Lista e barnave te rimbursueshme nuk eshte miratuar ende ndonese duhej miratuar qe ne fillim te vitit dhe kjo ka revoltuar pharmacist te cilet kerkojne miratimin sa me pare te kesaj liste. Farmacite, aktualisht po tregtojne barnat me listen e vjeter ne nje kohe kur cmimet e tyre kane ndryshuar me vendosjen e TVSH mbi barnat qe nisi te aplikohet nga data 1 shkurt e ketij viti.
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari theksoi se vonesa e listes se barnave te rimbursueshme ka demtuar farmacite qe po humbin cdo muaj rreth 50 mije leke te reja. Nderkohe farmacistet kane renditur tre kerkesa kryesore ndaj qeverise. Konkretisht, ata kerkojne qe te miratohet sa me te shpejt lista e re me ndryshimin e cmimeve, te mos ndryshohen marzhet e tregtimit te barit pasi sot norma e fitimit te farmacise eshte rreth 5perqind, si edhe te ulet TVSH nga 10perqind deri ne 1perqind, ose te hiqet fare.
****
Sipas kreut te urdherit te farmacisteve, Jaupllarit, lista e re e barnave te rimbursueshme per vitin 2011 duhet te kishte dale qe ne fillim te vitit, sic ka ndodhur edhe vitet e shkuara. Nisur nga kjo situate cdo farmaci me kontrate humb mesatarisht 50.000 te reja leke ne muaj. Per kete gje ne kerkojme miratimin sa me te shpejte te listes se re me ndryshimin e cmimeve,- tha Jaupllari. Gjithashtu nje ne nje kerkese qe i kane drejtuar Ministrise se Shendetesise, farmacite kane kerkuar uljen e TVSH nga 10 ne 1 per qind, si dhe kane kerkuar njekohesisht te mos ndryshohen marzhet e tregtimit te barnave te pakten per nje periudhe 6 mujore.
Kerkesat e farmacisteve
1. Te miratohet sa me te shpejte te listes se re me ndryshimin e cmimeve
2. Te mos ndryshohen marzhet e tregtimit te barit pasi sot norma e fitimit te farmacise eshte rreth 5perqind
3. Te uljen e TVSH nga 10perqind deri ne 1perqind, ose te hiqet fare
Abuzuan me barnat, ndeshkohen 52 farmaci dhe 33 mjeke
Shkelje te kufizimeve te listes se barnave te rimbursueshme, shkelje te protokolleve te perdorimit te barnave, parregullsi e theksuar e kartelave klinike me mungesa te ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike. Keto jane disa nga shkelje qe kane bere farmacistet dhe mjeket e disa poliklinikave, ndaj te cileve Drejtoria e Kontrollit Paresor dhe Farmaceutik ne Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka marre masa te renda.
Ne Berat, Durres dhe Lezhe kane kontrate 146 subjekte farmaceutike nga te cilat jane penalizuar 52 subjekte farmaceutike. Ndaj 52 subjekteve jane vendosur masa administrative me gjobe. Per 15 subjekte gjoba kap vleren 80 000 leke, per 25 subjekte te tjera gjoba arrin ne vleren 310 000 leke, ndersa per 27 subjected e mbetura gjova shkon ne vleren 1 721 579 leke, beri te ditur Pjerin Kodracaj, drejtor i drejtorise se kontrollit Farmaceutik dhe Paresorit ne ISKSH.
Shkeljet per farmacite jane verejtur per diferenca ne minus te pajustifikuara me receta pa rimbursim, per parregullsi ne dokumentacion sipas detyrimeve kontraktuale dhe per mos prezence te drejtuesit teknik me kontrate me DRSKSH-te.
Nga ana tjeter, sipas z. Kodracaj, edhe mjeket te cilet jane gjobitur nuk argumentojne sic duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, por bazohen thjesht ne rekomandimin e mjekut specialist dhe jo ne baze te argumentimit te tyre profesional dhe ekzaminimeve te domosdoshme laboratorike sipas protokolleve te perdorimit te barnave.