Edicioni i 48-te i Festivalit te Kenges per Femije, i organizuar cdo vit nga Qendra Kombetare e Kultures per Femije, vijon sonte, ora 19.00, ne Akademine e Arteve me naten finale. Mbreme u prezantuan 17 kenge te kompozitoreve qe kane krijuar ne vite per femijet, por edhe per te rriturit, si Edmond Zhulali, Alfred Kacinari, Aleksander Peci, Gazmend Mullai, Spartak Tili.
Tekstet jane shkruar nga Jorgo Papingji, Perikli Papa, Mimoza Tole, Suela Tukaj, ka edhe kenge te kompozuara mbi tekste te Dritero Agollit. Ne nje konference te shkurter per shtyp te shkallet e Akademise organizatoret e festivalit folen per nje pune te kujdesshme ne punen me muziken dhe sidomos me tekstet, qe sipas drejtorit artistik Flamur Shehu ka qene gjithmone nje defekt i kengeve tona. Shehu tha se nuk eshte lene pas dore edhe orkestracioni dhe se eshte arritur te krijohet nje komunikim i mire mes kompozitorit, kengetarit dhe poetit.
Te shkruash per femijet ndoshta eshte me veshtire se te shkruash per te rritur. Kenget duhet te jene per moshen e tyre, te preken dhe te pertypen mire nga femijet. Ne i kemi kushtuar vemendje gjetjes se fabulave dhe jane zgjedhur ata kompozitore qe jane ne gjendje ti zberthejne ne muzike ato fabula. Ka nje pershtatshmeri dhe kjo eshte vlera me e madhe e ketij festivali, mbeshteti idene paraardhese, krijuesi historik i teksteve te kengeve, Jorgo Papingji, qe ne kete edicion ka edhe rolin e skenaristit.
Regjisore e festivalit eshte Klaudia Hila, drejtoreshe ekzekutive Nigda Dako. Skenografe Merita Spahija. Koreograf Fatjon Sulstarova. Mjeshter kori Xhavit Ujkani.
Sonte shpallen edhe tre fituesit e Festivalit te 48-te te Kenges per Femije, qe zgjidhen nga nje juri te perbere nga 3 profesioniste te muzikes dhe 2 femije.