Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fevziu Teuta Hoxha, pozite mjerane. Rexhep Qosja s’eshte historian

Publikuar me : 22.12.2011 Ne : Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

***

 

 

 

Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, autori i librit Enver Hoxha, gazetari i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, u përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese të Tares mbi librin dhe personazhet e shumtë politikë që u panë në promovimin e tij. Më poshtë, pjesë nga intervista që po e sjellim për lexuesin e Shekullit, me shkurtime:

 

Tare: Ishte një nga qëllimet tuaja të provokonit me këtë libër për Enver Hoxhën?

Fevziu - Jo nuk e kisha menduar kështu. Do të kishte qenë një ide shumë e mirë, sepse është një ide marketingu që të provokoja me këtë libër. Megjithëse, në përgjithësi, nuk është se e kam stilin e provokimit si stil…

Tare – Më lejoni ta nis me një datë që dhe në kujtesën tuaj besoj ka mbetur, 11 prilli i 1985-s. Keni qenë në atë kohë 15 vjeç… E kujtoni si e keni mësuar si ka vdekur Enver Hoxha?

Fevziu – E mbaj mend shumë mirë atë ditë.. (…) Më thotë profesori, shoku Enver është në gjendje të rëndë e po ndërron jetë..

Tare – Po çfarë ndjesie pate? Çfarë ndjeve?

Fevziu - Unë personalisht? Kënaqësi të jashtëzakonshme!

Tare – Që në atë moshë, 15 vjeç?

Fevziu – Nuk është puna në atë moshë…

Tare – Si i keni gjetur dokumentet për librin?

Fevziu – Dokumentet, ka qenë një rastësi, nuk i kam gjetur unë, i ka gjetur gazetarja Desada Metaj teksa kontrollonte vazhdimisht në arkivin qendror të shtetit. Ajo gjeti disa materiale filmike që nuk transkriptoheshin në versionin e sotëm video. Në momentin që ne i morëm, bëmë disa përpjekje midis institucioneve të huaja, derisa një moment ne arritëm ta përkthejmë, pra t’i kthejmë në sistemin e sotëm. Ishin rreth 36 orë materiale filmike, kryesisht zyrtare dhe personale te Enver Hoxhës, pjesë e fondit të arkivit të Partisë së Punës së Shqipërisë. Këto materiale vlenin për të ndërtuar një dokumentar. Këto materiale i kam mbajtur 2 vjet (…)

Tare: Zoti Fevziu, si shpjegohet, nuk kanë pyetur më parë, nuk janë interesuar historianët për t’i marrë këto dokumente?

Fevizu: Jo, me siguri i kanë marrë.

Ilva: Kanë pasur akses apo jo, të gjithë mund të hyjnë në arkiva?

Fevziu: Kanë pasur dhe një pjesë e dokumenteve që unë referoj në libër, janë botuar në një volum tjetër. Dokumente ndoshta shumë thelbësorë të këtij libri janë botuar në një libër “Politika antikombëtare e Enver Hoxhës në plenumin e Beratit” nga Ndriçim Plasari dhe Luan Malltezi.

Tare - A mendoni se mund të bëhet një biografi për Enver Hoxhën, ndërkohë që më ligj në Shqipëri nuk janë hapur ende dosjet e Partisë së Punës, ministrisë së Mbrojtjes, dosjet e bashkëpunimit? A është e mundur që të bëhet një biografi e qartë për Enver Hoxhën, duke mos pasur gjithë informacionin në dispozicion?

Fevziu – Dosjet e bashkëpunimit nuk kanë lidhje me Enver Hoxhën. E para, biografitë nuk bëhen duke pasur të gjithë informacionin, bëhet një biografi, kur del një informacion tjetër updatohet, bëhet një biografi tjetër, sepse me këtë logjikë kjo nuk duhet të vlente, madje kjo do të ishte një nga absurditet me të mëdha që lindin, sepse, për shembull, biografia e parë për Hitlerin është botuar në vitin 1938 në Francë që nuk kishte asnjë dokument, biografia e dytë është botuar në 1943 në kulmin e luftës në SHBA.

Tare – Janë quajtur biografi?

Fevziu – Sigurisht. Kjo fjala biografi, monografi, jetëshkrim janë e njëjta gjë. Këtu duket sikur është një debat i madh. Sot në botë nuk ekzistojnë më këto terma.

Tare – Ju vjen keq që debati është përqendruar këtu, pse është quajtur biografi?

Fevziu - Ja po e quaj libër, çfarë diference ka?

Tare – Do të doja një koment për një komentues: “Nuk mund të jetë i besueshëm Fevziu, sepse ka bindje të hapura të djathta”.

Fevziu – Po padyshim që i kam bindje të hapura të djathta, këto s’kanë lidhje me profesionalizmin tim. Domethënë me të shkruarin.

Tare – As me pasqyrimin e tyre në libër?

Fevziu – Padyshim, mund të shkruash nesër për një person të djathtë, do të thotë që do të shkruash detyrimisht pozitivisht?! Në qoftë se do të kishte një person, për të cilin unë do të isha i intriguar dhe do të kisha një lloj nxitjeje ose po e quaj tentancion për të shkruar, padyshim do të  shkruaja për Ahmet Zogun, po të jetë puna për raportin. Është një figurë shumë interesante, po padyshim që nuk do të thosha vetëm fjalë pozitive.

Z. Fevziu, pse e quajtët biografi dhe nuk i gjetët një emërtim tjetër që ndoshta do t’ju kishte shkaktuar më pak probleme?

Fevziu: Është një biografi e Enver Hoxhës.

Ilva: Është një biografi e parë në këndvështrimin që keni zgjedhur ju ta tregoni?

Fevziu: Se cilin këndvështrim zgjedh për të treguar, kjo varet nga autori. Kjo ndodh në reminishencat e kohës së komunizmit që kishte një biografi që ndërtohej nga akademia e shkencave dhe që quhej biografia zyrtare e shokut Tito, biografia zyrtare e shokut Stalin. Sot nuk ka. Biografitë, monografitë, jetëshkrimet, ti mund të përdorësh cilëndo nga këto fjalë. Ato ndërtohen mbi bazën e një këndvështrimi që ti ke. Kjo është një biografi që e merr Enver Hoxhën që nga lindja, por që fillon të marrë peshë në vitin 1941 kur ai vjen në pushtet në krye të Partisë Komuniste dhe mbyllet në 1985 me vdekjen e tij. Këndvështrimi që unë kam zgjedhur është beteja e brendshme që ai ka bërë për të ardhur në pushtet. Ardhja në krye të Partisë Komuniste, konsolidimi i pozitave, dominimi i plotë i kësaj partie dhe eliminimi i njerëzve të tij të afërt. Nga mijëra e mijëra biografi të Stalinit rreth 62 për qind tyre lidhen me dominimet e brendshme të tij në parti, por ka të tjera që lidhen me raporte të tjera të Stalinit, me krizat e urisë, me raportet e Stalinit me Hitlerin.

Ilva: A ishte një zgjidhje komerciale? Keni menduar se duke thënë biografi do të shisnit më shumë?

Fevziu: Fare, fare! Çfarë është, sipas jush, një biografi? Se po duket sikur po bëhet ndonjë gjë…

Ilva: Unë po ju pyes ju… Zgjedhja ka qenë e juaja! Gazetarja Mira Kazhani ka takuar zonjën Teuta Hoxha. Ajo nuk ka folur për kamerën, por ka thënë se ju nuk duhet ta kishit quajtur biografi veprën.

Fevziu: Unë e kam kërkuar disa herë zonjën Teuta Hoxha. Zakonisht kur ke një raport për të bërë, një kritikë është mirë të përballesh. Kjo është një botë e hapur, dhe idetë është mirë të ballafaqohen sesa të thuhen pas kamerave (…)

Ilva: Z. Fevziu, pretendimi është që libri mund të ishte quajtur rrëfim i një gazetari dhe jo biografi. Sepse, biografi mendohet që është figura komplekse e dikujt që duhet sjellë nga një autoritet shkencor.

Fevziu: Kush e thotë këtë? Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, biografi është jetëshkrimi i jetës së një personi.

Ilva: Nusja e djalit të Enver Hoxhës pretendon se libri juaj është i paguar…

Fevziu: Kush do m’i jepte këto para?! Kjo është gjuha tipike që është përdorur nga agjenti i imperializmit. Histori kot.

Ilva: Zonja Hoxha thotë gjithashtu se nuk ka fakte, i pavërtetë dhe një libër i ndërtuar mbi fantazi..

Fevziu: Familja Hoxha të marrë një dokument e të dalë e të thotë që ky dokument nuk është i vërtetë. Zonja Hoxha thotë se kam 25 dokumente, unë mendoj që kam më shumë, sepse si kam numëruar. Por le të marrë një nga këto 25 dokumentet dhe të thotë që nuk është i vërtetë. Bota është e hapur dhe e lirë. Të vijë e të përballet me mua në studio, që nga e juaja dhe ku të dëshirojë ajo. Thelbi i librit që kam shkruar janë dokumentet. E dyta, unë kam marrë kujtimet e Enver Hoxhës, dhe njeriu që citohet më shumë në libër është Enver Hoxha, rrëfimet e tij. Ju jeni gazetare dhe e dini se kur shkruan diçka duhet të jetë i kujdesshëm, sepse dhe gazetari kap pjesën më delikate të një rrëfimi. Rrëfimet i kam ballafaquar me dokumentet. Zonja Hoxha të dalë të më hedhë poshtë qoftë edhe një dokument.– A është i vërtetë dokumenti që kërkon torturimin dhe më pas vrasjen e Llazar Fundos. A është e vërtetë që Llazar Fundo është torturuar për 12 orë i lidhur pas një ulliri dhe është rrahur më drunj tre cm të trashë dhe është rrahur aq shumë derisa ka dhënë shpirt (…) Pastaj marrim të tjerat. Kush i vra gjithë këta persona, të cilët në historinë e Partisë Komuniste ishin me dhjetëra?!

Ilva: Shtrembërim faktesh i turpshëm , thotë zonja Teuta Hoxha.

Fevziu: Po mirë le të më thotë një. Unë mund të them njëmijë gjëra, ju gjithashtu. Çështja është se kur del e flet duhet të thuash kjo gjë nuk është e vërtetë. Të më thotë, cila gjë nuk është e vërtetë? Unë jam dakord dhe po të them dhe njëherë, se në këto raste ka një ballafaqim. E dyta, është akoma më mjerane që një njeri del dhe e mbron një familjar i tij, sepse është normal që një familjar e mbron njeriun e tij. Natyrisht sentimenti familjar ndryshon nga gjykimi objektiv. Zonja Teuta Hoxha është historiane, ka mbaruar për histori. Unë nuk kam përfunduar për histori. Zonja ka pasur në dispozicion të gjithë arkivat e këtij vendi duke qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm si nusja e Enver Hoxhës, se vetë nuk ka bërë ndonjë gjë.

Ilva: Akademiku Rexhep Qosja, gjithashtu, e ka quajtur gjysmë letërsi. A ka quajtur vepër publicistike dhe jo shkencore…

Fevziu: Ai ka thënë gjithashtu se nuk e ka lexuar veprën. Ai ka thënë që jam gazetar i talentuar.. Sa i takon konceptit të monografisë, po insistoj dhe njëherë, sepse mund të ketë një keqkuptim, nga cili nuk mund të mos përjashtohet dhe Qosja si i modelit akademik që ka krijuar. Duhet të kemi parasysh që sot nëse futesh në faqen e “NY Times” dhe klikoni në “Ny Times book” që rekomandon 100 librat më të rëndësishëm të botuar gjatë vitit, në seksionin “non fiction” janë biografitë. Biografitë nuk shkruhen kryesisht nga historianë. Ju e dini që Montefiore që ka shkruar biografinë…

Ilva: Është historian, ka mbaruar në Cambrige!

Fevziu: Nuk është historian i mirëfilltë. Montefiore ka qenë gazetar. Stefan Zvajg që ka shkruar biografitë më klasike të globit nuk ka qenë historian dhe akademik. Kjo është histori kot! Sot, nëse ju i shihni biografitë dallon që ato nuk shkruhen më nga historian të mirëfilltë. Për çfarë arsyeje? Për arsyen se stili i gazetarëve ose publicistëve është shumë më i prekshëm për publikun dhe shkon më shpejt tek publiku sesa stili i ngushtë i historianëve. Ku është diferenca mes një publicistike historike dhe veprës historike të mirëfilltë? Edhe këtu zoti Qosja bie në një kontradiktë me vetveten. Zoti Qosja nuk është historian, apo jo!

Ilva: Është akademik, që është një status më i lartë.

Fevziu: Shkrimtar është. Ka mbaruar për letërsi dhe gjuhë shqipe. Të njëjtën si unë. Zoti Qosja ka bërë një vepër historike histori që quhet “Populli i ndaluar”. Është publicistikë historike. Po të pyesësh një historian thotë; – nuk është vepër historike. Unë nuk kam thënë ndonjëherë që libri im është vepër e mirëfilltë historike dhe as që e kam këtë pretendim. Unë nuk kam pretendim që është punim shkencor. Është një publicistikë historike e mbështetur mbi dokumente 100 perqind histori, por e veshur me emocione, me të cilat luan një gazetar.

Ilva: Atëherë sa letërsi ka në libër?

Fevziu: Nuk ka asnjë detaj letërsi.

Ilva: Është e gjitha fakt shkencor historik?

Fevizu: Po ju e keni lexuar librin?!

Ilva: Natyrisht, por po ju pyes ju.

Fevziu: Ka vetëm publicistikë…

IT: Ç’pyetje do t’i bënit Enver Hoxhës po ta kishit të ftuar në “Opinion”?

BF: Nuk e mendoj dot se duhet ta vendos në kohë. E para, duhet të ishte Enver Hoxha i sotëm, kështu që do t’i bëja pyetje nga të sotmet. Nuk mund të implementosh Enver Hoxhën e asaj kohe dhe ta sjellësh në studion e “Opinionit” sot. Ja do ta pyesja sot, p.sh., pse u përjashtua Kastriot Islami ose pse u çregjistrua nga Grupi Parlamentar i PS?

IT: Ju kam ndjekur këto vite, keni qenë aktiv jo vetëm në TV, por edhe shtypin e shkruar me analiza dhe komente, tek të cilat nuk keni pasur drojë të thoni në disa raste “miku im Kryeministër”. A mendoni se është normale që një gazetar të ketë mik Kryeministrin dhe ku fillon dhe mbaron kufiri i gazetarit në këtë marrëdhënie miqësore..

BF: Absolutisht. E para, është normale në çdo vend të botës dhe është gati-gati edhe një lloj privilegji se nuk mund ta kesh kaq të ndarë. Ka pasur një model të gazetarit që jeton i izoluar pa kontakte. Çështja është të ndash raportin tënd, ndershmërinë profesionale nga raporti privat. Sot, që të jesh gazetar, duhet të jesh njeri i informuar dhe beteja kryesore është beteja për informacionin, ndryshe nga shumë vite më parë kur gazetarët kryesisht jepnin mendime bënin analiza më shumë se sa lajme dhe në këtë rast nuk donin të ishin të influencuar. Sot kryesorja është ta sjellësh lajmin i pari.

IT: Pyeta ku mbaron informimi me miqësinë?

BF: Këtë e ndan raporti profesional që do të thotë, shkrimi që lexon është apo nuk është i saktë dhe i qëndrueshëm, komenti që bën është apo jo i qëndrueshëm, emisioni që bën është apo jo i qëndrueshëm. Këtë nuk mund ta gjykoj unë, këtë e gjykon publiku. Çdo njeriu i duket vetja independent edhe kur s’është

IT: Juve si ju duket vetja?

BF: Edhe mua sigurisht, por këtë gjë po ju them që e gjykon publiku.

IT: Ju intrigon politika? Do të bëheni pjesë e saj në një moment të caktuar?

BF: Këto janë dy gjëra të ndryshme. Unë jetoj 24 orë me politikë. Gazetarët janë qenie politike, më politike sesa shumë prej politikanëve aktivë, natyrisht jo sa Kryeministri. Ju siguroj sot se shumë prej gazetarëve të mirë në Shqipëri angazhohen në politikë shumë më tepër se sa Presidenti që ka një rol politik dhe e kuptojnë politikën shumë më mirë se sa Presidenti i Shqipërisë, por angazhimi politik është një gjë tjetër. Karakteristikat për të qenë një analist i mirë politik janë të ndryshme nga ato për të qenë një politikan i mirë. Për të qenë një politik i mirë kryesorja është të marrësh vendime

Tare – Shtypi i sotëm më ngacmoi në fakt, e ka ndarë edhe ardhjen te ceremonia e librit në dy mënyra: çifti Berisha-Nano dhe çiftin Rama-Topi që nuk ishin të pranishëm. Pse nuk erdhi zoti Rama?

Fevziu – Topi ka qenë gjë tjetër. Zoti Rama ka qenë i ftuar, ka pasur një ftesë me shkrim si 20 veta në Shqipëri. Pjesa tjetër janë lajmëruar me sms dhe telefona. Nuk kam insistuar më shumë, kam biseduar me njerëzit e tij të afërt, s’dua të përmend emrat tani për korrektesë dhe ju kam thënë që, nëse vjen, është i mirëpritur. Unë kam pasur një sms nga zoti Rama ditën që ai ka promovuar librin e tij “Kurbani”, për të qenë i pranishëm, i kam thënë që do të vi. Në një promovim libri, unë shkoj pavarësisht raporteve, zoti Rama ka zgjedhur që të mos vijë. Kjo është një çështje e tija, unë nuk mund të bëj analizën psikologjike të zotit Rama. Zoti Rama nuk ishte dhe kaq….

Tare – Po në studion tuaj, në “Opinion” mungon prej 4 vjetësh, përse?

Fevziu – Është një zgjedhje e tija, në gjykimin tim, në analiza dhe çfarë na është thënë… Unë nuk mund të bëj publike tani bisedat private që kam pasur me shumë njerëz..

Tare – Presidenti Topi nuk ishte dje, nuk e ftuat?

Fevziu – Presidenti Topi nuk ka pasur një ftesë të konfirmuar, ka pasur një letër që i ka shkuar si gjithë të tjerët, por nuk ka pasur insistim. Në fakt, s’dua ta them, por unë nuk kam dashur që presidenti Topi të ishte dje në promovimin e librit.

Tare – Pse?

Fevziu – Çështje personale.

Tare – Nuk e keni simpati?

Fevziu – Ndonjë simpati të madhe për presidentin Topi nuk kam pasur kurrë. As në ditët që ka qenë në politikë. Ndonjë vlerësim për kapacitetin e tij politik po ashtu kurrë. I takon shtresës së njerëzve që thonë fjalë të përgjithshme pa thelb, por kjo është një çështje e tij personale.

Tare – Aty pashë shumë politikanë të ftuar atje, për të gjithë ata atje keni simpati?

Fevziu – Jo, jo, absolutisht, unë thash që shkoi një ftesë për zotin Topi, por unë personalisht nuk kisha dëshirë që të vinte. Natyrisht, midis atyre të ftuarve, unë kam ftuar politikanët për të qenë të pranishëm, por ka një gjë, ju patë shumë politikanë, por patë kryesisht politikanë, me të cilët unë kam dhe një raport miqësor.

Tare – Kam dhe Nanon pyetje të fundit. U duk sikur patët një vëmendje të veçantë ta takonit dje me Berishën…

Fevziu – Unë kam pasur një vëmendje të veçantë dje që gjithë të ftuarit.. Unë kam me Nanon një raport që do t’u duheshin edhe 15 minuta të tjera që të flasim.

Tare – Shkurt, Nano president?

Fevziu – Absolutisht po. Do ta shprehja dhe me shkrim këtë gjë së shpejti. Po kjo është çështja ime personale.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit