Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fjalekalimet, si te mbrojme te dhenat tona

Publikuar me : 30.11.2011 Ne : Sociale - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fjalëkalimi është porta për të hyrë në të dhënat tona dhe si e tillë duhet të jetë e blinduar mirë. Rregulli i parë për gjetur një fjalëkalim të pathyeshëm është zgjedhja e një të tilli për çdo llogari, me kusht që ky të mos jetë diçka e shtrenjtë për ju, çka e bën të lehtë për njerëzit që ju njohin. Dhe nëse kujtesa nuk është pika juaj e fortë, duhet kategorikisht të shmangni dokumente të tipit password.doc, aq më tepër kur ato vendosen në vende të dukshme.

 

Numra dhe shkronja

Nëse zgjidhni një fjalëkalim shumë të thjeshtë, dikush tjetër mund ta zbulojë. Nëse synoni tek të vështirët, mund ta harroni. Ç’duhet bërë? Ekspertët e sigurisë këshillojnë fjalëkalime me të paktën 8 karaktere, në të cilët mundësisht të alternohen numrat dhe shkronjat. Një nga truket më të thjeshta mund të jetë përdorimi i fjalëve të zakonshme, por të shkruara në të kundërt aspo zëvendësimi i shkronjave me numra. Psh një fjalëkalim si “bernard”, mund të bëhët “dranreb”, apo “b3rn@rd”, apo më mirë akoma “dr@nr3b”. Ideja është zëvendësimi i a-së me @, o-së me zero, e-së me 3 etj.

 

Ide për fjalëkalime

Një tjetër sugjerim i ekspertëve është krijimi i një fjalëkalimi që të jetë një fjali e plotë, nga e cila merren shkronjat e para të çdo fjale. Kjo fjali mund të jetë një thënie e preferuar apo një titull kënge a filmi. P.sh.  Thënia e Aristotelit “Fatkeqësitë tregojnë kush janë shokë të vërtetë” mund të shndërrohet në fjalëkalimin ftkjshtv, që i kombinuar me numra në vend të disa shkronjave bëhet shumë i vështirë për t’u thyer.

 

Ekzistojnë disa programe që ndihmojnë në ruajtjen e fjalëkaimeve pa vënë në provë kujtesën. Një ndër më të mirët është KeePass Password Safe. Në bazë të këtyre programeve qëndron memorizimi i të gjitha fjalëkalimeve që një personi mund t’i duhen, të cilat ruhen në një database të kriptografuar që mbrohet nga një fjalëkalim i posaçëm. Praktikisht,duhet mbajtur mend vetëm një fjalëkalim, ai i llogarisë së fjalëkalimeve.

 

Fjalëkalimet më të dobëta për vitin 2011

Sipas një kërkimi të kryer nga SplashData, fjalëkalimi më i dobët është vetë fjala password. Në vend të dytë është 123456, i ndjekur nga 12345678, kur kërkohet një fjalëkalim me 8 karaktere. Më tej, listës i shtohet abc123 etj.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 45 here.
Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne boteAustrali, foto arkiv Australia është vendi më i lumtur në botë, sipas një studimi të ri. Australia doli përpara Norvegjisë dhe SHBA në Indeksin vjetor “jetë më të mirë”, i përpiluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Duke prekur problemet ekonomike aktualisht që sundojnë në Evropë, studimi i OECD rendit Australinë në bazë të kategorive duke përfshirë strehimin, punë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe Balanca punë-jetë. Duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit