Publikuar me : 01.10.2011 Ne :
Kronike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se është ndaluar dje 21- vjeçarin e shpallur në kërkim Shkëlzen Çeliku, banues në fshatin Ndërmënas, 10 km në perëndim të qytetit të Fierit. Gjykata e Faktit Fier kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vjedhjeve të mjeteve motorrike.
Sipas burimeve policore, mbi Çelikun rëndojnë akuzat për një seri vjedhjesh të motoçikletave në qytetin e Fierit e më gjerë. Ai njihet ndryshe me nofkën “gjuetari” i mjeteve motorike. Sipas policisë 21- vjeçari kishte gjetur edhe tregun për shitjen e mjeteve. Burimet pohojnë se pasi vidheshin motorat shiteshin në Durrës.