Publikuar me : 14.10.2011 Ne :
Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Autori i plagosjes së tre personave një ditë më parë në fshatin Levan të Fierit, është vënë në pranga.
Gazment Eqerem Braçe, 19 vjeç, u arrestua për “Plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Ndërkohë, mbetet i paidentifikuar bashkëpunëtori i tij. Braçe plagosi një ditë më parë pas një konflikti për motive të dobëta Bledar Gj., 23 vjeç; Albert R., 21 vjeç, dhe Albano S., 26 vjeç.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Gazment Braçe do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. /
K.Thana