Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Politike - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjykata e Fierit ka rrëzuar akt- padinë e këshilltarëve të majtë. Tashmë, Këshilli i Bashkisë së Fierit do të drejtohet nga kryetari i zgjedhur në datën 19 shtator, ndërsa paditësit kanë afat të ankohen në Gjykatën e Apelit brënda 15 ditëve .
Në krye të këtij Këshilli do jetë si kryetar Vasil Ndreko, por pala tjeter e cila është e majta, duhet t’i drejtohet Apelit në Vlorë brënda 15 ditëve për të ankimuar vendimin.
Gjyqtari i kësaj çështje, Gentian Hamitaj dëgjoi të dy palët, atë të përfaqësuesit të majtë me avokat Andius Olldashi, i cili i kërkoi Gjykatës të pranojë kërkesë padinë dhe të mos njohë mbledhjen e datës 19 shtator, ndërkohë pala e paditur (të djathtët) me avokat Perian Teta, kërkuan që kërkes- padia e palës paditëse duhet rrëzuar si e pa mbështetur në ligj, pasi sipas tij, mbledhja e datës 19 shtator ishte në perputhje me ligjin.
Gjyqtari Hamitaj, në fund vendosi që të rrëzojë kërkesën e këshilltarëve të majtë që kërkonin pavlefshmëri absolute të vendimeve të prodhuara nga një mbledhje e datës 19 të Këshillit Bashkiak fierak. Jo vetëm kaq, por ai hoqi edhe masën e pezullimit, vendosur po nga kjo gjykatë e cila kishte fuqinë ligjore, deri në shpalljen e vendimit për çështjen në themel.
K.Thana