Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fier, ekzekutohet ne mes te qytetit biznesmeni i ndertimit

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Kronike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kristaq Thana

Një biznesmen ndërtimi është ekzekutuar pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Fierit me 14 plumba automatiku. Si pasojë e plumbave të vrasësve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, kalimtarë të rastit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen 11 Janari. Autori dhe motivi i krimit janë ende mister.

Viktima, sipas policisë, është shtetasi Spartak Spaho, 40 vjec nga fshati Zhupan. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë parë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë në lëvizje. Më pas dëshmitarët kanë parë Spartak Spahon që të rrëzohet përdhe së bashku me dy persona të tjerë. Spaho ha humbur jetën në vend ndërsa dy të plagosurit janë shtetasit Leonard Toli dhe Dritan Yzeiri.

Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar që aktualisht përdoret edhe si vend tregtimi dhe është shoqëruar me panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës. Dëshmitarët kanë thënë për policinë se viktima po kalonte i vetëm në rrugë dhe se ata nuk kanë mundur që të shohin qartë vrasësin. Ata kanë fiksuar se makina e vrasësve është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës Aulona, rrugë që lidh Fierin me qytetin e Vlorës.

Policia ka marrë nga vend i ngjarjes gëzhojat për ekspertizë të mëtejshme. Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe policie, por deri dje në darkë nuk kishte asnjë njoftim për identifikimin e autorëve.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit