Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Femrat rrezikojne anemine e hekurit

Publikuar me : 11.03.2011 Ne : Shendeti - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Anemite e shkaktuara nga mungesa e hekurit jane forma me e perhapur dhe grate jane kontingjenti me i rrezikuar per shfaqjen e saj. Shenjat e saj klinike dhe si mund te trajtohet i shpjegon mjeku hematolog Vlash Gjeci.


Mund te na thoni doktor, cfare eshte kjo semundje?
Kjo forme anemie eshte shfaqje e crregullimit te ekuilibrit midis marrjes (natyrisht dhe thithjes, transportit e depozitimit) te hekurit ne organizem nga njera ane dhe humbjes dhe mungeses nga ana tjeter. Konsiderojme anemi nga mungesa e hekurit, atehere kur numri i eritrociteve bie nen 3.300.000, HB nen 8.4perqind dhe hematokriti nen 40perqind. Shfaqjet e anemise prej humbjes se hekurit jane me te shpeshta nga hemorragjite ne ulcerat e stomakut dhe duodenit, hemorragjite uterine, nga hemorroidet, nga landa (epistaxi) apo nga plaget, vecanerisht ato te shkaktuar nga arme zjarri. Jo te rralla jane anemite hypokrome ne semundje te brendshme gastro-duodenale, renale, hepatike, reumatizmale apo ne parazitare dhe ne semundje te tjera infektive, si dhe ato nga gjendjet toksike. Gjithashtu, ka anemi hypokrome nga varferia me hekur e produkteve ushqimore dhe nga mosperdorimi i hekurit.


Sa e shpeshte eshte kjo anemi e shkaktuar nga mungesa e hekurit?
Shpeshtesia e anemise nga mungesa e Fe, nuk e ekzagjerojme, nese themi se eshte disa here me e madhe se ulja e gjithe elementeve te tjere si Ca, Na, Ka, Mng etj., ne organizem. Ne nje publikim te para disa vitesh Mbi anemite hypokrame e hematologjise ne Tirane rezulton se anemite e shkaktuara nga mungesat e Fe zene 70perqind te semureve anemik dhe 30 perqind te shtrimeve ne hematologji. Ne nje publikim tjeter, punim i bazuar ne percaktimin e feritines te grate shtatzena rezulton se 60perqind e tyre vuajne nga anemia me mangesi te hekurit.


Çfare shenjash klinike shfaq i semuri?
Per kete, ia vlen te rikujtojme pak disa nga shenjat klinike me te hershme dhe me te shpeshta, me te cilat prezantohet anemia, qe jane dhimbje koke, prerje gjunjesh veshtiresi ne gelltitje te ushqimeve te thata, djegie gjuhe, tharje dhe thyerje thonjsh. Si dhe disa dukuri te shfaqura te keta te semure si p.sh., carje e kendeve te buzeve, sheshim i pipillave te gjuhes, per te cilat shpesh i semuri me anemi trajtohet per myk te gojes, gjithashtu duhet te vleresohet dhe humbja e shkelqimit dhe deformimi i sheshimit te thonjve.

Jo rralle, ajo shfaqet me shenja te pergjithshme si lodhje e pergjithshme dhe shpesh e tejskajshme, rrahje zemre, marrje fryme kur ngjisin shkallet, dhimbje koke e herepashershme. Pra, te gjitha keto percaktojne ate qe quhet semundje e anemise nga hekurit aq e mundimshme dhe e zgjatur ne shumicen e rasteve. (Shenim Ne numrin tjeter do te lexoni se perse jane grate me te rrezikuara nga anemia, kurimi dhe masat parandaluese te semundjes)

Shenjat
Si ta kuptosh se vuan nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit

- Dhimbje koke
- Dobesi trupore
- Veshtiresi ne gelltitje te ushqimeve te thata
- Djegie gjuhes
- Tharje dhe thyerje e thonjve

Predispozicioni

- Vajzat ne adoleshence
- Grate ne menopauze
- Grate gjate shtatzenise
- Nenat e reja gjate periudhes se laktacionit
- Personat qe i jane nenshtruar operacioneve nga stomaku
- Personat qe kane humbje gjaku nga majaselli, ulcera memece (melene)


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit