Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Financimi i partive, ne shtator drafti ne komision

Publikuar me : 12.08.2008 Ne : Politike - 629 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Debati mes paleve dhe pikat ku priten nderhyrje ne ligj

Rregullimi ligjor i çeshtjes se financimit te partive politike pritet te konkretizohet ne muajin shtator. Burimet prane dy partive kryesore sqarojne se komisioni parlamentar per reformen zgjedhore do mund t‘i jape udhe ketij debati, duke caktuar rregullat e lojes. Diskutimet aktualisht jane perqendruar te menyra e nderhyrjes ne ligj. Nje variant permban krijimin e nje ligji te veçante per financimin e partive ne periudha zgjedhore dhe jashte tyre. Opsioni tjeter eshte ai i nderhyrjes me amendime ne Kodin Zgjedhor per sa u takon shpenzimeve ne fushata dhe krijimi i nje ligji qe sherben si rregullator per pjesen tjeter te veprimtarise se partive jashte fushatave.

Debati

Burimet nga komisioni i reformes sqarojne se ne momentin e skicimit te axhendes se punes eshte hedhur çeshtja e financimit. Mesohet se nga Keshilli i Ministrave ekziston vullneti i hartimit te ligjit dhe eshte punuar ne kete drejtim. Drafti ende ne perpunim e siper nuk eshte bere publik, por mund te kthehet ne objekt pune per anetaret e komisionit te posaçem. Do te jene deputetet e shumices dhe pakices ata qe do te vendosin nese do krijojne nje ligj qe permbledh gjithe aspektet e financave per partite, ose do realizohen nderhyrje te ndara nga njera-tjetra. Parimisht mesohet se nga anetaret e shumices ne komision eshte pranuar hartimi i vetem nje ligji, ndersa pritet pergjigjja e perfaqesuesve te opozites. Ajo çka vlen per t‘u theksuar eshte nje lloj konsensusi edhe ne distance mes paleve per te nderhyre ne kete mekanizem te financimit.

Nderhyrja

Nje prej objektivave ne nderhyrjen qe po programohet ne kuader te financimit eshte vendosja e rregullave per donacionet. Ne kete drejtim ka shume ide, por qe konkludojne te qellimi per te bere sa me te besueshem deklarimin e kontributit te subjekteve apo personave ne drejtim te partive politike. Synohet qe te sanksionohen edhe masa qe kushtezojne llojin e donacioneve, shumen e tyre, deri edhe statusin juridik te atyre qe i japin. Nje opsion parashikon rritjen e normes se dhurimit dhe theksimin e faktit se donatore nuk mund te jene biznese qe kane perfituar tendera publike per nje kohe te caktuar. Kufizimi nga perfitimi i tenderave mendohet te behet ne kohe para financimit dhe pas financimit qe i behet partise nga subjekti i biznesit. Tjeter drejtim ku perqendrohet debati eshte mekanizmi i auditit dhe transparences se transaksioneve financiare qe bejne partite ne periudhe fushate apo jashte saj. Edhe ne kete drejtim jane menduar disa alternativa qe nga krijimi i nje institucioni te posaçem, qe merret me auditin e financave te partive, deri te sanksionimi ne ligj i detyrimit te partive per te bere publike dokumentet financiare. Nje mundesi qe pritet te debatohet eshte edhe detyrimi qe ka Drejtoria e Tatimeve per te kontrolluar veprimtarine financiare te subjekteve politike. Nisma gjithsesi do te synoje te zhvendose transaksionet financiare te partive drejt sistemit bankar prej ku edhe mund te kontrollohet me lehte.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit