Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fast-screen, nga Shkembi i Kavajes ne Novosele

Publikuar me : 22.06.2011 Ne : Kulture - 186 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eri, Andi, Flori, Erma, Irena dhe Marjeta, punonjës të Arkivit të Filmit, për 4 ditë secili, zbret në terren për projektimin e filmave në qendra qytetesh e fshatrash të përfshirë në pikat turistike. Eriona Vyshka e cila drejton prej disa vitesh Redaksinë e AQSHF flet për konceptin e një kinemaje verore dhe jep për “Shekullin” kalendarin me 22 aktivitetet në muajt qershor-gusht në dobi të të interesuarve. Puna nisi javën e shkuar në Sarandë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, nën drejtimin e Elvira Diamantit i ka shtrirë këmbët më gjatë nga ç’ka jorganin. Ndjeshmëria e Arkivit për ta treguar pasurinë filmike është rritur. Kjo duket por edhe duhet treguar që pas shtatorit, një ministër kulture të dijë ta shfrytëzojë pasurinë e këtij institucioni me buxhet disa milionë lekë, dhe krejt i varur nga kuadri ligjor për investime të rëndësishme e të nevojshme.

 

Eriona, si është menduar kalendari veror i AQSHF?

Iniciativa jonë bazuar njëkohësisht në kërkesën zyrtare të Ministrisë së Kulturës, u fokusua te vendet që frekuentohen nga pushuesit dhe turistët e huaj. Ndërtuam programin me 22 ditë shfaqje nga 18 qershori deri në fund të gushtit. Duhet theksuar që nuk janë projeksione kinematografike (do të na kushtonte shumë), por projeksione dixhitale. Kanë nisur tashmë në Lukovë e Sarandë.

 

Ku shfaqen?

Në ambiente të hapura. Për shembull në Pogradec e Berat ka ekrane stabël që kanë funksionuar edhe verën e kaluar. Ndërsa në Durrës e Orikum dhe në bregdete të tjera, ekranet janë vendosur në plazhe. Nuk bëhet fjalë për kinema të mirëfilltë verore. Është projeksion i lirë.

 

Ju ka dhënë një dorë pushteti vendor?

Komunat dhe bashkitë kanë vënë në dispozicion strukturën ku bëhet shfaqja.

 

A mund të jetë kjo ajo që duan njerëzit?

E përmenda që projeksionet janë të lira dhe programi nuk përmban kinema impenjative. Pra njerëzit mund të kalojnë, të ndalen për pak, të ngacmohen nga ajo që shohin. Filmat janë përzgjedhur që t’i përshtaten stinës së verës. Shfaqjet mund të përsëriten disa herë. Sigurisht që shijet e publikut shqiptar janë të ndryshme, madje mund të thuhet që shijet e tij janë përpunuar. Por kjo është ajo që ne ofrojmë dhe sepse misioni ynë ky është: filmat që ruajmë, t’i bëjmë të njohur. Çfarë vlere do të kishte tjetër kjo pasuri përveçse të shfaqet?

 

Mendoni që do të ketë interes?

Them që po. Nuk presim që njerëzit të nisen nga Tirana për të parë filma. Ky shërbim është për pushuesit që ndodhen në një moment në një nga zonat turistike ku ndër të tjera, kanë rastin për të parë një shfaqje filmike. Kemi futur në program filma të shkurtër. Me këta filma ndodh që shfaqin premierën e pastaj harrohen. Këtë kishim parasysh kur zgjodhëm fjala vjen “Busulla” i Bujar Alimanit. Njerëzit kanë dëgjuar dhe thonë ç’është ky film. Do të shfaqet në Durrës.

Në Tushemisht dhe në qytetin e Pogradecit shfaqen dokumentarë si “Rruga Egnatia” që i flet zonës. Mendojmë se aty mund të ketë turistë që do duan të marrin njëfarë orientimi për vendin ku janë. Në Shëngjin të Lezhës kemi programuar një dokumentar të hershëm të regjisores Adriana Elini “Banorët e pyjeve tona” mbi florën e faunën e vendit tonë, kryesisht i fokusuar në zonën e Lezhës. Në Durrës shfaqim “Being Azem” me regji të Nicolo Settegrana-s, 2010, dokumentar mbi kampionin e botës në kickbox Azem Maksutaj, apo “Kinemaja dhe turizmi”, diçka e këndshme mbi vendet ku janë xhiruar filmat shqiptare. Në plazhin e Durrësit shfaqet “Borëbardha” baleti nga Angjelin Preljocaj.

Në fund të këtij turi shëtitës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shohë dhe masë interesin e njerëzve për ta mbajtur parasysh për projekte të ardhshme.

 

Ju keni futur në program fshatra si Novosela, si është arritur?

Për rastin e Novoselës jemi duke bërë një bashkëpunim me komunën e Novoselës nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Vlorë, Auleda. Kjo agjenci ka ngritur një kinema të re në Novoselë. Duke qenë se është një fshat me popullsi të re e dinamike, agjencia na ka kërkuar bashkëpunim për t’i furnizuar me filma, prodhime shqiptare. Ky program do të shtrihet përtej sezonit veror. Ata janë duke pritur mandatimin e kryetarit të ri të komunës për të filluar bashkëpunimin.

 

Me sa para e gjithë kjo?

Vetëm me dietat e punonjësve të Arkivit. Nëse do të duam ta organizojmë më mirë, me mini-kinema verore, kjo do të kërkojë impenjim me staf dhe fond të veçantë.

 

 

Kalendari veror i AQSHF

 

Qershor

18 qershor – Lukovë, Sarandë – “Iso Polifonia”, Ibrahim Muçaj, dokumentar mbi iso polifoninë.

19 qershor – Himarë – “Perla e jugut”, dokumentar nga Xhezair Dafa; “Kinemaja dhe turizmi”

25 qershor – Golem – “Busulla’’, Bujar Alimani, artistik me metrazh të shkurtër

26 qershor – Durrës – “Kinemaja dhe turizmi”, “Esenca e jetës”, Jani Zhonga, 2007, animacion mix.

 

Korrik

2 korrik – Orikum – “Snowwhite”, Preljocaj Ballet, balet

3 korrik – Vlorë – “Shkallët”, Ilir Harxhi, artistik me metrazh të shkurtër

9 korrik – Pogradec – “Rruga Egnatia”, Vladimir Prifti, 2005, dokumentar

10 korrik – Tushemisht – “24 orëshi i një 10mijëlekshi”, Redi Treni, 2007, artistik met. shkurt

16 korrik – Shëngjin – “Banorët e pyjeve tona” dokumentar nga Adriana Elini; “Kinemaja dhe turizmi”

17 korrik – Shëngjin – “Ngjarje në traget”, Kelmend Karuni, artistik metrazh i shkurtër 23 korrik – Berat – “Kronikë Provinciale”, Artan Minarolli, 2009, artistik

24 korrik – Berat – “Ngushtë”, Xhoslin Rama, 2011, artistik metrazh i shkurtër

30 korrik – Strugë – “Iso Polifonia”

31 korrik – Ohër – “Ne dhe Lenini”, Saimir Kumbaro, 2009, artistik

 

Gusht

6 gusht – Plazh, Durrës – “Snowwhite”, Preljocaj Ballet

7 gusht – Durrës – “Being Azem”, Nicolo Settegrana, 2010, dokumentar mbi kampionin e botës në kickbox Azem Maksutaj

13 gusht – Vlorë – “Kafeja e fundit”, Vasjan Lame, 2011, artistik me metrazh të shkurtër 14 gusht -  Rradhimë – “Lidhëset e këpucëve”, Ylli Pepo, 2008, dokumentar sportiv mbi futbollin

20 gusht – Berat – “Kinemaja dhe turizmi”, “Esenca e jetës”

21 gusht – Berat – “Beratinus”, Ylli Pepo, dokumentar

27 gusht – Gjirokastër – “Iso Polifonia”

28 gusht – Sarandë – “Esenca e jetës”; “Kinemaja dhe turizmi”

 

 

Borëbardha

Angjelin Preljocaj, koreografi francez me origjinë shqiptare rikrijon përrallën e Vëllezërve Grimm “Borëbardha” nëpërmjet një baleti kontemporan romantik që është ndjekur nga 150 mijë spektatorë në Francë, vendi i prodhimit nga Ballet Preljocaj. Vepra ka pasur turne deri në vendet aziatike vitin që shkoi, me çmim bilete 150-780 $. Koreografia me muzikë simfoninë brilante të Gustav Mahlerit interpretohet nga 26 balerinë të veshur me kostume të realizuar nga “enfant terrible of fashion” Jean-Paul Gaultier. Nga “pas de deux” i mrekullueshëm te hapat akrobatikë të xhuxhëve që zbresin nga muri, Preljocaj ofron një interpretim gjithë frymëzim. Simbolika e pasur e përrallës si pushteti i gjithanshëm i dëshirës dhe pushteti i pashmangshëm i kohës janë mishëruar në karakterin ikonik të njerkës shtrigë e djallëzore. “Simbolet kuptohen si nga rriturit edhe nga fëmijët, prandaj i dua përrallat”, thotë Preljocaj. Vitin e kaluar, në ditët e Festivalit të Filmit në Durrës, shfaqja e filmuar e kësaj vepre në arenën e Amfiteatrit nuk funksionoi për shkak të kushteve të motit.

Foto nga premiera, shtator 2008 në Bienalen e Dancit në Lion. Shfaqja ka fituar një Crystal Globe si Best Dance Shoë of the Year 2009.

 

Elsa Demo

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit