Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familjaret e viktimave te Gerdecit, protestojne para Ministrise se Drejtesise

Publikuar me : 16.02.2011 Ne : Kronike - 116 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Vrases, Duam drejtesi, Kompensim per vuajtjen dhe Kriminelet nuk denohen. Keto ishin disa nga pankartat qe familjaret e viktimave te shperthimit te fabrikes se municioneve ne Gerdec, mbanin dje ne duar para Ministrise se Drejtesise gjate nje proteste gati nje oreshe.
Mes protestuesve, pervec familjareve te 26 viktimave te tragjedise se Gerdecit, kishte edhe te gjymtuar e plagosur e familjare te ketyre te fundit te cilet kerkuan denimin e atyre qe shkaktuan masakren e 15 marsit 2008.


Mes kerkesave te protestuesve, ishte edhe ajo per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu qe mban tashme portofolin e ministrit te Mjedisit dhe daljen e tij para drejtesise per akuzat e ngritura nga Prokuroria e Pergjithshme, por, qe jane pezulluar me vendim te Gjykates se Larte per shkak te imunitetit. Marshimi i protestuesve ka nisur nga rruga prapa muzeut Kombetar, per tu ndalur para Ministrise se Drejtesise dhe dyerve te Keshillit te Larte te Drejtesise.


Sapo jane afruar ne hyrjen kryesore te Ministrise se Drejtesise, protestuesit ne shenje indinjate derdhen boje te kuqe, qe simbolizon gjakun e viktimave te tragjedise se 15 marsit 2008 ne fshatin Gerdec e Marqinet te komunes Vore, rreth 10 km larg kryeqytetit.


Protesta gjate gjithe kohes, eshte mbikeqyrur nga forca te shumta policise se kryeqytetit, te cilat ishin vendosur ne forme kordoni para Ministrise se Drejtesise dhe rruges. Ky tubim protestues, erdhi vetem pak dite pasi Gjykata e Larte dhe me pas Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, vendosen lirimin e te pandehurve te arrestuar per kete tragjedi, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci.


Lirimi i tyre, nga masa e sigurise arrest me burg ne masen shtrenguese arrest shtepie erdhi pasi, sipas togave te zeza, kane perfunduar afatet e paraburgimit 12 mujor te qendrimit te tyre ne qeli pa dhene nje vendim fajesie apo pafajesie. Sipas Kodit te Procedures Penale, te paraburgosurit qe ndodhet i izoluar nen masen e sigurise arrest me burg nese brenda nje afati 12 mujor nuk i jepet nje vendim i formes se prere, i ndryshohet masa e sigurise ne arrest shtepie.


Procesi gjyqesor ndaj te pandehurve te kesaj tragjedie, ndodhet ne fazen e provave shkresore te prokurorise, por zvarritja e shqyrtimit gjyqesor nga avokatet eshte bere shpesh shkak per shtyrje te ketij procesi gjyqesor qe ka filluar qe ne qershor te vitit 2009.


Nderkaq, nga ana tjeter Juliana Margariti, me ane te nje kerkese dorezuar prane Gjykates se Shkalles se Pare, kerkoi dje perjashtimin e treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado dhe anetaret Shefkije Demiraj e Fatmira Hajdari, per vendime te njeanshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit