Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familja bebe rregullat nuk i vene me prindet

Publikuar me : 04.07.2011 Ne : Kulture - 203 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shtëpia e Agim Kadillarit shikon nga Rruga e Elbasanit. Kuzhina, një hapësirë e ngushtë bashkë me mjedisin e ndenjjes, ka gjallëri nga e rrugës. Jo e rrëmujshme, po e ndriçuar me dritën e ditës, e freskuar nga ajri pas shiut që ka rënë natës dhe paraditen e diel. Muret janë të zëna me tablo. Fëmijët, që s’janë më fëmijë, janë nëpër dhoma. Agimi dhe Xheneta, sapo janë kthyer nga Shkodra ku kanë qëndruar disa ditë për të pikturuar ndër të tjera kullën e Gjon Markagjonit. Dikur aty kanë pasur studion në një nga katet e kullës së shtetëzuar, ndërsa në lulishten para rriteshin fëmija. Pikturojnë shpesh bashkë, në të njëjtën kohë. Vendosen në anë të ndryshme të të njëjtit objekt të cilin Xheneta e prezanton të ndezur në ngjyra, ndërsa Agimi diskret. Kullën e Markagjonëve, Agimi e sjell më Kullë Pize, ndërsa Xheneta më pranë vilës familjare. Tablotë janë të pathara mirë.

Burrë e grua janë lindur e dashuruar në Shkodër ku paraardhësit e tyre erdhën pas lufte prej Jugut të Shqipërisë. Në derë hyn Brilanta, fëmija i madh. Ajo tërheq nga një raft fotografinë ku ka bashkuar dy prindët, veten dhe të vëllanë në kohën e foshnjërisë. Me këtë foto të quajtur “Familja bebe” Brilanta Kadillari (1985) merr pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë për artistë të rinj “Sotiri 2011” në Korçë. E vlerëson për cilësinë që sjell ky konkurs. Është hera e dytë që merr pjesë.

Babai e ka lënë ndërkaq poltronin dhe me një i-phon po fotografon lulet e thara mbi tryezë që i kanë sjellë nga Shkodra. Pas buqetës janë duart e Xhenetës që është zhvendosur ndërkaq pranë sobës e po përzien pa pikë zhurme një masë brumi.

Foto nga cikli “Albania in black & white 2009-2010”


Brilanta tregon për punën e saj të fundit ku gjithë familja është kthyer në foshnjë. Në përshkrimin e detajeve marrin pjesë të tre. Japin arsye të ndryshme pse babai në moshën disamuajshe në vitet ’50 paraqitet i veshur, e pse nëna, foshnje edhe ajo, është nudo; përse Brilanta bebe që është vendosur në krahun e të atit, mban fustan dhe pse vëllai, në anë të së ëmës, është lakuriq. “Jam nisur nga pavetëdija”, thotë Brilanta. “Në atë moshë të gjithë jemi të pavetëdijshëm. Në atë moshë janë prindët që bëjnë historinë tonë. E tani jam unë që me këtë kolazh “bëj” historinë e tyre. Rregullat janë njëlloj për të gjithë. Kam menduar gjatë se si do të dukej e gjithë familja ime në foton e një periudhe që nuk ekziston. Një periudhë kur të gjithë ne kemi qenë bebe. Është si ëndërr apo si film i animuar për ne, pa kohë dhe pa hapësirë. Por vepra ime e lumtur na sheh të gjithë bashkë, ja kështu, dhe kjo është më e bukura dhe më e pafajshmja, shumë larg realitetit që ne njohim. Është një lojë optimiste dhe me humor.”

Katër bebet janë vendosur në një sfond si bezja e tryezave të bukës. Katër bebe të shtruara për drekë duken! “Baby family” është në teknikën kolazh, sepje.

Prindët tregojnë se Brilanta në atë foto është disamuajshe. Ka qenë koha kur ata ishin dërguar vullnetarë, si gjak i ri, në Bjeshkët e Nëmuna. Xheneta kujton se u nisën me foshnjën për atje, në 1600 m lartësi, ku s’kishte mjek, kushte për një familje të re, as banjo për të qenë, as pelena për të voglën dhe uji të priste duart. Kadillarët vazhdojnë të jetojnë sa me pikturën e sa me mësimdhënien, sa në Shkodër e sa në Tiranë ku janë vendosur me shtëpi prej 8 vjetësh.

Vajza e tyre ndoqi shkollën e artit, Akademinë e Arteve, ndërsa djali Arkitekturë. Brilanta është duke i dhënë fund studimeve master për Fotografi dhe Dizajn Vizual në Forma të Milanos. Nën udhëheqjen e fotografit Luca Andreoni ajo po punon çdo natë për dy muaj rresht mbi jetën e natës në Tiranës, sepse spotet, dritat, ngjyrat, e nxjerrin jetën dhe njeriun ashtu siç ditën nuk mund t’i shohim. “Kërkoj të gjej veten te fotografia, jo të më gjejë ajo mua, t’i krijoj unë skenat, jo t’i gjej të gatshme.”

Brilanta e nisi me fotografinë më 2006 duke fotografuar veten. Ky fillim, kur vetja trajtohet si subjekt, ka ndikuar në këndvështrimin e saj për të njohur një hapësirë më të gjerë që është më e vështirë dhe e ndryshueshme. Autoportretet e saj janë një spektakël për larminë e metamorfozës dhe fantazinë e roleve që vesh kjo vajzë. E pabesueshme për mentalitetin që nuk është i përgatitur rëndom të presë punë goditëse nga një fizik i vogël dhe portret i pafajshëm.

 

 

Kujtime nga Marubët, Nenshati

Agim dhe Xheneta Kadillari e kanë bërë zakon që të regjistrojnë, filmojnë, dokumentojnë, arkivojnë, fëmijët që rriten, ngjarjet familjare. Është një traditë prej kohëve të vetë fëminisë së tyre. Xheneta kujton foton 3-vjeçe, me fustan të shkurtër e trëndafil në dorë që ia ka bërë Gegë Marubi, i fundit i dinastisë së fotografëve shkodranë. Kujton edhe Angjelin Nenshatin, një tjetër fotograf me emër, i shkollës shkodrane të fotografisë.

Marubi, dhe fjala është kryesisht për Pjetër Marubin, është fotografi që Brilanta  mendon se ai vlen të ndalesh. “Është një klasicist modern. Në veprën e tij gjej atë çka unë e quaj të rëndësishme: që në fotografi të duket fotografi, autori. Marubi ka dhënë shumë nga vetja; ka lëvruar pothuajse të gjitha gjinitë; ka kaluar nga skena te reportazhi. Për të gjitha këto, vepra e tij i ka mbijetuar kohës.”

Brilanta Kadillari e njeh mirë pasurinë Marubi. I ka prekur pllakat prej bromuri argjendi në Fototekën e Shkodrës. Është përpjekur të rikrijojë skena në fotografitë e saj që frymëzohen nga  imazhet e Marubit. Në vitin 2008 u bë protagoniste e dokumentarit gjerman “Marubi” prodhuar nga Max Munche.

 

 

Elsa Demo

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit