Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Sociale - 157 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Skema e re, nese nuk plotesojne kriteret e cilesise rrezikojne te mbyllen edhe universitetet publike


Modeli kilian i financimit te arsimit te larte kundershtohet nga rektori i UT.
Kule Cenohet autonomia

Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka hapur dje zyrtarisht debatin publik per modelin e financimit te universiteteve publike dhe private. Ne konferencen e organizuar nga MASH, Reforma Financiare e Arsimit te Larte thane fjalen e tyre nje pjese e mire e aktoreve qe do te perfshihen ne kete proces, si Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Financave, Ridvan Bode, si dhe aktoret qe do te preken drejtperdrejte nga ky model i ri, rektoret e universiteteve publike, Dhori Kule, Petrit Malaj etj.


Ky eshte nje fond per zhvillimin strategjik te universiteteve eshte nje mekanizem financimi konkurrues qe do te destinohet per zhvillimin e universiteteve. Financimi konkurrues do te destinohet per zhvillimin e institucional, perfshi ketu edhe investimet per infrastrukturen e universiteteve publike, hapjen e programeve apo zhvillimin ne universitetet rajonale ose iniciativat e tjera ne perputhje me politikat arsimore kombetare, - tha Tafaj.


Por, gjate konferences se djeshme ka pasur edhe zera kunder kesaj skeme financimi. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, i cili ka kundershtuar modelin kilian me arsyetimin se ky model favorizon universitetet private fitimprurese te paakredituara nga agjencite e huaja.


Financimi i institucioneve fitimprurese eshte nje diskutim qe shkon pertej debatit te arsimit te larte. Ata qe kane akses ne fondet publike duhet te kene statusin e nje OJF-je. Pyetja qe shtrohet tani eshte A duhet financuar fillimisht arsimi parauniversitar dhe me pas ai universitar, tha Kule.


Gjate fjales se tij, Tafaj shpjegoi ne menyre te perqendruar se cfare do te ndodhe me skemen e re te financimit te institucioneve te arsimit te larte, e cila per momentin njihet si modeli kilian.


Leket do te ndjekin studentet dhe institucionet, u shpreh Tafaj. Por, si do te ndodhe kjo? Sipas skemes se hartuar nga MASH, ne perfundim te procesit te rating-u do te jene percaktuar universitete qe plotesojne nje nivel minimal te cilesise se arsimit. Dhe do te jene keto universitete (private apo publike) qe do te perfitojne nga skema e financimit.


Leket ndjekin studentet


Deri kete vit akademik skema e financimit te universiteteve publike ka pasur ne thelb financimin nepermjet fondeve publike institucionin. E thene ndryshe me pare ishin universitetet qe benin nje preventiv te shpenzimeve per aktivitetin e tyre e programet arsimore dhe kerkonin fonde te caktuara nga qeveria.


Ndersa tani, do te financohen studentet dhe jo universitet, u shpreh Tafaj. Skema ne kete rast eshte permbysur. Universitetet do te financohen mbi bazen e numrit te studenteve qe kane. Do te ngrihen grupe pune, te cilat do te percaktojne koston e studimit per nje student ne nje vit akademik.


P. sh., nese fakulteti i Mjekesise ka 60 studente, ku kostoja e studimit te nje studenti per nje vit akademik eshte 6500 euro, qeveria do te financoje 6000 mije euro, ndersa pjesen tjeter do ta plotesoje vete studenti nepermjet asaj qe quhet tarifa e shkollimit.


Pra, per studentin nuk ndryshon asgje, pasi ai serish do te vazhdoje te paguaje tarifen e shkollimit si me pare, tarife qe sipas premtimeve te qeverise do te mbetet e pandryshuar, te pakten edhe per kete vit akademik.


Cilesia


Pas perfundimit te procesit te rating-ut, nese nje universitet privat nuk do te plotesoje cilesine e duhur, ai nuk do te behet pjese e skemes se financimit.


Ndersa per universitetet publike eshte parashikuar nje tjeter strategji. Duke qene se sistemi arsimor i larte ne Shqiperi funksionon prej me shume se pese dekadash, mund te konsiderohet edhe si nje pasuri kulturore e vendit.


Per kete, universitetet publike, te cilat pas testimit do te renditen poshte vijes se cilesise minimale, do te kene nje mundesi te dyte. Ketyre universiteteve (ne rast se do te kete) do tu lihet ne dispozicion nje periudhe trevjecare per te permiresuar cilesine e tyre. Ne rast se edhe pas kesaj periudhe situata eshte e njejte, MASH do te vendose mbylljen e universiteteve.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 45 here.
Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne boteAustrali, foto arkiv Australia është vendi më i lumtur në botë, sipas një studimi të ri. Australia doli përpara Norvegjisë dhe SHBA në Indeksin vjetor “jetë më të mirë”, i përpiluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Duke prekur problemet ekonomike aktualisht që sundojnë në Evropë, studimi i OECD rendit Australinë në bazë të kategorive duke përfshirë strehimin, punë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe Balanca punë-jetë. Duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit