Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familjet deklarojne te ardhurat ne prill

Publikuar me : 05.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Viti i Ri shënoi fillimin e një praktike të re të administrimit të të ardhurave personale. Çdokush që realizon më shumë se 200 mijë lekë të ardhura nga rroga mujore apo burime të tjera duhet të plotësojë një formular të posaçëm për të ardhurat dhe shpenzimet, nga i cili administrata tatimore do të mësojë mbi gjendjen financiare të çdo familje gjatë një viti. Ndryshimet ligjore të miratuara rreth një vit e gjysmë më parë hynë në fuqi që prej datës 1 janar të këtij viti dhe në këtë mënyrë të gjitha kryefamiljarët duhet të plotësojnë formularin deri në fund të prillit të këtij viti.

Që prej kësaj date, marrja dhe ruajtja e kuponëve tatimorë do të jetë një veprim i rëndësishëm, pasi me anë të tyre familjet do të kenë mundësi të justifikojnë shpenzimet. Gjatë plotësimit të deklaratës tatimore, kryefamiljari do të shënojë shumën e të ardhurave nga njëra anë dhe atë të shpenzimeve nga ana tjetër, nëse bilanci del pozitiv, pra familja ka pasur më shumë të ardhura se sa shpenzime, diferenca do të tatohet me 10 për qind, ndërsa nëse bilanci del negativ, shteti do të kompensojë taksat e tepërta.

Me ndryshimet e miratuara sëfundmi në ligj, qeveria ngushtoi kufirin e shpenzimeve të zbritshme për qëllime kurimi duke i ulur ato. Bëhet fjalë për shpenzimet që nuk mbulohen nga Sigurimi Shëndetësor. Deri në ndërmarrjen e ndryshimeve nuk kishte një kufi maksimal për sasinë e parave që konsideroheshin shpenzime të zbritshme në këtë drejtim, ndërsa me ndryshimet e miratuara rreth 10 muaj më parë, ato u kufizuan në 8 532 lekë për person.

Çdokush që është subjekt i deklarimit të të ardhurave kur të bëjë bilancin do të shtojë tek shpenzimet e kryera edhe shumën në fjalë. Nëse deklarimi bëhet nga kryefamiljari, këtij i njihen si shpenzime të zbritshme 8 532 lekë për secilin anëtar të familjes por jo më shumë se 32 mijë lekë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit