Millennium
Just go with it fillon te shfaqet sot ne ekranin e kinemase Millennium. Eshte nje komedi romantike mbi dashurine, besimin, tradhtine dhe genjeshtren. Regjisori Dennis Dugan ka angazhuar aktore qe prej vitesh luajne ne kete zhaner, Jennnifer Aniston dhe Adam Sandler, po edhe Nicole Kidman e cila i kthehet komedise pas shume vitesh.
Deni (Adam Sandler) eshte nje kirurg plastik, beqar, qe adhuron te bukuren ne jete dhe grate e bukura. Ai ka nje menyre per te perfituar sa me shume nga grate, pa e future veten ne telashe. Shtiret si te jete i martuar, madje nuk ngurron te vere unazen e marteses, deri diten kur takon Palmer (Brooklyn Decker), nje 23-vjecare qe e ben ta humbe mendjen.
Filmi eshte bazuar mbi nje tjeter prodhim te vitit 1969, Lule Kaktusi me regji te Gene Saks. Me rolin e saj ne kete film, pikerisht ate te Palmer, Goldie Hawn eshte vleresuar me nje Oskar. Skenari eshte shkruar nga Allan Loeb, Timothy Dowling. Ne role te tjera interpretojne Bailee Madison, Kevin Nealon, Dave Matthees, Minka Kelly, Rachel Dratch. Filmi zgjat 110 minuta.
Marubi
Ishulli, filmi i regjisorit danez Vincent Moon, 2010, 50 minuta, shfaqet sonte, ora 19 00 ne Kinemane e Akademise se Filmit dhe Multimedias Marubi. Neser, ne bashkepunim me Ambasaden e Spanjes ne Shqiperi, Akademia shfaq Ushtaret e Salamines (Soldados de Salamina) i regjisorit David Trueba, 2003, 112 minuta.
Imperial
Ne Kinema Imperial vazhdon shfaqja e filmit shqiptaro-italian, Ballkan Bazaar i regjisorit Edmond Budina. Joli (Catherine Eilkening) dhe Orsola (Veronica Gentili), nene e bije, vijne ne Shqiperi me ne mision personal, te terheqin eshtrat e babait dhe gjyshit.
Kerkimi i fut ne nje aventure per te cilen Budina eshte bazuar ne historine e zhvarrimeve ne Kosine te Permetit pak vjet perpara, ku eshtrat e vendasve u moren per eshtra te ushtareve greke. Interpretojne Edmond Budina, Visar Vishka, Erand Sojli, Artan Islami, Valentina Xhezo, Hajrie Rondo, Karafil Shena, Laert Vasili, Nikolla Llambro, Vasil Cuklla, Viktor Caro, Liliana Ristani, Marko Bitraku.