Publikuar me : 21.09.2011 Ne :
Kronike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
Burime nga qyteti i Fierit bëjnë të ditur se në mesditën e sotme është gjetur në lumin që kalon në fshatin Hambaraj të Komunës Cakran rrethi Fier, kufoma e një mashkulli të mbytur rreth 45-50 vjeç.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit. Nga shërbimet e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Fier, u kryen veprimet e para hetimore. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që viktima të jetë mbytur.
Nga këto shërbime vazhdon puna për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.