Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fillojne negociatat mes Kurumit dhe Sindikates

Publikuar me : 10.08.2010 Ne : Kronike - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Raundi i pare perfundoi ne oret e vona te mbremjes pa asnje marreveshje. Pritet qe bisedimet te vijojne


ELBASAN - Pas 7 ditesh greve, realizohet raundi i pare i negociatave mes Kurumit dhe Sindikates se mertalurgeve ne Elbasan. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e firmes ku kane marre pjese nje perfaqesi e greves dhe drejtues te firmes. Taf Koleci, kreu i sindikates se Industrise qe udheheq greven tha se palet kane shtruar kerkesat dhe pretendimet e tyre dhe pas diskutimesh te gjata nuk eshte arritur ne nje marreveshje per te mbyllur greven.


Ai deklaroi se negociatat do te vazhdojne ne nje raund te dyte ku edhe do te shtrohen serish kerkesat e punetoreve. Nder kerkesat e veshtira per tu negociuar ka qene rritja e pagave. Punetoret greviste kerkojne rritje 30-40 perqind ne forme progresive ne baze te kualifikimit, ndersa Kurum-i ka bere leshim deri ne 4perqind rritje, kjo te pakten sipas burimeve nga sindikalistet.


Nderkohe, per pagat e bllokuara te metalurgeve, Tafe Koleci tha se do te ndermerret edhe nje hap i rendesishem per bllokimin e cdo qarkullimi brenda ne firme ne rast se ato nuk kalojne deri te marten. Lidhur me shqetesimin e pagave, te premten punetoret duhet te merrnin pagat. Kjo vonese eshte edhe nje gje qe rendon me teper mbi ata.


Ne menyre selektive i jane dhene pagat vetem 10 veteve. Duan te bejne presion qe ti perulin punetoret me forma antiligjore. Ne keto raste Kodi i Punes percakton gjoba te jashtezakonshme ndaj pronareve,- u shpreh Koleci. Lidhur me nderhyrjen e ministrive apo institucioneve, ai tha se nje pjese e Ministrise se Punes eshte bere pale me firmen.


Te gjithe perfaqesuesit e ministrive qe kane ardhur ketu, nuk kane zgjidhur asnje lloj gjeje. Ministria nuk ka asnje lloj tagri dhe force per te nderhyre, por te mos them edhe kete tjetren qe nje pjese e Ministrise se Punes jane bere pale me firmen. Madje, ka pasur edhe tentativa per thyerje greve nga ministria, pronaret dhe nga forcat e rendit.


Per kercenimin mbi largimin e kompanise nga Shqiperia, Tafe Koleci, tha se kjo deklarate eshte nje forme presioni pasi, kur e kane blere kompanine, eshte lidhur nje kontrate. Ata marrin penalitete dhe brenda kontrates nuk largohen dot. Pritet qe pas perfundimit te negociatave punetoret te vendosin fillimin e greves se urise.


Tashme ata kane zgjedhur ambientet dhe jane percaktuar personat qe do te ndermarrin greven ne ambientet e firmes Kurum. Raundi i dyte i negociatave pritet te zhvillohet te marten. Ne rast te deshtimit te tyre, sindikata ka deklaruar si hap te radhes greven e urise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit