Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ferri Ministri i Kultures te marre ne dore situaten

Publikuar me : 24.09.2011 Ne : Kulture - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Elsa Demo

Xhevdet Feri ish kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për dy mandate, reagon kundër vendimit që “Falja e gjakut” i Joshua Marston-it të përfaqësojë Shqipërinë në konkurrimin “Filmi më i Mirë në Gjuhë të Huaj” në Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences. Ai e vlerëson vendimin shkelje flagrante të rregullores së Akademisë së Oscar-it.

“E lëmë mënjanë historinë si e ka trajtuar Bordi projektin për film “Falja e gjakut”, e lëmë mënjanë që vendimi i tij i fundit bie të kontradiktë me vendimet e mëparshme. Përgjegjësia administrative është krejtësisht e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Ajo shqyrton dokumentacionin për çdo aplikim dhe QKK nuk mund të përfshinte për konkurrim “Falja e gjakut” ose së paku do duhej të merrte parasysh dhe “Shqiptari” i regjisorit gjerman Johannes Naber.”

Kështu që hilenë Feri e sheh te pranimi jashtë rregullave qysh në hapin e parë, pa u marrë projekti akoma në shqyrtim nga bordi. Se po të jetë për bordin, Teodor Laço i natyralizon, Joshua Marstonin nga Kalifornia dhe ç’janë amerikanë që kanë sjellë në dritë “Falja e gjakut”. Ai dhe anëtarët e bordit firmosin motivacione absurde. A thua është përfaqësim për në festivalin ndërkombëtar të folklorit. Marrin në konsideratë shumicën shqiptare të krahut të punës dhe nuk e shohin “Falja e gjakut” si vepër e kinemasë autor, indipendente që e bën të tillë botëkuptimi i pavarur regjisorial nga industria filmike komerciale.

Janë të kuptueshme pas kësaj deklaratat e bashkëskenaristit Andamion Murataj se sa të nderuar e ndjejnë vetën ai dhe regjisori inteligjent Joshua. Ata do dinë ta shpërblejnë dhuratën sepse filmi ka shanse të larta të shkojë deri në natën finale të Oscar-ve, siç thotë Murataj, e që me kësi deklaratash verbuese për opinionin shqiptar i vendos shkallët e karrierës në anën e pasme të shtëpisë për të hyrë brenda nga oxhaku.

Një publik i painteresuar i lë pa teklif fjalët t’i hyjnë në sy dhe në kutinë e televizorit ku hyn çdo gjë.

Parregullsitë që evidentoheshin në dy shkrime në Gazetën Shekulli të ditës së djeshme, bashkë me letrën e protestës të regjisorit Bujar Alimani nuk janë nxjerrë nga ndonjë material sekret, por nga rregullorja e Akademisë të cilën bordi nuk e njeh.

Feri do t’i kërkonte nëpërmjet këtij reagimi institucionit mbi QKK-në, Ministrisë së Kulturës që të mos mbyllë sytë dhe të marrë në konsideratë të vërtetat që nuk përputhen me vendimin e parregullt të Komisionit Përzgjedhës.

A mund të korrigjohet një vendim i gabuar dhe të rivlerësohet brenda 30 shtatorit kandidati që ka të drejtë të përfaqësojë Shqipërinë në Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences për Best Foreign Language Award?

Xhevdet Feri thotë që po, kjo është e mundur. Së pari ka akoma pak kohë që “autoriteti i Ministrit të Kulturës të veprojë për të vënë në vend dinjitetin e shtetit dhe për të ruajtur surratin nga gabimet tona për të dytën herë përballë Akademisë Amerikane”.

Gabimi i parë ka ndodhur në vitin 2008, kur si kryetar i QKK u përfshi në një proces jotransparent për përfaqësimin e Shqipërisë në Oscar me “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Pirro Milkanit. Ish ministri Pango dhe Feri nuk folën asnjëherë me zë të qartë, ndërsa në anën tjetër, regjisori Milkani pa praninë e asnjë strukture shtetërore sikur u vetëshpall përfaqësues.

Në atë kohë ishte hedhur ideja që Ministria e Kulturës nëpërmjet një komisioni të vendoste për zgjedhjen e filmit shqiptar.

Këtë vit dukej sikur procesi do shkonte mirë dhe i qetë. Kryetari aktual i QKK-së Artan Minarolli, deklaroi në media tre muaj përpara se zgjedhja e filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë drejt Best Foreign Language Award do të vendoset nga një komision i posaçëm me miratimin e Ministrit të Kulturës. Kryetari i QKK-së ftoi shoqatat e kineastëve të propozojnë anëtarët e komisionit. Në vazhdim, midis QKK-së dhe Ministrisë u ra dakord që rolin e komisionit ta kryejë Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik pranë QKK-së, po ai që shqyrton projektet filmike gjatë gjithë vitit.

Sipas rregullave komisioni duhej të shqyrtojë filmat shqiptarë ose bashkëprodhimet shqiptare me të huajt ku pala shqiptare mbulon të drejtat për pak më shumë se gjysmën e produksionit filmik. Filmi duhet ta ketë dhënë premierën në harkun vjeshtë 2010-vjeshtë 2011. Brenda këtyre rregullave janë “Maja” i Pluton Vasit, “Ballkan Bazaar” i Edmond Budinës dhe “Amnistia” i Bujar Alimanit.

Feri shton se ekziston një rast kur “Falja e gjakut” mund ta gëzonte të drejtën për të na përfaqësuar. Konsensusi është ai rast. Ministria e Kulturës, me sugjerim të institucioneve të kinemasë, të cilat janë më autoritare se shoqatat dhe komunitetet e kineastëve, vendos për shkak të rrethanave, kur kinemaja vendase nuk është gjëkundi, ose kur nuk ka prodhim atë vit, të përfaqësohet nga një film i huaj për Shqipërinë. Por ky rast nuk është tani.

“Po ta shtyjmë diskutimin nëse ia vlen ky film të përfaqësojë Shqipërinë në aspektin e vlerave etike dhe estetike kinematografike, do të ishte e padrejtë. Këtu është fjala për mosfunksionimin e sistemit administrativ dhe Ministrisë së Kulturës i lind për detyrë të korrigjojë gabimet e disa institucioneve”, përfundon Feri.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit