Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familjaret e Emmy terhiqen nga padia ndaj Kelmendit

Publikuar me : 17.10.2011 Ne : Kronike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka pushuar padinë civile për dëmshpërblim të prindërve të këngëtares të vrarë Elsina Hidersha, e njohur ndryshe si “Emmy”, ndaj biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili u dënua me kusht për vrasjen nga pakujdesia. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të togave të zeza, sipas të cilëve, më datë 10 tetor 2011 gjyqtarja Fida Osmani pushoi padinë e prindërve, pasi nuk u paraqiten në seancë e dytë gjyqësore edhe pse kishin dijeni për orën dhe ditën e gjyqit. Kjo padi civile, ishte dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pikërisht ditën kur togat e zeza filluan shqyrtimin gjyqësor ndaj ish-të dashurit të këngëtares “Emmy”, biznesmenit kosovar Kelmendi, i cili u gjykua më pas dhe dënua me 16 muaj burg me kusht për “vrasjen nga pakujdesia” të 22 vjeçares.

Por, meqenëse procesi penal u shqyrtua në aplikim të gjykimit të shkurtuar gjyqtari i çështjes Arben Micko vendosi të ndaj çështjen penale me atë civile. Me ndarjen e çështjes, gjyqtari Micko më 22 qershor 2011 vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Kelmendi për vrasjen e këngëtares nga pakujdesia, duke dorëzuar pranë seksionit civil padinë e familjarëve të të ndjerës “Emmy”. Po këtë ditë, me hedhjen e dosjes në short elektronik është caktuar gjyqtarja Fida Osmani për gjykimin e çështjes, e cila në seancën e parë përgatitore të datës 8 Shtator 2011 kërkoi nga pala paditëse të pajtohej me biznesmenin Kelmendi. Paditësit, konkretisht avokatët e familjes Hidersha të ndodhur para këtij propozimi të Gjykatës pas konsultimit me babin e viktimës, nuk pranuan të tërhiqen nga padia, duke u shprehur se “nuk heqim dorë nga padia civile për dëmshpërblim”.

Pas kësaj seance përgatitore, gjyqtarja Osmani i la një muaj kohë të dy palëve të paraqesin pretendimet e tyre në këtë proces civil, cuke caktuar datën 10 Tetor 2011 për parashtrimin e pretendimeve të paditësit. Por, me datë 10 tetor 2011 ora 12:30 minuta kur ishte parashikuar seanca gjyqësore, pala paditëse edhe pse kishte dijeni për gjyqin nuk u paraqit. Duke marr shkak nga kjo mosparaqitje gjyqtarja Osmani vendosi pushimin e gjykimit të çështjes civile të pjesëtarëve të familjes së këngëtares tashmë të ndjerë “Emmy”. Ishin këta familjar që me padinë civile që mbanë nr. 11483 iu drejtuan togave të zeza me “padi shkaktim dëmi” ndaj biznesmenit kosovarë Aziz Kelmendi.

Sipas kësaj padie, Kristo Hidërsha, Florida Hidërsha, Emilino Hidërsha, Sonila Malollari (Hidërsha) dhe Andon Hidërsha paditen shtetasin Aziz Kelmendi duke i kërkuar Gjykatës që ta detyroj të paditurin të dëmshpërblejë në favor të shtetasve të dëmtuar (paditësave civil) dëmin e shkaktuar si rezultat i kryerjes së veprës penale të vrasjes së shtetases Elsina Hidërsha. Por, kjo padi u pushua, pasi pala paditëse edhe pse kishte deklaruar se nuk e falin biznesmenin kosovarë, duket se janë tërhequr nga padia për dëmshpërblim.

 

Familja kërkon paratë e “Emmy”

Më datë 1 Prill 2011, në kohën kur procesi penal ndaj të pandehurit Aziz Kelmendi po zhvillohej pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në seksionin penal, pranë seksionit civil të këtij institucioni prindërit e këngëtares tashmë të ndjerë Elsina Hidërsha e njohur si “Emmy” kanë depozituar një kërkesë padi “dëshmi trashëgimie”. Me anë të kësaj padi që mban nr.8779 prindërit e vajzës kërkuan lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore për trashëgimlënësen Elsina Hidërsha. Kjo padi u hodh në short elektronik, duke u caktuar gjyqtari Fatri Islamaj për shqyrtimin e kësaj kërkesë padie. Gjyqtari Islamaj më datë 22 Prill 2011 caktoi seancën e parë gjyqësore, duke marr dhe administruar në këtë seancë të gjithë provat materiale të kësaj padie dhe më datë 26 Maj 2011 shpalli vendimin me nr. 3205 duke njohur si trashëgimtar të të gjithë pasurisë së lënë nga vajza e tyre 22 vjeçare Elsina Hidërsha prindërit e saj, Kristo dhe Florida Hidërsha.

 

Kush është Azis Kelmendi

Azis Kelemendi është një biznesmen kosovar, 47 vjeç. Ai ka qenë i dashuri i këngëtares Elsina Hidërsha. Por kohët e fundit ata kishin shkëputur çdo lloj marrëdhënie, kjo ndoshta shkaktoi dhe përplasjen mbrëmjen e 27 Shkurtit 2011. Sipas hetimeve dhe dëshmive Emmy dhe biznesmeni Kelmendi kanë qenë në të njëjtin ambient atë natë, në lokal “Venue” ku në parkingun e saj, gjeti vdekjen këngëtarja 22 vjeçare nga përplasja e kokës në trotuar.

 

Emmy (Elsina Hidërsha)

Elisna Hidërsha ose Emmy siç njihej në botën e ekranit ishte 22 vjeç. Pasoni i saj ishte muzika dhe për këtë ishte angazhuar seriozisht në tregun muzikor shqiptar duke realizuar një sërë klipesh e këngësh. Ajo gjeti vdekjen më 27 shkurt të këtij viti. 22-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori në vendngjarje.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit