Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Familjet perdorin propaganden e tyre te lumturise

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kulture - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'Nga Elsa Demo Titulli i kesaj fotografie eshte “Motrat”. Ben pjese ne serine “Intimate strangers” me kater imazhe. Ka autore 25-vjecaren nga Izraeli Hemya Moran, pjesemarrese ne edicionin IV te Konkursit Nderkombetar te Fotografise “Sotiri 2011” qe hapet ne Korce me 24 qershor, ora 19.00, galeria “Vangjush Mio”. Fotografia ka nje potencial qe mund t’i atribuosh cilesite e nje imazhi provokativ. Inskenimi i dy vajzave ne vaske gjysme te zhveshura, nuk ngacmon thjesht sa per te vene ne dyshim a jane motra, pra nese eshte realiteti ky qe paraqet Moran. Duke e marre te mireqene, ndalesh te ndjesia e nje raporti qe del ne pah nga inskenimi, pra fiksionalizimi ne banjen e shtepise. Hemya Moran i shoqeron vete punet ne Shqiperi. Keshtu qe ajo me gojen e saj tha se koncepti i “Sotirit”, “Propaganda intime – Albumi i familjes”, i doli ne shteg. E kishte realizuar projektin me 2010 dhe vazhdon te punoje. Ajo shkon te njerez qe nuk i njeh, futet mes tyre si e shtepise, merr nje rol dhe rezultati eshte dyshimi ne ate propagande qe bejne familjet per veten. Ne foton tjeter eshte Hemya ne rolin e vajzes se mbare e rrethuar nga vemendja e “te emes”, qe ne fakt eshte nje grua e huaj. E ne nje tjeter, Hemya shfaqet me bluze sportive qe i zbulon supin. Mund te pyesesh nese burri ne krah eshte babai apo i dashuri, nese eshte vertete e patrazuar ajo marredhenie mes nenes dhe bijes. “Synoj qe fotografite e mia te vene ne dyshim kufijte e marredhenieve njerezore, intimitetin e tyre. Kam fotografuar natyren e intimitetit edhe nepermjet prekjes, veshtrimit”, thote Hemya. Anouck Durand, kuratore e “Sotiri 2011”, duke referuar rastit ne fjale dhe shembujve te tjere nga ekspozita qe ajo ka ngritur, pohon se i eshte dhene fund pyetjes cfare eshte realitet dhe cfare eshte rikrijim ne fotografi, nje medium qe i eshte dhene me teper vlere dokumentare se c’duhet. Durand do donte qe njerezit te shohin te ekspozita “Intimate propaganda-family photography” nje menyre konceptuale se si familjet e perdorin, – gjithnje e kane perdorur, – fotografine per propaganden e tyre te lumturise. Nje teme e tille mund te hyje edhe ne aspektin politik te fotografise. Durand merr shembullin e artistes sllovene qe jeton ne Itali, Sabrina Damiani, e cila ka nderhyre, duke futur veten ne nje seri fotosh familjare e te te afermeve te realizuara ne periudhen kur ish Jugosllavia udhehiqej nga Tito. “Nje foto e tille eshte politike per aq sa Damiani e perdor komunizmin si nje shkalle, per aq sa artistja behet pjese e njerezve qe mendojne se s’duhet harruar ajo kohe.” Interpretimet qe i bejne propagandes intime artistet pjesemarres jane te larmishme. Ne nje instilacion mund te veresh se si imazhi familjar perdoret si trofe i vetes, apo si shprehje e nje intimiteti qe te shtyn te tregosh gjithcka per nenen tende, sic ben artistja tjeter nga Izraeli, Orli Perel Nir ne foton “Mom”. Me 25 qershor, ora 10.00, Anouck Durand, fotografe nga Parisi, mban diskutimin “Foto Identiteti”, mbi fotografine shqiptare ne vitet e komunizmit. Durand ka ne dore nje studim pjeserisht te botuar, “Fotografia familjare ne Shqiperine komuniste”, bashkautore me antropologun francez Gilles de Rapper. Te dy kane udhetuar neper Shqiperi dhe studimi i tyre bazohet ne intervistat me shume njerez e specialiste te epokes se fotografise propagandistike. De Rapper dhe Durand flasin aty per kodet e nje estetike te caktuar ne fotografi qe tregojne marredheniet midis familjeve dhe strukturave shteterore; per fotografine, si medium kryesor ne imazhet familjare dhe si embleme shtepiake, qe realizohej nga fotografe te shtetit. Viti 1945 kishte shenuar fundin e epokes se arte te fotografise shqiptare me fillesa me 1858. Pas kesaj, fotografia u perdor kryesisht per qellime te propagandes.   Mbi konceptin e propagandes intime Eleni Laperi   Te pakta kane qene familjet shqiptare para vite ’90 qe nuk kishin nje album me kopertine ngjyre kafe, me flete te zeza, qe ndaheshin nga njera-tjetra me flete transparente, ndonjehere me figuren e nje rrjete merimanga, apo thjesht te bardha. Ne to ngjiteshin fotografite e pjesetareve te familjes, foto te ngjarjeve, datelindjeve apo dasmave, foto qe familjet i benin ne plazh, ne lulishtet apo gjate shetitjeve ne bulevardet e qyteteve. Nuk ishin te shumta familjet qe kishin nje aparat fotografik. Keshtu albumit i shtoheshin fotot e bera ne foto-studiot shteterore, nga fotografet e rruges apo nga vete familjaret, ne ato pak familje qe kishin nje aparat fotografik, te trasheguar, apo te blere diku. Ne keto fotografi te gjithe ishin te veshur me rrobat e tyre me te mira, te buzeqeshur e mjaft te kujdesur qe te dilnin sa me kendshem. Fotografite e grupeve familjare apo portrete, qe kompozoheshin nga fotografet e studiove, shpesh ishin te retushuara, duke fiksuar fytyra te ngrira, te lemuara pa asnje rrudhe, shpesh te zbukuruara, per kenaqesine e klienteve. Fotografite e albumit shoqeroheshin me ndonje diciture shpjeguese, sidomos kur behej fjale per nje fotografi te bere gjate nje feste familjare, nje portret i tabeles se nderit, etj. Pas viteve ’90 u be me e lehte per shqiptaret te kishin aparat fotografik, derisa u shtua edhe aparati celular, qe e beri me te larmishme fotografine familjare, ndonese jo gjithnje eshte e kompozuar bukur apo e fokusuar si duhet. Ne te gjithe kete mori fotografish mund te shohesh e te njohesh shijet, deshirat e origjinen kulturore te autoreve apo personazheve te tyre, marredheniet midis tyre. Po ky shkrim nuk eshte nje studim mbi kete teme. Ne tekstin e konceptit kuratorja Anouck Durand thote se ne miliona fotografi, qe familjet kane ne albumet e tyre, te bera nga amatore apo nga vete anetaret e familjes, ndonese familjet jane te ndryshme, fotografite ngjajne me ato te familjeve te tjera. Ne pergjithesi skenat e zgjedhura i pergjigjen kodeve te njejta. Ajo citon Martin Parr, fotografin anglez te agjencise Magnum, i cili i quan fotografite e albumeve te familjeve nje forme propagande, ku cdo familje shfaqet e perkryer dhe secili ne fotografi buzeqesh. Albumet e familjes mund te konsiderohen si objekte kulturore, sepse jane nje dokument per secilen familje. Me ane te tyre mund te kuptosh e te njohesh strukturen e familjes, marredheniet midis anetareve te saj dhe prejardhjen e saj shoqerore. * * * Te dhena Ne “Sotiri 2011” ekspozojne 15 fotografe nga Britania, Estonia, Polonia, Sllovenia, Izraeli, SHBA, Holanda, Kroacia. Nga Shqiperia konkurrojne, Alketa Ramaj, Brilanta Kadillari dhe me nje projekt te perbashket Arjana Demiraj-Klodian Deda. Juria Anouck Durand, Vladimir Topi, Soela Zani.   500 mije leke jep Bashkia e Korces per “Sotirin”. Me kaq, thote Eleni Laperi, themeluesja e Soirit, nuk mund ta sjellim ekspoziten ne Tirane, megjithese do donim shume. Shoqata e saj Lindart, mbeshtetet per te tjerat e ketij aktiviteti nga Ambasada Franceze dhe Aleanca Franceze ne Korce.     Funksioni familjar i fotografise, rasti shqiptar Albumet familjare kane nje vlere te madhe per familjen kjo vlere duhet pare se pari te fakti qe ndersa gjithcka qe mund te te kujtonte regjimin komunist ne vend eshte shkaterruar, albumet familjare, jane aty akoma. Me gjithe kthesen politike dhe zhvillimet apo ndryshimet ne mobilimin dhe dekorimin e shtepise, imazhet e te shkuares komuniste jane te pranishme ne cdo familje. De Rapper dhe Durand                     '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit