Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Festimet per heqjen vizave, qeveria nxjerr administraten ne shesh

Publikuar me : 13.11.2010 Ne : Sociale - 113 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Te vish nga qyteti yt me autobus, te vendosesh ne katrorin e percaktuar enkas per ty dhe te duartrokasesh sa here ta bejne me shenje. Te festosh me detyrim, kjo eshte motoja e festes se djeshme te administrates shteterore qe eshte detyruar te dale ne sheshin Nene Tereza ne Tirane per te festuar liberalizimin e vizave. Na kane mbledhur si delet, - thote per Shekullin nje prej punonjesve qe ka udhetuar 150 kilometra me nje autobus te lodhur per te ardhur deri ne Tirane. Ne grupe te organizuara, nepunesit e administrates shteterore nga i gjithe vendi erdhen dje me autobuse, te cilet ishin te porositur me pare. Mesohet se drejtuesit rajonale kane marre detyrat nga qendra qe te sjellin ne kryeqytet nepunesit e tyre. Disa prej te pranishmeve konfirmojne per Shekullin se para se te hipnin ne autobuse, u eshte marre shenim emri, nderkohe qe e njejta gje eshte bere edhe ne kthim. Punonjesit ishin nga e gjithe administrata shteterore, duke filluar nga mesuesit, mjeket dhe pothuajse cdo institucion tjeter shteteror. Per te mbushur sheshin Nene Tereza me rastin e koncertit festiv te organizuar nga qeveria per heqjen e vizave, e gjithe administrata shteterore dhe ajo vendore, e cila kontrollohet nga te djathtet u vu ne sherbim te saj. Dhjetera autobuse nga qytete te ndryshme te vendit bashke me punonjes te administrates zbarkuan ne Tirane per te marre pjese ne koncert. Autobuset qe erdhen nga Veriu u ndalen tek stadiumi i lojerave me dore, Asllan Rusi, ndersa ata qe erdhen nga jugu zbarkuan te stadiumi Selman Stermasi dhe tek ish-Ekspozita. Autobuset dhe mikrobuset qe erdhen nga juglindja qendruan para stadiumit Qemal Stafa. Te pyetur nga Shekulli, ata konfirmuan se jane detyruar qe te shenojne emrin per te marre pjese ne aktivitet.


Edhe zonat ne shesh ishin te ndara sipas qyteteve. Juglindja ishte vendosur prane Rektoratit, nderkohe qe ne pjesen e Bulevardit dhe ate para skenes ishte caktuar zona e veriut ku edhe urdhri per te detyruar nepunesit e administrates shteterore u zbatua me me korrektesi. Disa prej drejtuesve mbanin ne duar edhe listat, te cilat ne ditet ne vazhdim do te dorezohen ne strukturat drejtuese ne qender. Prefekturat dhe njesite vendore ishin ato qe e zbatuan me shume urdhrin, kjo edhe per shkak te numrit te vogel te punonjesve. Edhe drejtuesit e degeve arsimore apo drejtuesit e spitaleve dhe te institucioneve qe jane nen varesine e qeverise apo te bashkive dhe komunave te drejtuara nga te djathtet kane detyruar punonjesit e tyre qe te marrin pjese ne aktivitetin e organizuar nga mazhoranca. Ne perfundim te aktivitetit, i cili zgjati per 90 minuta, te pranishmit u rikthyen neper autobuset e marre me qira sipas listave te pergatitura me pare.


Atmosfera e koncertit festiv per liberalizimin e vizave filloi qe ne mesdite kur nga skena e ndricuar nga 25 projektore filloi edhe kenga e Scorpions, qe eshte edhe simboli i shembjes se murit te Berlinit Its the final count down. Por atmosfera u ndez ne oren 17 00 kur filloi zyrtarisht, ashtu sic edhe ishte programuar, koncerti festiv me rastin e heqjes se vizave per qytetaret e vendit tone. Prezantuese ishte Anjeza Maja. Me pas, skena iu la kengetareve si Rosela Gjylbegu, grupi Burn dhe Elita 5. Pas transmetimit te disa inserteve per rrugen qe ka kaluar populli shqiptar nga shembja e komunizmit deri ne daten 9 nentor, kur u nenshkrua liberalizimi i vizave, fjalen e mori Kryeministri Sali Berisha. Jemi mbledhur sot te ndajme se bashku gezimin dhe kenaqesine e shnderrimit ne realitet te endrres sone me te bukur, te lirise europiane. Sot ne gezojme dhe festojme. Çdo i ri dhe e re, cdo vajze dhe djale shqiptar ndjehet me i lire se kurre ne jeten e tij. Vendi i tyre eshte me i lire se kurre ne historine e tij, - deklaroi Berisha para te pranishmeve ne programin festiv me moto Pa viza ne Europe. Berisha shprehu respektin dhe mirenjohjen e thelle per te gjitha qeverite e vendeve europiane per besimin qe treguan ndaj vendit tone.


Autobuset para stadiumit Qemal Stafa
DV 1665 A
KO 0598 B
KO 2126 B
PG 5571 B
VL 1011 D
VL 1974 C
VL 1206 C
El 2067 C




Kryeminsitri Sali Berisha gjate fjales se tij ne Koncertin Festiv me rastin e liberalizimit te vizave tha se sot Shqiperia ndihet si Evropa, eshte me e lire se kurre dhe se endrra u shnderrua ne realiet.

Sot kemi Shqiperine pa viza, neser do te kemi te ardhmen evropiane-tha Berisha

Kryeminsitri e cilesoi vendimin per heqjen e vizave per shqiptaret si rikthim te kombit ne kontinentin, nga i cili per dekada dhe shekuj e ndane.



Sot me ne gezojne dhe feston cdo i ri kudo qe ndodhet, ne Shqiperi apo jashte saj, sot ata ndjehen me te lire, me te denje se kurre ne jeten e tyre. Europa nuk eshte me nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kemi qene kurre me te denje se sot- tha kryeministri

Berisha theksoi gjithashtu se rruga per te ardhur deri ketu nuk ka qene e lehte.


Gjate mbremjes se sotme jane parashikuar nje sere aktivitetesh sportive me rastin e liberalizimit te vizave. Aktiveitet shtrihen ne zona te ndryshme te Tiranes, dhe do te zgjasin deri ne oret e vona te nates.




***

Festimet per heqjen e regjimit te vizave ishin parashikuar per me pare por kryeminsitri Berisha njoftoi shtyrjen per 48 ore te te gjtiha aktiviteteve festive.


Shtyrja e tyre u be per shkak te tragjedise ne aksin Fier -Tepelene, ku humben jeten 9 persona nga rrezimi i nje autobusi.




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 45 here.
Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne boteAustrali, foto arkiv Australia është vendi më i lumtur në botë, sipas një studimi të ri. Australia doli përpara Norvegjisë dhe SHBA në Indeksin vjetor “jetë më të mirë”, i përpiluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Duke prekur problemet ekonomike aktualisht që sundojnë në Evropë, studimi i OECD rendit Australinë në bazë të kategorive duke përfshirë strehimin, punë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe Balanca punë-jetë. Duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit