Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fleta e pare e historise se urbanistikes moderne

Publikuar me : 03.05.2010 Ne : Kulture - 243 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Idete mbi urbanizimin e nje arkitekti shqiptar ne vitet 30. Qemal Butka i sheh qytetet e vendit te asaj epoke si vepra kaotike, te krijuar nga interesa te ndryshme.

Kurse kryeqytetin nje vend ku mungon harmonia e injoruar dhe e egersuar


Ne revisten Perpjekja shqiptare Nr. 16 Prill 1938 arkitekti Qemal Butka boton artikullin Fshati Qyteti Kryeqyteti. Dy fjale mbi urbanismen.


Artikulli eshte 6 faqe, i ndare ne kater pjese. Ne pjesen e pare ai shpjegon ceshte sipas tij urbanisma. Ne pjesen e dyte historikun se si kane lindur qendrat e banuara. Ne pjesen e trete flet per domosdoshmerine e projektimit. Ne pjesen e katert merret me analizen e kryeqytetit te Tiranes.


Duhet te theksojme se ky eshte artikulli i pare shkruar nga nje arkitekt shqiptar qe mundohet te jape mendime dhe shpjegime per problemet e urbanistikes dhe arkitektures. Ketu ai mundohet shkurtimisht dhe per lexuesin e gjere te jape disa nocione dhe rregulla per urbanistiken.


Eshte e cuditshme se po ato probleme qe shtrohen sot per shfrytezimin kaotik te territorit kane qene edhe atehere. Sigurisht jo ne kete mase si sot se Shqiperia ish 1.500.000 banore, por sidoqofte kane ekzistuar.


Ai thekson se qytetet e Shqiperise jane vepra kaotike, se jane krijuar nga interesa te ndryshme. Ne kryeqytet mungon harmonia thote ai. Harmonia eshte injoruar dhe egersuar dhe se crregullimi eshte i papermbajtur... vazhdojme me salto mortale zbatimesh...


Ai kerkon berjen e planit rregullues per Tiranen dhe shpalljen e nje konkursi Internasional ose terheqjen e urbanisteve te shquar per planin rregullues.


Mendoj se ky artikull eshte fleta e pare e historise se urbanistikes moderne, prandaj edhe duhet te njihet nga arkitektet, studentet, bashkiaket, dhe publiku i gjere.
Kam ruajtur leksikun dhe grafine e origjinalit.


Fshati, qyteti, kryeqyteti. Dy fjale mbi urbanismen


URBANISMA e shekullit te XX gjetiu dhe urbanisma ne Shqiperi; nje krahasim, vetem ne disa radhe Teper pak per te patur pretendim tjeter vec atij te prekjes se nje problemi me aq shume rendesi per mbarevajtjen e jetes se Kombit Shqiptar.


Se sa per sgjidhjen e problemit urbanistik perndryshe, ay nuk eshte as i lehte, as i thjeshte; nuk i delet as me pune, as me aktivitet vetem. Vec mjeteve, lot rolin kryesor vullneti i mbeshtetur ne njoftime te thella shkencore e teknike.


Natyrisht dihet mire se Shqiperia perparimet duhet ti ndjeke pas ligjeve te pergjitheshme te cdo zhvillimi graderisht dhe paralel ne gjithe drejtimet e faktoreve te jetes se saj.


Kuptohet lehte dhe se procesi i shvillimit civilizator e kulturor kerkon sasin e kohes se mjafte per te plotesuar. Cak ketu vec, qendron nje fare fatkeqesie per Urbanismen tone Qe Urbanisme do me thene fillim, projektim, plan per themelim ose rregullim qytetesh.


Kurse nderkohe per veprat tona lipset te themi se duhet te mos vazhdojne te zbatohen dhe te mbarohen pa keta themele fillimtare, pa plotesimin e planeve, te rregullave dhe te ligjeve urbanistike.


Se keshtu ngjan qe nuk mund te permbahet fatkeqesia e hedhjes poshte pasurish kombetare, e derdhjes pa vend ose me drejtim te gabuar, ndofta edhe pa kriter - i vlerave private ose publike. Por te kthehemi sefte ne theme Urbanisma pergjithesisht.

Perpjekja e njeriut per mbrojtje kundra elementeve te natyres, lindje e kuptimeve te para shoqerore, zgjim i ndjenjes - ne dashc i instinktit - qe se bashku jetohet, luftohet dhe fitohen mjetet e jeteses me mire, pruri vendosjen njerezore grumbull ne pleng e ne shtepi.


Veperim i ketille sic fillon qe nga cveshja e vendeve prej pyjeve te eger dhe shkon gjer ne krijimin e qyteteve modern me themelet e te gjitha perparimeve civilizatore dhe kulturore - kjo eshte Urbanisma ne kuptimin e permbledhur te fjales. Format e para te vendosjeve ne kohet e lashta kane qene katunde te krijuara me teper si mjete mbrojtje.


Kurse qyteti modern nuk eshte me fortese kundra armikut, kundra kacakeve, kundra demoneve; eshte nje krijese qetesise, thjeshtesisht e bukur, eshte vend i lirise se permbledhur, te ngushtuar vullnetarisht per te shkuar jeten ne paqe hapur ndaj miresive dhe bukurive te natyres dhe mbyllur per tu mbrojtur prej elementeve te saj. Keshtu jane qytetet e kohes se sotme.


Sa per ne Shqiperi, ka shume arsye qe punet ndryshojne mjaft. Theksuam qysh ne fillimin e ketyre radheve Jemi larg.


Dy shprehje vetem prej literatures se huaj te Urbanismes na i japin kete kuptim Kur flet per qytetet e Gjermanise, dijetari Dr. Most shton keto fjale Ne fillimin (origjinen) e kultures, vendosjet urbanistike (Siedlungen) kane qene katunde te banuara prej bujqesh prane tyre kish dhe zejtare te ndryshem.
Bujqer dhe zejtare po thuaj se qytetet e Shqiperise sot, ashtu sic kane qene katundet e Gjermanise dikur.


Se ja qysh e spiegon Dr. Most me nje fraze tjeter zhvillimin e qyteteve
Me te fituar njoftime mbi natyren, mbi fuqit dhe thesaret e saj; me perdorimin e ketyre njoftimeve te mbeshtetura ne mundesite shkencore e teknike, u vu ne rend ndarja e punes.


Gjendja gjeografike e vendit, ku kish mundesi komunikasionesh (det, lume i lundrushem etj.), ose ku ndodheshin thesaret e natyres 9 hekur, dru, etj.) zejtaria e shvillua ne industry - atje dhe atebote katundet u bene qytete.


Natyrisht shkaket dhe rrethanat e themelimit ose te shvillimit te qyteteve jane shume te ndryshme. Vec faktoreve klime, pasuri, mbrodhesi tokesore dhe gjendje gjeografike, ka edhe aresye politike. Porse faktoret me rendesi per Urbanismen, jane nevojat, materjalet dhe teknika lokale. Prej atyre rrjedhin format.


- Ndarja e qyteteve pas artit te teknikes dhe te arkitektures ne elementet organike bloke ndertesash, konstruksione rrugesh, sheshesh, parkesh etj. - kane qene te njellojshme ne cilesi.


Dy grupe qytetesh - ne dashcim te ndajme - jane me kryesoret qe dallohen vetem prej aresyes se krijimit te tyre; a) qytete natyrale te krijuar vetiu; b) qytete artificjale, te themeluar me projekt.


Aresyet e vecanta te themelimit jane ato qe u kane dhene qyteteve shenjat karakteristike dhe ne tipare.


Mungesa e rregullit dhe e proporsionit p.sh. ne formen e shesheve, ne ndarjen dhe drejtimin e rrugeve, jane shenjat qe bjene pernjehere ne sy ne qytetet natyrale, te krijuar vete.


Kurse qytetet e zbatuar mbi kriteret e shkences se Urbanismes, me skema, drejtime dhe systeme te paramenduara - kane rregull ne funksion, dhe bukuri ne pamje.


Ndonese bloket e ndertimeve te katercipta - me rruge te drejta e rektangulare - jane shenja dalluese per qytetet modern, te zbatuar me plan rregullues, ky lloj ndertimi qytetesh eshte shume i vjeter; rrjedh prej nje ritus te shenjteruar, qe kur vendosjet dhe qendresat romake kane qene themeluar me drejtimet kryesore rrugesh, very - juge e lindje - perendim (cardo e decumanus).


Per kete aresye, qytetet e renaissance-s qe jane rilindja e artit klasik, kishin per baze vetem kete system te vjeter rektangularitet dhe rruge te drejta.


Natyrisht, si ne cdo tjeter veperim njerezor, ashtu edhe ne Urbanisme, nuk eshte vetem systemi baze me rendesi, po edhe qenia konsekvent ne zbatimin e systemit.


Prej pershtatjes se masave urbanistike me vendin e rrethanat, me nevojat, shkurt prej funksionimit organik e artistik rrjedh qyteti i rregulluar me plan ose dhe pa plan. Prej shabllonash te ngrira pa strukture, pa rythme dhe pa harmoni - del ne shesh qytet i shthurur, me plan ose pate.

Pra Urbanisma eshte vetem atehere sherbyes i njerezimit, kur ajo trupezon mendimin organizonjes ne te gjitha fazat e zbatimit.


Se eshte ditur Jo vetem mungesa e cdo ideje qe eshte shterpesija vete, po edhe mendimet me gjeniale mbeten se fundi fantazi te thata ne qofte se ato nuk mbeshteten ne njoftime material dhe zotesi profesionale.


Prej primitivitetit te duave me nuska, qe nuk sheh fuqit verteta te natyres, po sheh ne to vetem demone mystike, nuk del tjeter vec pengime ndaj veprave te qarta. Teknika dhe arti qe dalin nga shkenca dhe nga kultura, si pergjigje te fuqive krijuese te natyres - dominojne sot boten.


Plani, arti i projektit eshte thelb i punes ne shekullin e XX. Ay ndan e cakton, ay vendos e organizon pernjehere dhe me nje parashikim prej 30 deri 40 vjet - te gjitha elementet funksiononjese qe bejne pjese integrale te qytetit.


Kjo eshte vlefta qe plani paramendon, parashikon perpara veprimit. Ketu fillon te zbatohet koordinimi harmonik i interesave private dhe publike, ne themel te asaj dijenije teknike dhe artistike qe quhet Urbanisme dhe arkitekture.


Fatkeqesisht ne Shqiperi ketij fakti i qendron fakti tjeter perballe Prej mungeses se tradisjonit veperimtar ne urbanisme, prej nvojes dhe deshires se shpejtimit te perparimeve, punet kane kaperxyer njera-tjetren.


Prandaj, qytetet e Shqiperise jane po thuaj se vetem vepra kaotike Se kane rrjedhur prej krijime rastesh, prej deshirash te ndryshme, muaren drejtime divergente dhe nuk u shtine dot ne disciplinimin permbledhes ndaj nje qellimi interesash te perbashketa.


Nga kjo rrjedh qe asnje rruge, as shesh, asnje grup ndertesash nuk gjendet ne Kryeqytetin e Shqiperise, ku mund te qendronte syri i terhequr prej ndonje harmonije. Masa dhe proporsioni, perseritja dhe njellojesija - faktoret dhe elementet e harmonise se ndertesave - jane ignoruar, jane egersuar dhe jane cdukur krejt.


Keshtu vec mund te kuptohet dhe se si Tirana arriti te mos kete ne ndertesat as grupime as rrjeshtime si elemente ornamentale, qofshin te vogla e gracioze ose te medha e monumentale. Rregullimi eshte vertet i shthurur, i papermbajtur kurkundi. Nenet me te thjeshta ligjore nuk kane mundur te ndjekin pas veperimet.


As e kane ndaluar, as e kane kufizuar dot nje shvillim galopant te tille. Shpresojme se me kohe do te veje cdo pune mbare. Tamam per kete aresye duhet ta themi sot se veperimet skane mundur te kene as system as radhe.


Po kryhen bulevarde te shtrire sa gjere gjate ne fusha ku kullosin akoma dhente lopet, kurse arteriet me kryesore te komunikasionit njerezor, kane mbetur ne ngushtice.


Atje bulevardet qe perfundojne si rruge pa krye kane nje gjeresi prej 35 dhe 202 metro, ketu rruga nacionale vetem 20 metro. Eshte qellimi te punojme qe te permiresojme, kur shikojme pasqyren e veprave. Se ato nuk genjejne. Ato nuk i thone te zezes je e bardhe; barbarismes, je miresi; snobismes, fisnikeri, ose sharllatanismes, zotesi.


Lipset ti studjojme mire veprat e ndertimeve qe krijojme. Se ato jane symbolizimet, eternizimet, berje mur e gur, hekur e beton i prodhimit intelektual ndermjet te urbanismes shqiptare.


Per ate perpiqet dhe te vuaje perpara se te pjelle mendja. Se urbanisme eshte ajo qe shtepite i ngreh ne systemin e duhur dhe ne vendin e duhur. Krijimi i qyteteve parashikon rruget ne drejtimin e duhur dhe ne gjeresine e duhur.


Rregullim i qyteteve, eshtay qe nuk le te kryhen ndertesat vetem per vete, pa asnje lidhje konstruktive ose esthetike te pergjitheshme. Se nuk eshte vetem halli i shemtimit. Demi perndryshe eshte me teper material mbasi eshte ne natyren e ceshtjes qe me pare ose me vone absurditetet duhet pa tjeter te cduken.


Eshte mire te mos ndahemi aspake nga shkenca. Te krijojme kultin e teknikes dhe te artit. Keto te dyja jane te domosdoshme, ne dashcim te jemi me te vertet te perparuar. Urbanisma perndryshe e mban kot emrin; se krijon vepra tatilla qe prishja e tyre e domosdoshme - jo ndreqja - kushton mjaft mjete; aqe shume franga ar sa svlejne ndofta edhe qytetet vete. Ky eshte rreziku, kjo eshte fatkeqesia qe do mbajtur parasysh edhe ne me te voglin veperim urbanistik.


As ideale, as fantazi - me teper modesti duhet. Te nisim sefte nga nevojat elementare, me vleftat e thjeshta materiale te prekeshme dhe te cmueshme; por qe vetem atehere kane vlefte per secilin, kur ato kryhen per te gjithe. Kjo mendesi nuk lypset te mungoje, se kjo eshte Urbanisma nisja e puneve me radhe. Sefte vjen mendimi, pastaj studimi - ne fund projektimi.


Eshte mire qe ta themi se eshte turp ta leme te vazhdoje ky fakt qe nen keto tri te parat mendim, studim e projektim i kemi lene me njane - dhe po vazhdojme ne salto mortale zbatimesh. Keshtu, mungesave ne parim, u shtojme dobesite ne hollesi.


Natyrisht eshte e drejte kane munguar profesionistet projektues te vertete, ska pasur as zejtare zbatues si lipset dhe sjane ndodhur as mjetet e ndertimeve; kane munguar po thuaj se gjithe keta faktore te egzaktesise dhe te precizionit - bash ato cilesi te matjeve njerezore - qe jane karakteristikat e fisnikerise se veprave te artit dhe te teknikes.

Prandaj ndofta ndodhin fakte monstruoze - qe zor mund te quhen fisnike ne kuptimin e siperm - kur prej nisjes se nje rruge deri ne mbarim te saj te dale shifra rrumbullake prej 15 metrosh diference nga plani.


Por qe te kuptohemi drejt mungesa te tilla fundi mund te ngjasin - te themi edhe prej gabimesh. Ato ndreqen. Halli eshte prap ne nusja ne parimi; dhe eshte aq i madh sa me duket se nuk mund te theksohet mjaft. Vecanerisht per Tiranen.


Per ta provuar vetem se nevoja e fillimit nga e para per planin rregullues te Kryeqytetit - eshte domosdoshme, besoj se eshte mire te rrjeshtohen disa shifra konkrete dhe disa shembella nga mungesat kapitale te planit rregullues


Keto jane Ndarja e qytetit se paku ne pjeset kryesore


1) zona konstruktive;


2) zona te papregatitura per ndertime;


3) zona industrial dhe zejtarije, ku mund te jepet e drejta per ngrehje fabrikash, deporash etj.


Mbyllja e zones konstruktive dhe pregatitja vetem e kesaj zone me planin hollesisht rregullues si mbas te gjitha parimeve konstruktive, eshte guri pare i themelimit urbanistik. Sepse zona konstruktive eshte ajo permbledhje dhe ay kufizim i siperfaqes se qytetit, qe vjen ne pajtim me mjetet financiare qe mund te disponohen si mbas proporsionit te banoreve qytetare.


Mungesa e ndarjes se kesaj zone prape me plan rregullues definitiv te imte dhe te pa ndryshueshem ne pjeset organike te qytetit si mbas funksioneve te ndryshme banese, tregeti, zejtari, parke, vende ndertesash shkollore, vende sportive, etj. - eshte aresye me vete qe na shtyn te insistojme ne theksimin e nevojes fillimtare kompozim i nje plani te vertete rregullues, sa me pare qe te jet e mundur! Se ja se cdeftejne shifrat, ja se cka rrjedhur vetem prej asaj zones konstruktive te pa mbyllur e te lene nje me zonen juridike


Si mbas rregullave urbanistike ne gjithe boten e civilizuar, proporsioni i siperfaqes se qyteteve me banoret e tyre, ne baze te rrethanave te ndryshme lokale, ndahet trish


1) Banesa shume te rralla - (pajtohem me gjendjen e Tiranes) - 150 banore per ha;
2) Banesa mesatare - 300 banore per ha;
3) Banesa shume te dendura - 600 banore per ha;


Prej caktimit zyrtar, kufijte juridike te Kryeqytetit permbledhin nje siperfaqe prej 800 ha. Brenda kesaj zone ka te drejte secili qytetar te ngreje ndertese ku te doje dhe si ta doje. Shumezimi i 800 ha. me faktorin me teper se te pershtatshem per Tiranen prej 150 banore per hektar, del shuma e banoreve qe lipset te kishte Kryeqyteti prej 120 mije fryme. Kuptohet vetiu pra qe siperfaqja konstruktive eshte identifikuar me ate juridiken.


Tirana eshte perhapur katerfish me teper se sa ka pasur nevoje. Kjo mandej ben te kuptohet lehte dhe se


1) Kater here me teper rruge ka Tirana qe lipsen hapur, kryer dhe mbajtur;
2) Kater here me shume trotuare per tu ndertuar dhe per tu mbajtur;
3) Katerfish me teper instalim dhe konsum elektriku;
4) Kater here me te gjata dhe aqe here me te gjera lipset te jene kanalet;
5) Katerfish me teper largesi ka cdo sherbim transporti;
6) Kater here me shume shpenzime per sherbimet publike;
7) Katerfish me te gjata dhe disa here me te gjera vijat e konduksionit te ujit - kur te vije - etj.


Ka edhe me. Po kaqe eshte mjafte - qe ti leme me njane rrjedhat e tjera te cilesive qe merr nje qytet me kaqe shumefish me teper siperfaqe se sa lipset te kish per konstruksione. Perfundimi i shkurter i ketyre rrjeshtimeve te gjata eshte ky Te gjithe qytetet - bile edhe katundet e Shqiperise - kane nevoje te domosdoshme per plan rregullues. Shpenzimet e nje vepre te tille jane kursim dhe ngritje vlerash ne kuptimin e vertete te ekonomise kombetare.


Sa per Tiranen, ajo me nuk pret. Nevoja e planit te saj eshte fort e nguteshme. Kane kaluar me se 20 vjet veperimi urbanistik ne baza mjaft te gabuara.


Pra dy rruge me duket se jane me te mirat per ta arritur kete qellim Te studiohen dhe te pregatiten hollesisht, te gjitha elementet baze, si matjet egzakte geoditike, statistikat e te tjera, dhe
1) Ja se te shpallet nje konkurs internasional ose 2) te ngarkohen urbaniste te permendur me kompozimin e planit rregullues te Kryeqytetit.


Ne arkitektet shqiptare kete deshirojme, kete lusim dhe kete presim si ujet e pake qe puna jone modeste ne degen e artit te arkitektures te na jape satisfaksion moral, te qenies komplement ne zbatimin e vepres se madhe te Urbanismes se shekullit te XX ne Atdheun tone.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit