Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Festivalet ankohen. Ministria iu thote Ne rresht

Publikuar me : 23.06.2011 Ne : Kulture - 248 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Ministria e Kulturës ka bllokuar Festivalet Ndërkombëtare dhe pa këtë mbështetje nuk mund të bëjmë hap. Mesazhi i dy drejtorëve të festivaleve ndërkombëtare të teatrit dhe danc teatrit, është një këngë e vjetër që nuk i flet kohës. Ne jemi përgjigjur me profesionalizëm, me nivelin e trupave ndërkombëtare që kemi sjellë si në Durrës thotë Gjergj Prevazi, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, si në Butrint, shton Alfred Bualoti, drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”. Reagimi i këtyre palëve ndodh sa herë vjen stina e festivaleve që ata drejtojnë. Argumentet e tyre vetëm sa janë vendosur në një sfond të bardhë që ka kyçur në asfiksi gjithë kulturën klima politike. Drejtorët thanë se e kanë kapërdirë shtyrjen e aktiviteteve, por nuk tolerohet që Ministria e Kulturës nuk ka hapur akoma ofertat e saj për projektet kulturore. MKTRS është pa ministër dhe ka ngecur në vend puna për ngritjen e Qendrës së Artit dhe Kulturës e miratuar me Ligjin e ri “Për Artin dhe Kulturën” në vjeshtë 2010.

Drejtorët u pyetën për rezultatet konkrete të festivaleve, për mbështetjen nga pushteti vendor, përpjekjet për të mos i mbajtur sytë vetëm nga ministria. E pikërisht atëherë, tonet e njërit prej drejtuesve, nga vajtues u bënë akuzues në drejtim të medias: pse nuk e ngrini zërin për këtë skandal?

Disa orë pas konferencës për shtyp reagoi Ministria e Kulturës. Nikolla Lena Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Artit, tha se është vërtet për të ardhur keq që kryetarë të shoqatave të cilët janë edhe punonjës të shtetit, të aludojnë që MTKRS nuk ka politika. “Të punësuar njeri shef në Akademinë e Arteve dhe tjetri aktor pranë Teatrit Kombëtar, ku prej vitesh merr rrogën pas asnjë dalje në skenë e për me tepër zyra e Festivalit të Butrintit ka qenë dhe funksionon pranë Teatrit Kombëtar. Ju pyes: Festivali i Butrintit për më se një dekade ka marre qindra milionë lekë, apo danci i Gjergj Prevazit i mbështetur me shuma të konsiderueshme fondesh financiare, vallë realizoheshin nëpërmjet mungesës së politikave?!”

Drejtori Lena shtoi se MTKRS nuk do të shkelë shanset e barabarta për të gjitha artistët që kërkojnë prej saj mbështetje. Me një fjalë, ministria do të rishikojë edhe politikat e mbështetjes se këtyre festivaleve “mbi kritere të standardizuara me ato evropiane”. Mesazhi është që financimi i festivaleve ndër vite të shkojë “drejt pavarësisë financiare dhe jo në mbështetje totale nga MTKRS, por duke thithur fonde nga donatore e investitorë”.

Deklarata e zotit Lena konfirmon se ministria e ka krijuar me duart e veta rrethin vicioz, se e di që paguan njerëz që nuk punojnë, që jep miliona për festivale që i quan pa duk e që drejtohen nga njerëz në konflikt interesi, dhe del para medias për të larë atë që ndyn.

e. d

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit