Publikuar me : 02.12.2011 Ne :
Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Shtetit ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku për falsifikim dokumentesh. Së bashku me Markun do të hetohet edhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë, me qendër në Shkodër.
Sipas policisë, ata kanë shfrytëzuar pozicionin në shoqatat e tyre duke kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin në vende të ndryshme të Europës.
Marku dhe Popaj lëshonin vërtetime të falsifikuara dhe pa asnjë bazë ligjore për shtetas që nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje.