Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familja tentoi te hyje ne ambasaden e SHBA-se Arvizu, na ndihmo te Berisha!

Publikuar me : 29.11.2011 Ne : Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

TIRANË- Katër pjesëtarë të familjes Kola nga Mirdita, të lodhur nga dhuna sistematike që provonin në kurriz dhe mungesa e reagimit nga shteti, janë paraqitur dje në 03:00 të mëngjesit në traun e portës së Ambasadës Amerikane në Tiranë për të kërkuar ndihmë. Kryefamiljari Zef Kola, i shoqëruar nga gruaja, djali dhe vajza e tij, i tha efektivëve të sigurisë se donte të takonte Ambasadorin e SHBA- së në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu pasi vetëm ai mund ta ndihmonte të takonte kryeministrin Berisha.

Një kërkesë e tillë i la pa mend, personelit që merret me sigurimin e territorit rrethues të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Madje për një farë kohe ata thuajse i morën për të çmendur pjesëtarët e familjes së Zef Kolës, i cili për shkak të vështirësive ekonomike ishte detyruar të shkonte të punonte si emigrant në Ulqin të Malit të Zi.

Një zile në telefonin celular e ardhur nga salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, zgjoi kryepolicin Sajmir Muçaj dhe Shefin e komisariatit nr.1 Gjelosh Prendi. Dyshimi i parë i tyre pas informacionit të mbërritur ishte se kjo situatë mund të kishte lidhje me ndonjë akt të dyshimtë. Më parë, stafi i sigurisë së selisë diplomatike kishte njoftuar policinë e Tiranës si dhe drejtuesit e saj mbi familjen që në të ftohtin e natës këmbëngulte të takonte ambasadorin.

Në pak minuta pas marrjes së informacionit, një patrullë e lëvizshme e komisariatit nr.1, mbërriti aty dhe pas një bisede të shkurtër, bindën Zef Kolën që së bashku me pjesëtarët e familjes të shkonte në komisariat. Në ambientet e policisë, familja nga Mirdita, ka sqaruar se prej më tepër se 11 vitesh kishte konflikte me dy fqinjët e tij të cilët herë pas here i krijonin probleme. Kohët e fundit, sipas Kolës, Dedë Toçi dhe Ardian Loshi i prenë tubat e ujit dhe i kërcënonin.

 

Kola: Shkova tek Arvizu se Berisha nuk më përgjigjej

Vetë Zef Kola ka rrëfyer shkakun e ardhjes së tij në Tiranë, presionet që i ishin bërë në vendlindjen e tij si dhe dhunën që ishte ushtruar mbi familjen. Edhe pse kishte bërë denoncime në polici si dhe kishte informuar kryeministrin, ai nuk kishte mundur të gjente zgjidhje.

 

Zoti Kola, kur ka nisur konflikti?

Ky konflikt vazhdon që në vitin 2000 kam dashur të bëj një denoncim në shtet për një korrupsion që luhej në Mirditë, pro ai më ka kërcënuar më ka vu armën në kokë për të tërheq denoncimin. Ka shkuar viti 2000 e deri viti 2011, por konflikti ka vazhduar. Është lidh me vëllezërit Loshi, me të cilët më ka pre arën me zabele komplet, kam kërkuar të sqarohem nuk më ka dhënë asnjë lloj sqarimi por më ka thënë ‘Unë të bëj zbor ty’. Si përfundim i çova ndërmjetës dhe nuk më ka dhënë zgjidhje. Në 3 tetor, në 10 të natës dhe më ka pre mbi 1500 tuba në tokën time. I preu se dhe më ka kërcënuar duke më thënë “unë të vras dhe të shtij në kazan”. E denoncova në shtet, policia nuk u mor asnjë masë.

 

Çfarë kërkoni ju sot?

Unë kërkoj se po vuaj përditë nga dhuna në familje, një burrë që kapet me gra e vajza nuk është më burrë. Kërkoj drejtësi pasi nuk po e gjej. Unë kam frikë se ata do më dalin sërish me armë, nëse policia nuk më ndihmon. Unë do i bie murit me kokë ose do të vendos vetëgjyqësi, dy duar për një kokë janë.

 

Pse erdhët në ambasadë?

Ditën e shtunë në darkë, Ded Toçi, Ardian Loshi bashkë me vëllanë e tij kanë shkuar në shtëpi time duke gjuajtur me gurë dhe kanë sharë. Mbas orës 09:00 kanë ik, janë larguar një orë dhe kanë shkuar sërish nga ora 11:00 të natës duke gjuajtur në shtëpi time. Në orën 10:00 të ditës së diel kanë dalë me kanë rrahur gruan dhe 2 vajzat e mia. Më kanë marrë në telefon vajzat dhe më kanë thënë, “bab na ka rraf Ded Toci”. Kam marrë makinë në dispozicion, taksi dhe kur e pashë familjen time në atë formë, të carë, u acarova shumë dhe nga spitali i mora dhe erdha këtu në ambasadë që të takoja kryeministrin, shokun Sali Berisha nëpërmjet ambasadorit amerikan. E di që ai do më ndihmojë të takoj kryeministrin. Unë i kam çuar Berishës disa herë mesazh në 12:30 të natës për tu takuar me kryeministrin, por ai nuk më ka kthyer përgjigje. Atëherë mendova më shumë të shkoj të dorëzohem në ambasadë, jo për azil, por vetëm për të gjetur rrugë mbështetje”.

 

Do e takoni si përfundim kryeministrin Berisha?

Më premtuan që do takoj një këshilltar të tij.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit