Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë është finalizuar me sukses operacioni “PAFAJËSIA”, gjatë të cilit është bërë arrestimi i shtetasit Edmond Toska, vjeç 51, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier.
Ky shtetas akuzohet se u kishte marrë një shumë prej 3.000 Euro dhe 100.000 lekë (të rinj), të afërmve të një personi të akuzuar për vjedhje, për t`ua dhënë ryshfet personave përgjegjës, që do të bënin të mundur lirimin nga burgu dhe pushimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.S.
Operacioni për arrestimin e këtij shtetasi u zhvillua sot, në qytetin e Fierit, pas një hetimi disa mujor me teknikat speciale të hetimit, të zhvilluar nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier e Vlorë.