Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Kronike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se janë arrestuar autorët e vrasjes së 66-vjeçarit Hamet Feleqi. Të arrestuarit janë dy vëllezërit Sami dhe Mustafa Feleqi përkatësisht 19 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se kanë vrarë për hakmarrje 66-vjeçarin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 15 tetor të këtij vitit në fshatin Ngjeqar, në vendin e quajtur “Moçalet” ku dy të arrestuarit dyshohen se kanë vrarë me mjete të forta, Hamet Feleqin, i cili ishte duke punuar tek tokat e tij.
Materialet në ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.