e ka hedhur poshtë….

 

Meta dhe Berisha jane të falimentuar moralisht. S’mund të bejme ortakeri me falimentin. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrante, 200 mije votues për here të pare, me shqiptare të ndershem, me ata që s’frikesohen, që s’blihen, që s’poshterohen. Kam bindjen që keta jane me shume. Sot kemi një program me të qarte, një organizim me efikas, një opozite me të zhdervjellet, dhe një barre me mesime të nxjerra nga e kaluara, për të mobilizuar e ruajtur votat e atyre që duan me gjithe zemer ndryshim.

 

Ndërsa nga krahu i djathtë çdo ditë e më tepër flitet për lindjen një partie të re, e cila është në opozitë me të djathtën aktuale në pushtet. A po e sheh PS këtë front të ri që pritet të drejtohet nga Bamir Topi si një mundësi për një aleancë më të gjerë dhe premtuese? Nëse po, çfarë ju ndajnë e ju bashkojnë juve me të djathtët e Bamir Topit?

 

Kur ta shoh do ta besoj, gjer me sot kjo s’ka ndodhur ndaj s’e komentoj dot. Opozita s’duhet të ferkoje duart për fitore aforfe, perkundrazi duhet të mobilizohet për një fitore të veten, bindese, të merituar. Çdo gje tjeter është bonus.

 

Zoti Veliaj, ju njiheni si një njeri që keni kontakte të shumta në agjensi diplomatike ndërkombëtare nga të cilat Shqipëria dhe veçanërisht politikanët shqiptare presin mbështetje, sipas jush, duke marrë shkas dhe nga vizitat ku ju e keni shoqëruar Ramën, a kanë ndryshuar “mendim” ndërkombëtarët për Edi Ramën, opozitën, (në fillim të kauzës për votën e lirë kujtojmë se u kritikua hapur për bojkotin e Kuvendit), a ndjeni ju një mbështetje më të madhe në këtë drejtim këto kohë? Nëse po cila është arsyeja sipas jush e këtij ndryshimi qëndrimi të miqve të huaj?

 

Fillimisht na është dashur të perballemi me një makineri të mirepaguar lobimi me taksat e shqiptareve për hesap të Berishes. Kjo ka qene e shemtuar dhe e pandershme. 28 qershori beri dyshues shume miq të Shqiperise, vrasjet e 21 Janarit tronditen çdo mendje perendimore, dhe 8 Maji i Tiranes e ktheu ne neveri kete regjim. Raporti i fundit i BE-se pershkroi sa me siper. Por e dini çfare? Kjo s’ka shume rendesi! Elektorati yne s’jeton ne Bruksel e Washington, por ne Shqiperi e tek emigrantet perreth. Ndaj kete beteje duhet ta fitojme ketu, vete, me gjithe shqiptaret e ndershem e punetore. Miqte i çmojme, ata mund të na keshillojne, por ata s’mund të bejne betejen që duhet ta bejme vete. Shikoni Rusine apo Zimbabëen, e gjithe bota kunder vjedhjes se zgjedhjeve ne keto vende, por ne fund betejen do ta bjene vendasit.

 

PS deklaroi se vota e 8 majit u vodh dhe nuk mund t’i harrojmë pamjet e deputetëve që protestonin para zyrave të KQZ-së, por tani ka një heshtje totale për këtë gjë dhe një përqendrim të vëmendjes tek kursi i ri, alternativa e re, a keni hequr dorë nga lufta për “votën e lirë”? Pse s’keni kërkuar hetim 8 majit? Mund të kompensohet 8 maji që ju pretendoni se u është vjedhur vetëm me një reformë zgjedhore?

 

Kjo shkakton gjithnje debat. I mirekuptoj të gjithe ata që do donin që protesta të vazhdonte ende. Por pajtohem me shume me ata që thone, po, kjo ishte e poshter, e ulet dhe e padrejte, por s’mund të na lidhe kjo kembet e të mos riorganizohemi për me tej. A nuk vidhet cdo shqiptar cdo dite nga shteti? Po, e megjithate vazhdon të luftoje e të provoje serish. A nuk poshterohet cdo shqiptar çdo dite nga pushteti? Po, e megjithate gjen kurajo e riprovon pa u lodhur cdo dite të re që t’mund t’ja dale me sukses. Partise Socialiste i ndodhi ajo që i ndodh çdo shqiptari çdo dite. E si çdo shqiptar që ngrihet, shkund pluhurin e lufton serish, kjo i beri një të mire PS-se, e afroi tek historia e perditshme e çdo shqiptari. Sidoqofte, nga 2009-a ne 2011-en, grabitja ne shkalle vendi u reduktua kryesisht ne betejen e Tiranes.Kudo tjeter fitorja që bindese. Nese ruajme kete terren, e me të njejten strategji kurojme Tiranen do jemi fitues.

 

Me marrëveshjen e re të nisur me PD-në keni argumentuar se po i shërbeni integrimit, por siç thotë një fjalë e urtë “kush digjet nga qumështi i fryn dhe kosit”, sa të sigurt jeni që dhe kjo marrëveshje s’do të përfundojë si dashuria e prillit 2008, nga e cila u dogjët ju?

 

Ne kemi për detyre të bejme punen tone, jo punen e pales tjeter. Ne rruge ka dhe shofere të çmendur, por kjo s’na pengon të provojme të dalim me makina. Dy mundesi ka, o të çmendemi të dyja palet, ose të pakten njera të rrezatoje qytetari, civilizim e pergjegjshmeri. Shikoni procesin e Avokatit të Popullit. PS po tregon një model perendimor se si do caktonte të gjithe postet e rendesishme ne vend, me transparence, debat e konkurrim të hapur. Gjykoj se s’mjafton t’u themi njerezve ato që kundershtojme, por dhe t’u tregojme si do t’i benim gjerat ndryshe. Palen tjeter e votuesit e saj nuk i zgjedhim dot, duhen pranuar sic jane dhe ata që permbyten e votojne permbytesit, ata që vidhen e votojne vjedhesit, atyre që u shitet atdheu e i quajne patriote – keto s’i ndryshojme dot. Do duhet të bashkjetojme me durim e t’u tregojme dhe atyre pse me pasion e ndershmeri ky vend mund të behet me i mire se ç’eshte, për të gjithe.

 

 

Gjatë votimeve në Shqipëri është bërë zakon që të thuhet, po zgjedh më të keqen e mundshme, cilat janë planet e PS-së që në vitin 2013 ju të mos tentoni të merrni votën e të zhgënjyerve nga qeverisja 8-vjeçare e PD-së, por një votë të bindur për alternativën tuaj?

 

Tre plane që me vijne ne mend menjehere. Fushate frymezuese idesh me një program të ri, të kuptueshem, e të realizueshem.  Investimi tek të rinjte e emigrantet si grupe gjer me tani të ‘paftuara’ ne vendimmarrjet e medha shqiptare.  Ruajtja maksimale e votes që nga identifikimi, listat, votimi e numerimi i votave. Nese bejme keto, një Rilindje Shqiptare është e mundur!

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit