Publikuar me : 01.12.2011 Ne :
Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, ndërsa është ekzekutuar me 14 plumba një person dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ky është bilanci tragjik i kësaj vrasje, ndërsa ende nuk bëhen të dituara shkaqet e këtij akti.Mësohet paraprakisht se viktima e indentifikuar është Spartak Xhaho, 40 vjeç, mbi të cilin është shtënë me një automatik nga një makinë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi pranë lagjes “11 Janari”, tek ish-hotel “Vjollca”.
Policia e Fierit ndodhet në vendngjarje dhe po merr dëshmitë e para për të mësuar më shumë rreth automjetit nga ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku.