|
Financimi, partitë drejt fushatës pa rrëfyer kontratat e vjetra
Publikuar me : 09.02.2009 Ne :
Politike - 556 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Partite politike jane 141 dite larg nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por kane filluar te mendojne seriozisht per fushaten. Lideret e tyre numerojne mbrapsht ditet deri ne 28 qershor dhe syte u jane bere kater drejt kutive te votimit. Pertej kesaj situate pragelektorale, askush nuk e sqaron gjendjen financiare me te cilen keto parti shkojne drejt zgjedhjeve. Gjasat duken hapur, se shpenzimet elektorale do te jene si zakonisht marramendese. Teksa do te hapen kutite e votimit dhe do te shpallet rezultati final, pakkush do ta kete mendjen per te bere transparence shpenzimesh. Ne kushte te tilla, retorika politike ne fushaten per lufte ndaj korrupsionit do te tingelloje diçka jo e sinqerte per drejtuesit e partive. Kreret e Partise Demokratike nuk e kane bere as sot e kesaj dite publike kontraten me kompanine "Barbour Griffith & Rogers", me te cilen realizuan fushaten elektorale te 3 korrikut 2005. Ndonese u akuzua publikisht prej partive te se majtes, Kryeministri ne detyre, Sali Berisha, nuk pranoi te deklaroje termat konkrete te kesaj kontrate te bujshme. Ne erresire te plote ishte edhe afati mbi te cilin u shtri kjo marreveshje dhe natyrisht burimi i parave me te cilat u pagua. Kompania amerikane "Barbour Griffith & Rogers", e cila merret me organizimin e fushatave elektorale, eshte themeluar ne vitin 1991. BG & R ka nje pervoje jo te vogel ne organizimin e fushatave elektorale ne Ballkan, teksa ka punuar ne Mal te Zi ne fushaten perkrah Kryeministrit aktual Milo Gjukanoviç, per Boris Tadiç, si dhe per Branko Cervenkovskin. Duke iu referuar zgjedhjeve te korrikut 2005, as Partia Socialiste nuk rezulton te kete deklaruar se nga erdhen te ardhurat per pagimin e kompanive te huaja qe u moren me skenografine, apo ftesa e papritur per kengetaret italiane Paola dhe Kiara. Performanca e tyre ne nje "show", qe zgjati vetem pak ore, mendohet te kete kushtuar jashtezakonisht shume ne aspektin financiar, per shkak se dy kengetaret ishin ne top listen e momentit. Ndonese nuk u sqaruan burimet dhe kontratat e nenshkruara ne 2005-en, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kishin asnje kompleks te benin nje fushate edhe me te bujshme ne zgjedhjet lokale te vitit 2007. Sfida e 18 shkurtit, e cilesuar si me e kushtueshmja e deritanishme, u shoqerua nga nje mjegull totale ne raport me transparencen para publikut. Socialistet ne opozite u keshilluan nga kompania amerikano-izraelite "Arthur J.Finkelstein and Associates", ndersa demokratet kishin ne ndihme kompanine BG & R dhe "March Coppsey and Associates". Referuar zgjedhjeve te fundit per pushtetin lokal, organizata "Transparency International" ne Tirane, vleresonte se "jane thyer bastet e vendosura ne lidhje me parate e shpenzuara ne historine e fushatave elektorale". Ne raport nenvizohej fakti se deklarimet e burimeve te financimit dhe shumat perkatese per partite e medha vazhdojne ashtu si ne zgjedhjet e fundit parlamentare te jene serish te dyshimta dhe jo ne perputhje me shpenzimet faktike dhe reale te tyre. Ne kundershtim me Kushtetuten dhe detyrimet ligjore, partite financohen ne kesh, duke shmangur veprimet bankare, si dhe nuk dorezojne bilancet perkatese ne zyren e tatimeve. Rezulton qe partite nuk jane te besueshme ne informacionin per financat e tyre si gjate fushatave, por edhe gjate aktivitetit te tyre te perditshem financiar. Keto subjekte marrin donacione nga shteti vetem ne prag fushatash zgjedhore, nisur nga rezultatet e meparshme. Ne raport me shpenzimet, keto te ardhura, duke shtuar edhe prurjet e zakonshme nga kuotat e anetaresise, nuk justifikohen dhe krijojne hendek. Ne zgjedhjet e fundit per pushtetin lokal, 24 ore para mbarimit te afatit, 7 parti nga 48 subjekte te regjistruara per zgjedhje dorezuan raporte, perfshi dhe dy nga partite e medha: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim. Sipas ketyre te dhenave, shpenzimet me te medha ne fushate ishin bere nga PS-ja rreth 45 060 311 leke, PD-ja me 34 069 335 leke, LSI-ja 11 055 515 leke etj. Ndonese me shpenzime me te vogla, as partite e tjera pertej dy te medhave nuk bene ndonje lloj transparence, duke u rreshtuar ne te njejten kategori. Nisur nga numri i anetaresise dhe nga niveli i mbledhjes se kuotizacioneve, parti te tilla, si Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Demokristiane nuk mund t‘i justifikojne shpenzimet e kryera.
LSI
Kontrata me "Greenberg
Quinlan Rosner"
Levizja Socialiste per Integrim nuk mbetet pas dy forcave te medha politike per sa u takon shpenzimeve ne fushatat zgjedhore. Pak dite me pare, ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i kesaj partie, konfirmoi se ka nenshkruar nje kontrate me nje kompani amerikane per fushaten zgjedhore. "Po, eshte e vertete. Ne kemi mbyllur nje marreveshje mirekuptimi me nje nga kompanite me te njohura ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e cila asiston dhe perkrah kandidate progresiste, si ne SHBA, por edhe Evrope, e ne vende te tjera", u shpreh Meta. Ai konfirmoi se me kompanine "Greenberg Quinlan Rosner research" eshte rene dakord per te realizuar dhe nje strategji teper te gjere per sa i takon mbrojtjes se votes nga manipulimi. Sipas tij, çdo gje do te behet transparente per publikun ne momentin e duhur. "Por, mund t‘ju them se u realizua ai premtim qe ne kemi dhene, se do te bejme çdo gje per te ofruar garanci shtese, qe procesi zgjedhor ne Shqiperi te jete i mbrojtur nga ato qellime te keqija te dy partive, binjake per sa i takon konceptit teper te ngushte qe kane per zgjedhjet dhe per demokracine", theksoi Meta. Pavaresisht asaj çka deklaroi kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, ende nuk eshte bere publike permbajtja e kontrates se nenshkruar. Partite politike duken me te gatshme te debatojne per çeshtjet e dites se sa te bejne transparencen e financave. Duhet pritur deri para zgjedhjeve te ardhshme per te kuptuar nese Levizja Socialiste per Integrim do ta beje publike, siç ka premtuar Meta, kontraten me "Greenberg Quinlan Rosner research".
Kodi
Si funksionon
auditimi i
shpenzimeve
Sipas Kodit te Ri Zgjedhor, subjektet zgjedhore mund te marrin per qellime te fushates se tyre zgjedhore fonde vetem nga persona fizike, ose juridike vendas. Per qellim te ketij Kodi, do te konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Shuma qe çdo person fizik, ose juridik mund t‘i jape nje subjekti zgjedhor nuk mund te jete me e madhe se 1 milion leke, ose kunder vlefta ne sende apo sherbime. Ndalohet dhenia e fondeve nga nje person juridik, apo çdo aksioner i tij, perveç rasteve kur aksioneri i zoteron keto aksione si rezultat i ofertes publike dhe ndodhet ne nje nga kushtet e meposhtme: a) ka perfituar fonde publike, kontrata publike, apo koncesione ne 5 vitet e fundit me vlere mbi 10 milione leke; b)ushtron aktivitet ne fushen e medias; c) ka qene partner me fonde publike ne projekte te ndryshme; ç) ka detyrime monetare ndaj buxhetit te shtetit, ose ndaj çdo institucioni publik. Çdo subjekt zgjedhor duhet te regjistroje ne nje regjister te posaçem, miratuar si model me vendim te KQZ-se, shumen e fondeve te perfituara per çdo person fizik, ose juridik, si dhe te dhena te tjera qe lidhen me identifikimin qarte te dhuruesit. Ne çastin e dhurimit, dhuruesi nenshkruan nje deklarate, ku zotohet se ai nuk ndodhet ne nje nga rrethanat e percaktuara dhe mban pergjegjesi personale per deklarim te rreme. Lista e personave qe dhurojne shuma jo me pak se 100 mije leke, si dhe vlera perkatese duhet te behet kurdohere publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlere me te madhe se 100 mije leke duhet te behet vetem ne nje llogari te posaçme te hapur ne nje banke nga subjekti zgjedhor. Jo me vone se 45 dite pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve per çdo subjekt zgjedhor, KQZ-ja emeron me short nje apo me shume eksperte kontabel te licencuar, per te kryer auditimin e fondeve te perfituara dhe te shpenzuara per fushaten zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet ne KQZ brenda afatit te percaktuar ne vendimin e emerimit. Raporti nuk mund te perfshije te dhena personale te dhuruesve nen vleren e parashikuar ne Kod. Subjektet zgjedhore duhet te vene ne dispozicion te ekspertit te emeruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente, apo te dhena qe kane te bejne me financimin dhe shpenzimet e fushates zgjedhore sipas ketij Kodi.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|