Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familja Konomi, gjyqi ne zonen me te nxehte te bregdetit te Durresit

Publikuar me : 10.09.2011 Ne : Kuriozitete - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Faksimile e faqes së Gjykatës së Lartë, ku tregohet për procesin e familjes Konomi me AKPP-në


Kjo faksimile e një dokumenti zyrtar të Gjykatës së Lartë tregon se familja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, ka patur së fundmi një proces gjyqësor në Gjykatë të Lartë me Agjencinë e Kthimit të Pronave kundër dy vendimeve për disa dhjetëra hektarë tokë në Qarkun e Durrësit.

Vendimi për këtë çështje është dhënë që në 27 maj të këtij viti, por çuditërisht ende nuk është publikuar, një praktikë jo fort e zakontë në raste të tilla. Çështja në fjalë është regjistruar në Gjykatë të Lartë më 27 korrik 2010 dhe synon ndryshimin e vendimeve: Nr. 384 të datës 4 janar 2008 të Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës si dhe vendimin 1070, datë 24 shtator 2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar njohjen dhe kompensimin në natyrë të një sipërfaqe 1 575 900 metra katror si dhe ndryshimin e vendimeve nr. 380 datë 28.12.2007 të Zyrës së kthimit të Pronave në Durrës dhe vendimin nr.1069 datë 24.09.2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë për një sipërfaqe 1 820 000 metra.

Nuk është e sigurt sa mund të jetë kjo një pistë hakmarrje, por burime afër familjes thonë se viktima ishte shumë i interesuar dhe ndiqte vetë këtë çështje dhe kjo mund të ketë frikësuar palën në konflikt. Policia ende nuk ka dhënë asnjë pistë për vrasjen. Tani për tani nuk kemi ende të dhëna me cilën palë e kishte konkretisht konfliktin, pasi dosja e tokave në bregdetin e Durrësit, dhe sidomos në Gjirin e Lalëzit, është komplikuar shumë pas transaksioneve të fundit, në të cilat kanë hyrë njerëzit më të fuqishëm të politikës në vend. Kujtojmë se disa biznesmenë të afërt me Sali Berishën kanë ndikuar për vendime të diskutueshme për kthim pronash në Gjirin e Lalëzit. Dihet gjithashtu se Gjiri i Lalëzit po lakmohet si destinacion i ri turistik nga biznese të lidhura me familjen Berisha. Aty kanë vilat e tyre të pushimit fëmijët e kryeministrit Berisha, Ilir Meta dhe disa nga njerëzit e afërt të tyre.

****

 NDRYSHE.. ZOTI PASTË MËSHIRË!

Nga Artan Hoxha

Një nga gazetarët investigativë më të njohur në vend, Artan Hoxha i emisionit “Xhungël”, ka shkruar dje në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjen macabre në Vlorë:

“Viktima e atentatit më tragjik që ka goditur një gjyqtar shqiptar gjatë 70 viteve të fundit, për “fat te mirë” nuk është as Tom Ndreca, as Sashenka dhe as Arben Ristani, por një gjyqtar i ri, trashëgimtar i një trualli prej 40 hektarësh në Hamallaj të Durresit. Pikërisht aty ku ndërtimorët e Bojaxhiut dhe Dem Dollapit të mbështetur nga policët e Burgajt u zbythën një vit më parë prej banorëve me origjinë nga Tropoja të Hamallajt (?!). Është i njëjti truall ku do të ndërtohet një nga komplekset turistike më të mëdha në rajon, pas të cilit qëndrojnë pronarët, drejtuesit dhe financuesit e asaj që vetëquhet media më e madhe në vend, që i bën fresk nga mengjesi në darkë qeverisë. Dosja gjyqësore midis gjyqtarit dhe personave pas të cilëve fshihen ndërtuesit e kompleksit ndodhet në gjykim në Gjykatën e Lartë. Uroj që këto detaje të mos kenë lidhje me atë që ndodhi në Vlorë, ndryshe… Zoti pastë mëshirë për shqiptarët!

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit