Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Femra e Florit

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Kulture - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aktori Agalliu flet për veten dhe femrat. Këto të fundit do të jenë të lira në 2025-n, sipas tij, nisur nga mentaliteti që mbizotëron në Shqipëri

Entela Resuli

Çdo të diel e shohim duke bërë jo vetëm muhabete për gratë, por edhe për burrat. Një emision për femrat dhe meshkujt, sjelljet e tyre në thelb dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Këtë bën aktori Florian Agalliu. Autorët e kanë përzgjedhur që të jetë ai prezantuesi, që flet, që bën monolog, që të fton të dëgjosh e të bën shpeshherë dhe të mendosh e të pyesësh veten në lidhje me ato çka flet, ku pa dyshim çdo femër apo mashkull gjen vetën. E kemi parë të angazhuar në teatër, film, telenovela, por këtë herë pozicioni i tij është krejt ndryshe: një komunikim me publikun në një studio të errët. Të duket sikur të flet ty.

Sot personi që flet, është Flori. Biseda me të është përqendruar tek vetë ai: raporti me femrat, liria e tyre, vlerësimi dhe gjykimi që ka ai për to apo dhe ato për të. Përgjigjet janë të menjëhershme, shpesh edhe me truke aktoreske, por siç mund të thuhet në një fillim filmi: e gjithë kjo intervistë bazohet në një histori të vërtetë njerëzore…

 

A janë heronj të rremë “femrat dhe meshkujt e kopertinave”? Shpesh i këndohet të bukurës, i janë thurur lëvdata nga çdo zhanër i artit. Ju vetë keni qenë protagonist i një shfaqe me në qendër të bukurën…

Në fakt kam qenë! Kanë qenë role dashnorësh ose djem të rinj për të cilët autori thotë se janë bukuroshë. Nuk është ndonjë kënaqësi e veçantë, janë role si gjithë të tjerët dhe në fund të fundit do të bësh detyrën, nëse mund të shprehem kështu, ose të kundërtën, role lypsarësh, të burgosurish të pistë apo njerëz me tre dhëmbë në gojë.

 

Ju vetë iu ka ndihmuar pamja për të qenë mashkull kopertine?

Të të them të vërtetën nuk mund të bëj dot një perceptim autentik për sa i përket termit mashkull kopertinë. Këtu në Shqipëri gjithmonë mendimet janë paradoksale, këtu është krijuar një klishe e shëmtuar. Që të jesh në kopertinë duhet të jesh “trendy”, të jesh i kuruar, mjafton në fund të fundit të kesh bërë një këngë dhe je në kopertinë. Kam dëgjuar dhe që pseudoartistët ose persona të cilët janë të etur për famë, i blejnë kopertinat. Nuk mendoj që është pamja që ia vlen të dalë në kopertinë, mendoj që janë vlerat artistike ose njerëzore që çdo njeri përfaqëson.

 

Ndarja e roleve. Femrat pak mundësi për karrierë politike, të brishta. Meshkujt të fortë mendërisht, racionalë e të arsyeshëm. Nga janë krijuar këto steriotipe?

Nëse flasim për Shqipërinë, janë shumë faktorë që kanë penguar emancipimin e femrës në shoqëri, duke filluar nga pushtimi otoman deri tek diktatura dhe në ditët e sotme. Femrat në Amerikë ose Evropë janë me milje larg për sa i përket mënyrës së konceptimit të jetës apo shoqërisë. Por duhet thënë që dhe këtu gjërat po ndryshojnë për mirë, por duhet të pastrohen brezat, të zhduken rrënjët që na ka lënë diktatura dhe të përpiqemi të jemi sa më pak shoqëri maskiliste.

 

E megjithatë, kush sundon më shumë?

Duhet ta pranojmë që tani për tani rolin më të rëndësishëm në komunitet, familje apo politike e ka mashkulli.

 

Ti vetë, cilin model femre preferon?

Femrën moderne, atë që kërkon të drejtën e saj…

 

Cili model mashkulli je?

Ai modern, i cili i di të drejtat e femrës.

 

A e kanë fituar “lirinë” femrat?

Mund të them që janë në rrugë të mbarë, por derisa të ketë familje patriarkale, burra xheloze dhe shoqëri konservatore mendoj që do ta kenë pak të vështirë deri nga 2025-n.

 

… edhe për të hedhur hapin e parë në një lidhje?

Për këtë jo. Këto rrjetet sociale sot ia kanë lehtësuar shumë punën femrave (qesh).

 

Ju ka ndodhur?

Jam aq i rritur sa edhe më ka ndodhur.

 

Si e gjykoni një femër të tillë?

Aq normale sa dhe ajo që pret që t’ia shpreh mashkulli i pari. Secila nga gjinitë ka ndjenja dhe të dyja kanë të njëjtat të drejta në shoqëri dhe deri sa ekzistojnë këto të dyja, asgjë nuk është e ndaluar… Madje mua më bën përshtypje që në këtë kohë që jetojmë, ekzistojnë akoma këto pikëpyetje.

 

Çfarë e burrëron një femër?

Xhinset!

 

Ju pëlqejnë femra të tilla?

Shumë!

 

Kur tejkalohet caku?

Kur nuk i vesh fare (qesh).

 

Kush dashuron më shumë, femra apo mashkulli?

Nuk kam qenë kurrë femër që të bëj ndryshimin… nuk e di si të përgjigjem.

 

Ju vetë, sa herë keni dashuruar?

Nuk e di, ndoshta një herë. Të shohim cila ka për të qenë lidhja më e gjatë.

 

Nga vjen tradhtia?

Nga mungesa e vëmendjes, nga dehja, nga hormonet e tepërta.

 

A ka bazë klisheja “meshkujt tradhtojnë me sy e femrat me zemër”?

Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, unë di që të dyja sekset tradhtojnë vetëm në një mënyrë: atë klasiken.

 

Kur tradhton Florian Agalliu?

Kur nuk më duan.

 

Je ndier i tradhtuar?

Jo.

 

Kush e vuan më shumë vetminë?

Secili në mënyrën e tij.

 

Cila është mosha ideale për martesë?

Kur të kesh mundësinë për të përballuar shpenzimet e dasmës dhe kur të kesh mbledhur mendjen mirë.

 

Kur mendon të martohesh?

E kam menduar (qesh).

 

Si do që të jetë bashkëshortja?

Ashtu si e kam zgjedhur.

 

Si josh Florian Agalliu?

Si njeri: duke parë, duke folur, duke puthur.

 

Të ka ndodhur të dështosh me mënyrën tende?

Më ka ndodhur të dështoj aq herë sa kam menduar se do fitoj. Dështimi është pjesë e jetës.

 

Kur një femër është sensuale?

Kur zgjohet në mëngjes.

 

Kush dominon në fushën erotike?

Të dy duhet të japin nga pak, në fakt.

 

Cila është gjëja që të lë shije të keqe në sjelljen e një femre?

Pija me sherr.

 

Çfarë tipare të nënës suaj i konsideroni sublime dhe do të donit t’i gjenit te bashkëshortja juaj?

Ndjenjën e mbrojtjes. Edhe burrat kanë nevojë të ndihen të mbrojtur.

 

Cilat janë aktore-regjisoret e preferuara?

Më vjen keq për të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë idhuj, por nuk kam dhe nuk krijoj të tillë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka.

 

Me çfarë po merreni aktualisht?

Me aq gjëra sa po mendoj t’i lë të gjitha.

 

Si dhe ku do e kaloni fundvitin?

Jashtë, por akoma s’kemi prenotuar.

 

Çfarë nuk të solli 2011-a dhe e prisni nga 2012-a?

Pres nga 12-a të më sjellë ato që nuk m’i solli 11-a.

 

Rruga e Florit

Agalliu nuk ka dalë dje nga bankat e shkollës, por i famshëm për publikun e gjerë u bë me telenovelën “Komuna e Parisit”. Sot gjendet më i ngarkuar se kurrë, aq sa në një moment të caktuar me shaka tregon se mendoj t’i lë të gjitha. E sheh duke vrapuar sa në studiot e Së Diellës ku duhet të xhirojë programin e javës dhe në provat për pjesën e radhës teatrale në “Teatrin e Metropolit”. Në këtë emision shfaqet për herë të parë në rolin e moderatorit. Agalliu ka përfunduar studimet për aktrim në vitin 2005-2009. Floriani, një ndër aktorët që duket se i ka prirë fati, bie në sy angazhimi i tij në shfaqjet e Metropolit, por edhe në Akademinë e Arteve me projekte, ka marrë pjesë në shfaqjen “Hotel Ballkan” në Teatrin Kombëtar dhe mbeti aty. Pastaj sikur i hyri në gjak ky profesion, madje sot është edhe imazhi i një reklame banke.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit