|
Flora, nje shpirt shqiptar
Publikuar me : 05.05.2011 Ne :
Politike - 272 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Ishte viti 1996 dhe qe nje pasdite pranvere e bukur. Ishim ulur me motren time per te pire nje kafe ne oborrin e Universitetit te mirenjohur te Sorbones. Ishte hera e pare qe shkoja ne Paris. Por kjo vecse fizikisht, sepse shpirterisht mendoj se kam lindur pikerisht aty.
I shtyre nga shume arsye e gjithe ajo qe mund te quhet nje aspekt shpirteror i jetes sime ishte mbushur ne pjesen me te madhe nga kultura e ketij vendi. Dhe keshtu, heren e pare qe mberrita nuk kisha kuriozitet, por nje ndjenje te cuditshme malli per te pare e prekur gjithcka qe kisha perpire gjithe endje para se te mberrija aty.
Nuk ngopesha duke shijuar pothuajse gjate cdo casti, levizjen e pareshtur e te heshtur te nje mekanizmi te brendshem e te pavullnetshem brenda meje qe krahasonte pa pushim, gjithcka qe kisha ditur me te gjitha cka syte me shihnin ne kete vend.
Nuk kishte pikture, varre apo pallat qe truri im te mos krahasonte si nje kompjuter i corganizuar me forcen e rilindjes, me defektet njerezore apo me vrullin e nje populli qe me idete e tij, kish ushqyer dhe rritur njerezimin.
Dua ta marr me vete ne shtepi Parisin, i kisha thene motres sime, ndersa dita e fundit e qendrimit, po mbyllej pikerisht ne oborrin e Sorbones, ne ate pasdite te fresket e paksa te trishtueshme per mua meqe qendrimit tim po i vinte fundi.
Por mesa duket si kisha pare te gjitha dhe ky qytet i dashur nuk donte te me linte te ikja pa i pare dhe jetuar thellesite e tij qe sendet e vjetra nuk ta zbulojne sa duhet...
Keshtu, ndersa flisnim e pinim kafe, nje ngjarje e pazakonte na terhoqi vemendjen.
Nje polic mundohej me duar e kembe ti mbushte mendjen te largohej, nje zonje te varfer teper te shendoshe qe ish ulur nen hijen e nje peme dhe lypte nga kalimtaret, jo me larg se dy hapa nga dera e universitetit.
Pasi dha e mori per ca caste, duke e pare te pamundur me se fundi polici njoftoi dike me radio dhe sa hap e mbyll syte, nje furgon policie mberriti dhe nja nente a dhjete police filluan nderkohe ta terhiqnin zonjen e rende qe mesa dukej nuk ishte vendase. Skena po me turbullonte. Por spata kohe te mendoja gjate.
Nderkohe qe policet mundoheshin te ngrinin zonjen e rende, nga tavolinat prane nesh, por dhe nga drejtime te ndryshme filluan te degjoheshin zera te vecante lereni, mos e prekni, spo bezdis njeri. Dhe ndersa kokat tona leviznin ne te gjitha drejtimet per te kuptuar cpo ndodhte, befas ndodhi e pabesueshmja.
Sheshi u mbush plote me student dhe njeri prej tyre hipi mbi nje stol dhe filloi tiu bertiste policeve. Dhe studentet e tjere e mbeshteten. Ishin nja dy qind te tille. Nje proteste e vertete e paorganizuar filloi te merrte permasa te medha. Policet, leshuan zonjen, u futen ne furgon dhe iken.
Ne dhjete minuta kisha pare historine e Frances. Dhe kisha gjetur shpirtin francez, pa te cilin me sa dukej Parisi nuk donte te me linte te ikja. Dhe kishte te drejte do te ish nje mungese e madhe ne valixhen time.
E mora me vete kete histori dhe se harroj asnjehere. Dhe kam kohe qe e kerkoj ne vendin tim. Ne shpirtin e tij. E kerkova shume here keto vite. E kerkova ta gjej edhe me 21 janar tek shihja kater jete te shuheshin nga plumbat ne mes te Tiranes sone.
Tek kthehesha rreth ores pese te asaj date nga nje televizion, kur syte e mi, pane policet e ketij vendi te ndiqnin me shkop gome ne duar dhe te rrihnin ne menyre masive bashkeqytetaret e mi. E kerkova, kur njerezit e kesaj shumice dolen nje pas nje ne ekranet e ketij vendi dhe filluan te flisnin per kriminele, kokepalare, per cadra pushke, e stilolapsa pistolete e gjithfarelloj cudish te tjera. Por heshtje, frike dhe qetesi e frikshme. Sepse qytetari i panjohur hesht.
Heshtin dhe qeshin studentet e panjohur, forca reale e ketij vendi ne baret e mbushura plote edhe sot. Dhe me keq, brohorasin kur kunder cdo rregulli akademik, auditoret e tyre po kthehen ne forume mitingjesh elektorale te njeriut qe udhehiqte garden dhe policine e ketij vendi, diten kur qytetaret e tij u vrane dhe u rrahen ne menyren me te pabesueshme.
Por habia ska fund ne kete vendin tim, ku frika eshte kthyer ne fe dhe hipokrizia ne pasion kombetar. Tashme, disa prej nesh, jo vetem heshtin. Disa kane kaluar ne ekstremin tjeter. Disa profesioniste te fushave te ndryshme po perpiqen sot me aq vullnet dhe vendosmeri, teksa rrahin mendimet e vyera mbi druret frutore dhe jeshillekun e barit, te shperndajne ne eter, ate qe se thone ne mbledhjet e tyre deshiren per te rrefyer nje Shqiperi normale.
Nje Shqiperi, qe ka halle infrastrukturore, qe e mbyten siklete vizionesh te munguara dhe heshtje intelektualesh. Duke mos kuptuar se heshtja e te tjereve eshte ku e ku me e ndershme se protagonizmi per te pikturuar dhe rrefyer qytetareve te ketij vendi, nje imazh virtual te nje Shqiperie qe seshte.
Sepse nje Shqiperi e vertete nuk mund te rri mbi dege e aq me pak te fleje mbi krimin. Sepse nje shoqeri e shendetshme nuk aborton krimin sikurse do te shprehej sinqerisht nje nga iniciatoret e kesaj nisme. Shqiperia e vertete, ajo e qytetareve te heshtur e te panjohur te ketij vendi nuk mund te gjeje paqe kur krimi ende nuk ka emer dhe jo vetem ne 21 janar.
Askush nuk mund te harroje rrahjen masive te te njejtes date e shume e shume histori te tjera te dhunshme qe po ndodhin edhe sot. Sikurse nuk harron dhunen mediatike qe kerkon te shnderrohet ne opinion publik, te nje numri te ngushte njerezish, cdo nate, tek perpiqen te pershtatin dhe perputhin interesa te panjohura personale me interesin e kesaj shumice per te ndertuar ne kete fushate, nje Shqiperi virtuale, te vetmen, qe mund te pranoje kandidimin e nje njeriu qe, sikurse disa kolege te tjere te tij, sdo te duhej te kish me vend ne jeten politike te vendit.
Shqiperia reale eshte vendi i shume problemeve dhe halleve. Edhe infrastrukturore. Edhe mungese vizionesh. Edhe papunesie dhe varferie. Edhe korrupsioni marramendes. Por halli me i madh i saj sot eshte ai i nje demokracie qe spo di te konsolidohet.
Dhe qe me keq akoma po rrihet bashke me kandidatet apo simpatizantet e opozites apo po shperthen bashke me tritolin ne pragje zyrash apo shtepish te tyre. I nje drejtesie te pamundur dhe te paafte te jete e pavarur dhe si e tille e paafte te disiplinoje turravrapin e kesaj shumice per te zoteruar te gjithe pushtetet e garancise e keshtu te prodhoje liri dhe te drejta ne kete vend, per qytetaret e tij.
Kjo drejtesi e munguar, ne sens te ngushte e ne kuptim te gjere, kudo, ne gjykata apo ne zyra te administrates publike, ne polici apo media eshte sot brenga qe fle ne shpirtin shqiptar. Ky shpirt eshte i lodhur dhe i vuajtur nga nje histori e jashtezakonshme hallesh te pafundme.
Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, ai sot po bombardohet me te gjitha mjetet e mundshme te informimit publik me qellimin e vetem per ta tulatur, dobesuar dhe pergjumur. Per te arritur sa me shpejt te jete e mundur ne piken qe aq shume ja kritikuan intelektualet e vertete te kesaj toke, ne te gjitha koherat; ne piken e harreses se pakthyeshme.
Sepse vetem harresa e tij, mund te lejoje kandidime si i ministrit ne fjale. Vetem ajo mban te gozhduar Shqiperine ne daren e forte te ketij tranzicioni qe diti te prodhoje nje Shqiperi si kjo qe ne jetojme cdo dite, jashte ekraneve te televizoreve.
A do tia dalin dot? Flora Hanelli na e dha nje pergjigje jo. Sepse ka nje shpirt shqiptar. Nje shpirt krenar dhe te revoltuar qe ndoshta edhe hesht, por qe nuk harron kurre.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|