Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kuriozitete - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtues të opozitës, familjarë dhe të miq të viktimave të 21 janarit kanë qenë dje të pranishëm në sallën “Black box” të Akademisë së Arteve për të lëshuar apelin e tyre mbi ndëshkimin e personave që qëlluan mbi trupat e demonstruesve. Nën sloganin “Drejtësi për 21 Janarin”, kanë qenë të afërmit e viktimave të cilët kanë folur mbi atë çfarë përjetuan nga humbja e të dashurve të tyre.
Ceremonia wshtw shoqëruar nga momente përlotje nga tw gjithw tw pranishmit. Njw i tillw ishte edhe leximi i poezisw nga Ana, vajza e Ziver Veizit. Edhe mbesa e Hekuran Dedës, Kaltrina zgjodhi poezinë për të shprehur mungesën e të afërmve të tyre. Pas familjarëve dhe të afërmve, ka qenë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për mosdënimin e personave që qëlluan me armë në trupat e demonstruesve.
Në përfundim të këtij takimi, për të gjithë të pranishmit është shpërndarë një libër i shkruar nga Fatmir Xhafaj dhe Kosta Bajraba me titull “21 janar … një histori e papërfunduar”. Gjithashtu, pjesëtarët e kësaj ceremonie janë pajisur me një DVD në të cilën renditen hap pas hapi gjithçka ndodhi ditën e demonstratës, e cila përfundoi me katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.