Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Falja, individet me shume interes se bizneset

Publikuar me : 15.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Alfred Rushaj


Emirjon Senja

Falja fiskale që ka nisur të zbatohet katër muaj më parë ka treguar se qytetarët janë më të predispozuar se sa bizneset që të legalizojnë paratë e tyre. Ministria e Financave ka paraqitur dje një pasqyrë të zbatimit të ligjin që ka afat limit deri në 31 dhjetor 2011. Sipas saj, gjatë kësaj periudhe, individët dhe bizneset kanë e kanë shfrytëzuar atë për të pastruar llogaritë nga detyrimet e pashlyera, rivlerësuar pronat, legalizuar paratë, etj.

Të dhënat e raportuara nuk janë në masën e parashikuara nga autoritetet kur u miratua ligji, ndërkohë që nga ana e saj Ministria e Financave deklaron se qëllimi i miratimit të tij nuk është arkëtimi i të ardhurave në arkën e shtetit, por çlirimi i kapitalit. Referuar këtyre të dhënave mësohet se më shumë të interesuar në këtë drejtim kanë qenë individët ndërkohë që biznesi ka qenë thuajse indiferent. Kështu për shembull, “ofertën” e bërë nga qeveria për rivlerësim të pasurisë kanë preferuar të shfrytëzojnë rreth 4 mijë individë duke bërë që shuma e pasurisë së rivlerësuar të arrijë në rreth 30 miliardë lekë kundrejt 14 milionë lekëve pasuri të rivlerësuar nga bizneset.

Në total, sipas zv/ministrit të Financave Alfred Rushaj, janë legalizuar rreth 35 miliardë lekë, ndërkohë që janë falur rreth 14 miliardë lekë. Nga këto, rreth 400 milionë lekë janë para të legalizuara nga individët, të cilët i janë drejtuar sporteleve të bankave duke paguar një tatim prej 3 për qind. Nga këto transaksione, buxheti i shtetit ka përfituar rreth 12 milionë lekë. Në total, Komisionet e faljes pranë administratës tatimore kanë trajtuar rreth 44 734 falje në vlerën e 3.6 miliardë lekëve, ndërkohë që janë paguar rreth 35.3 milionë lekë nga ana e biznesit. Për sa i përket borxheve të viteve të mëparshme, janë falur rreth 3.1 miliardë lekë.

Arsyet e indiferentizmit të biznesit janë disa. Pak ditë më parë, përfaqësues të biznesit u shprehen se qeveria nuk kishte marrë parasysh kërkesat e tyre gjatë hartimit të ligjit, ndërkohë që pak ditë pas miratimit të tij kishin dalë edhe anomalitë e para. Një ndër pikat kryesore të kundërshtuara ishte ajo ku përcaktoheshin kushtet e përfitimit nga falja. Në të parashikohet falja e të gjitha detyrimeve të papaguara, me kushtin që ato të ishin të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore deri në fund të vitit 2008. Që detyrimet të faleshin, duhej që tatimet të kishin bërë një kontroll tek një biznes “X” para datës 31 dhjetor 2008 dhe t’i kishin evidentuar ato në regjistra si detyrime të papaguara. Shqetësimi i bizneseve kishte të bënte me faktin se çfarë ndodhte nëse, kontrolli ishte bërë pas datës 31 dhjetor 2008 dhe rrjedhimisht detyrimet të jenë evidentuar në regjistrat e tatimeve pas kësaj dite kur është edhe limiti ligjor që lejon faljen.

 

Nuk investuan, METE heq lejet minerare 45 shoqërive

METE u heq lejet minerare 45 shoqërive që operojnë në këtë sektor. Vendimi është marrë pas konstatimit nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore se kompanitë në fjalë nuk kanë përmbushur detyrimet që u ngarkon ligji në kontrata të tilla. Sipas ministrisë, më parë AKBN-ja kishte kryer disa kontrolle gjatë të cilave kishte hasur edhe shkeljet. “Kontrollet e kryera kanë verifikuar se këto subjekte minerare nuk kanë realizuar detyrimet sipas ligjit, nuk kanë punuar, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse”, – citon METE. Sektori minerar është një ndër më fitimprurësit, por edhe më problematikët në vend. Marrja në shfrytëzim e minierave, shfrytëzimi pa kriter i tyre duke mos investuar në to sipas detyrimeve ligjore është një fenomen i përhapur gjerësisht tashmë. Mungesa e sigurisë nëpër miniera është bërë shkak për vdekjen e dhjetëra minatorëve gjatë këtyre viteve.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit