Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia ka sekuestruar mbrëmë në Fier 1 kg lëndë narkotike të llojit heroinë, ndërsa ka vënë në pranga personin që e transportonte.
Arsen Hoxha, 27 vjeç, është arrestuar nga policia në aksin Ballsh-Patos, teksa transportonte drejt Tiranës sasinë e drogës.
Sipas policisë, droga ishte e destinuar për t’u shitur në kryeqytet.
Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për akuzën e prodhimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.