Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Femijet e Berishes Duan 80 milione leke nga Sajmir Tahiri

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Politike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

TIRANË- Dy fëmijët e kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë paditur deputetin Sajmir Tahiri në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar dëmshpërblim prej tij. Burime të gjykatës pohuan dje se secili nga fëmijët e kryeministrit Berisha kërkon katër milionë lekë të reja nga deputeti socialist. Në total Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kërkojnë tetë milionë lekë të reja nga deputeti.

“Çështja mban numrin 15724 dhe është regjistruar më datë tetë nëntor. Paditësit janë Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, i padituri, Sajmir Tahiri”-, thanë dje burimet zyrtare të Gjykatës së rrethit Tiranë. Sipas tyre, padia nuk është dorëzuar nga vetë fëmijët e kryeministrit Berisha, por nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Padia në fjalë është administruar nga gjykata dhe është hedhur shorti elektronik, i cili ka zgjedhur gjyqtarin Ilir Çeliku për të shqyrtuar çështjen. “Paditësit kërkojnë detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri ti shpërblejë paditëses Argita Malltezi dëmin pasuror dhe jopasuror në shumën 4 000 000 lekë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri ti shpërblejë paditësit Shkëlzen Berisha dëmin pasuror dhe jopasuror në shumën 4 000 000 lekë. Këto janë informacionet e vetme që mund t’ju japim”,- thanë burimet zyrtare të Gjykatës së Tiranës.

Ato sqaruan se seanca është caktuar më datë 9 dhjetor, ora 12:00. Ndërkohë deputeti Sajmir Tahiri, i kontaktuar nga gazeta “Shekulli” pohoi e nuk ka asnjë dijeni për këtë padi. “Nuk di asgjë, nga ju po e mësoj”,- tha dje deputeti. Pasi mësoi detajet e padisë, deputeti Tahiri pohoi se nuk kujtonte ndonjë rast të fundit kur ishte përplasur direkt me fëmijët e kryeministrit Berisha. “Le të bëjnë padi në gjykatë. Unë do shkoj dhe do e dëgjoj, por më shumë nuk di t’ju them gjë sepse nuk jam informuar”,- tha Tahiri.

 

Deputetët e dënuar nga gjykata

 

Ermonela Felaj

Në muajin qershor të këtij viti, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u dënua për shpifje me masën një milion lekë. Vendimi i Gjykatës u mor mbi bazën e deklaratave që ajo kish bërë për kompaninë “Ferar”.

 

Eduard Shalsi

Deputeti i PS, Eduart Shalsi, u dënua nga Gjykata e Tiranës me një milion lekë për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin në muajin korrik.

 

Sajmir Tahiri

Deputeti i PS-së u dënua nga Gjykata e Tiranës për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Vokshi. Tahiri u dënua me 3.3 milionë lekë.

 

Artan Gaçe 

Gjykata e Tiranes gjobiti me dy milionë lekë të reja deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçe. Ai akuzohej se ka shpifur në ngarkim të koleges së tij demokrate, Albana Vokshi.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit