Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Spartak Spaho. Agim Hyka është vënë në pranga për vrasjen e 40-vjeçarit Spaho disa ditë më parë.
Policia dyshon se vrasja mund të jetë kryer pë motive hakmarrjeje, pasi babai i Hykës ishte vrarë para disa vitesh.
Ngjarja ndodhi para disa ditësh në lagjen “11 janari”, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.
40-vjeçari Spaho u qëllua me automatik me 14 plumba nga një makinë në ecje e sipër.