|
Flora e re dhe Luli i vjeter
Publikuar me : 04.05.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 348 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Ne librin tim Finalja te prillit te vitit 2005 kam cituar nje shprehje te Aleksander Duma-se qe tallet me ata te rinj qe hyjne ne politike me nje dame te re perkrahu dhe me nje ide te vjeter ne koke.
Miqte e mi liberaldemokrate e dine shume mire se nuk kam pasur ndermend Bashen kur kam cituar Dymane. Perkundrazi, Basha qe po vinte atehere me nje buzeqeshje te re ne fytyre, premtonte gjithashtu nje ide te re ne koke. Qe nuk e shpalosi ndonjehere gjate karrieres se tij me shume se pesevjecare ne krye te tri ministrive nga me te rendesishmet e qeverise Berisha. Nuk e kishte?
E kishte por ia flijoi konformizmit, si rruga e vetme per te bere karriere ne partine e zotit Berisha? Nga ta di une! Qekurse ka nisur kjo fushate, meqenese me kandidimin per Tiranen, ka vene kemben ne pedalen e politikes se madhe, une i kam kerkuar Bashes tu tregoje qytetareve mendimet e tij per politiken dhe demokracine.
Kete e kam konsideruar nje detyrim sa elementar, aq edhe thelbesor te kandidatit para zgjedhesve. Nese nuk e ka motivuar kjo arsye etike, ate dhe stafin e tij mund ta kishte motivuar nje arsye elektorale. Nje rival kaq politik si Edi Rama nuk mund te mundet me nje liste te gjata premtimesh sempliciste dhe populiste, por para se gjithash me nje mendim me te larte per demokracine, lirite dhe te drejtat.
Lulezim Basha, sipas meje, duhej ta sfidonte ne rrafshin politik dhe jo apolitik rivalin e tij. Por ai mungoi dhe vazhdon te mungoje ne kete fushate pikerisht si fytyre politike. Per te mos u dukur i vjeter, ngaqe nuk ndihej i ri , apo ngaqe eshte ngaterruar ne ngjarje politike qe nuk ka hesap ti hape, ai u mbulua dhe u fsheh prapa nje fushate te inskenuar deri ne detajet me te imta, ku gjithcka duhej te ishte e kontrolluar, teatrale, ska rendesi, nese do te ishte e ftohte, ska rendesi, nese nuk do te frymezonte, ska rendesi, nese nuk do te shkonte ne zemra.
Mjaft te shmangte pyetjet politike dhe pasojat e tjera te kontaktit te fushates se tij laboratorike me mjedisin e gjalle. Gjersa arriti pedagogia Flora Hanelli Osmani e Universitetit Politeknik dhe gjithcka shpertheu si nje tullumbace.
E perfytyroj zonjen Flora ne rrethimin e klakereve ambulante qe kane mbushur, me sakte kane pushtuar me shume se gjysmen e salles ku Basha do te flase me studente, me kerkesen e ketyre te fundit. Politika e shpifur e inskenimit te gjithckaje e ka mberritur si fyerje dhe si provokacion ne territorin e saj te karrieres dhe integritetit.
Per pak sekonda do te marre fund gjithcka. Ngrihet. I drejton Lulezim Bashes pyetjet dhe fjalet qe tani i dine te gjithe Çfare bere per gjashte vjet ti me qeverine tende? Çfare i ke dhene ketij vendi? I vodhe parate per te ndertuar nje rruge? Shite atdheun tim? Apo vrave kater baballare?
Jane pyetje dhe akuza te Shqiperise tjeter, qe mund te jete opozitare, qe mund te jete e pavarur, qe mund te jete thjesht qytetare. Kjo nuk ka shume rendesi. Jane pyetje dhe akuza qe jane thene edhe me pare ne aulat politike dhe mediatike nga kundershtaret e zotit Basha, por eshte hera e pare qe dikush qe nuk eshte as gazetar, as deputet, ia thote balle perballe.
Ai cast, ne ate salle te Universitetit Politeknik, propozon papritur nje seance te rendesishme te renies se maskave politike. Ngjarja nuk jane me fjalet e pedagoges ajo eshte ne shtepine e saj aty dhe ka mendimet e saj te lira. Ngjarja eshte reagimi i kandidatit Lulezim Basha. Eshte ky qe ka shkuar ne Universitet; me fjale te tjera eshte ky qe ka shkuar te takoje Floren dhe nuk eshte Flora qe i eshte vene pas Bashes per ti thene ato fjale.
Nese pedagoge Flora do te kishte shkuar fjala vjen ne nje takim te Bashes me intelektualet e Partise Demokratike ne sallen e Operes, sigurisht qe nderhyrja e saj do te paragjykohej dhe Basha nuk do te ishte i detyruar pergjigjej nje provokacioni. Por ne takimin e lire ne Universitetin ku Flora punon prej 28 vjetesh, kandidati nuk mund te pretendoje te censuroje pyetjet dhe nderhyrjet.
Po dole ne fushe, duhet ti presesh te gjitha rrufete. Normalisht, ne presim qe Basha te pyese me takt dekanin apo rektorin se kush eshte kjo grua dhe me te marre pergjigjen, ti krijoje mundesine te shprehet qetesisht.
Pastaj, edhe pse mund te jete lenduar apo renduar nga fjalet qe ajo grua ka thene ne adrese se tij, ai ka detyrimin politik dhe etik te pergjigjet, te hedhe poshte ose te rindertoje me argumentet te verteten e tij per cfare akuzohet. Nje politikan mund te mos i pergjigjet nje rivali, kur nuk e sheh me vend, por nuk mund te mos i pergjigjet nje qytetari apo nje qytetareje kur e fton ne takim te hapur elektoral.
Po si reagoi Basha teksa po fliste Flora. Vazhdoi ne te veten, ashtu sic bejne politikanet ne disa studio televizionesh kur duan te zhurmojne njeri-tjetrin, duke harruar se Flora nuk ishte aty si rivale politike, por si pedagoge, si qytetare. Vazhdoi ne te tijen duke deshmuar publikisht ngjashmerine me politikanet e tipit te vjeter, te cilet e kane zakon te mos u pergjigjen, madje te bejne sikur nuk i degjojne pyetjet qe nuk i porosisin vete.
Ai e thelloi kete lloj vjetersie, kur disa ore me vone beri apologjine e kasetave duke perdorur pa vend shprehjen e Skenderbeut kur u kthyer ne Kruje lirine nuk ua solla une, por e gjeta mes jush. Kasetat nuk ua solla une, por i gjeta mes jush, - tha Basha. Eshte e vertete se trashegimia politike shqiptare e ketyre njezet vjeteve eshte plot me rraqe te vjetra qe duhen hedhur e po hidhen.
Paradoksi eshte se kasetat, ndersa u braktisen ne kete fushate nga te vjetritqe i paten shpikur,papritur u perqafuan me dashuri te madhe nga i riu Basha. Ne vend qe te propozonte nje standard te ri te transparences dhe lirise se mediave, Basha e coi ne ekstrem mbrojtjen dhe fshehjen e fushates nga syri i mediave te lira, domethene nga syri i publikut te lire.
Por ndersa e kishte te mundur te kontrollonte fushaten e tij nga mediat, nuk e kishte te mundur te kalonte ne site te gjithe njerezit qe therriste per te bere dekor dhe popull. Flora do ti dilte patjeter perpara nje dite prej ditesh. Per ti treguar kater baballaret e vrare me 21 janar ne bulevardin Deshmoret e kombit.
Per ti thene duhej te kishte dhene doreheqjen deri ne zbardhjen e tragjedise, qe te njeh si protagonist, pasi ke qene Minister i Brendshem ate dite. Per ti thene eshte shume, eshte jashtezakonisht shume, eshte agresion psikologjik te na kerkosh fjala vjen voten per tramin per te mbuluar vrasjen e qytetareve.
Kjo nuk do te pushoje derisa te behet drejtesia. Do te dale patjeter Flora. Ne mos Flora pedagoge ne Universitetin Politeknik, nje Flore tjeter, nje grua tjeter, nje qytetare apo nje qytetar tjeter. Flora ekziston. Flora nuk do te reshte se shfaquri kudo ku ka pikepyetje, kudo ku ka hipokrizi, shtirje, korrupsion dhe vrasje me stampe qeveritare.
Flora eshte thirrje plot jehone kunder politikes se inskenimit, qe ka krijuar nje hendek dhe hujezim te jashtezakonshem midis politikes qe ben si ti teket qe nuk pyetet me per asgje. Ne kuptimin afatshkurter, Flora mund te kete pasoja negative ne jeten politike. Subjektet dhe shtabet elektorale mund te mbyllen edhe me shume per njerezit e lire.
Por ne kuptimin afatmesem dhe afatgjate Flora do te fitoje betejen me inskenimin dhe hipokrizine. Litari keputet kur hollohet. Zullumi keputet kur trashet.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|