Kartat dhe pasaportat/ Ne Vlore, ne Fier por edhe ne qytete te tjera ka nisur fluksi ne zyrat e aplikimit
Rinis fluksi ne sportelet e pajisjeve me karta identiteti e pasaporta biometrike te shtetasve shqiptare. Ne qytete te ndryshme te vendit, kthimi i emigranteve per pushimet verore ka cuar edhe ne mbingarkese te zyrave, nderkohe qe kane dale ne pah edhe problemet, ku jo rralle punohet edhe me mungesa, si dhe nuk punohet ne fundjava, pavaresisht premtimeve perkatese. Nje gje e tille ka ndodhur dje ne qytetin e Vlores.
Fluksi ka qene i madh, nderkohe qe jo te gjithe operatoret e sherbimit ishin ne pune. Kjo pasi nga 10 kompjutera qe u vendosen ne fillim te ketij projekti per aplikimin e pajisjen e shtetasve me pasaporta e karta identiteti, 5 prej ketyre kompjuterave kane dale jashte funksionit, si dhe jane larguar nga puna mjaft operatore. Si rrjedhoje, te henen para ketyre zyrave ka pasur perleshje mes qytetareve, te cilet shtynin njeri-tjetrin, duke u perpjekur te hynin te paret.
Disa nga aplikuesit u shprehen se kishin nga tre dite qe kishin zene radhen qe ne 5 te mengjesit e ende nuk kishin mbaruar pune, duke kerkuar qe te shtohen operatoret e sherbimit, si dhe te zgjatet orari i veprimeve. Nga ana e firmes Aleat ishte premtuar se operatoret do te punonin edhe te shtunave dhe te dielave per te perballuar fluksin e emigranteve, por nderkohe nje gje e tille nuk ka ndodhur. Ne ditet ne vazhdim pritet te kete akoma nje fluks me te madh te personave te cilet duan te pajisen sipas ligjit me kartat e identitetit e pasaportat biometrike.
Fier, thyen doren teksa do merrte pasaporten
Ne qytetin e Fierit zyra e aplikimit eshte zhvendosur ne fund te kilometrit te pare te aksit Fier-Patos. E pervec kesaj, per te shkuar te sporteli ku eshte akomoduar duhet te kesh kujdes pasi do te duhet te kalosh nje rruge shume te shkurter, se ciles qytetaret i kane vene emrin shtegu i dhive.
Me te rrezikuar jane nenat me femije, te moshuar ose gra shtatzena, te cilat duhet te formojne nje sistem zinxhir per tu terhequr nga te afermit e tyre derisa te pershkojne rrugen deri te spoteli.
Pikerisht ketu qendron edhe rreziku me i madh. Vendi ku duhet te qendrojne qytetaret para se te shkojne te sporteli per terhequr pasaportat eshte shume i ngushte cka ben qe ky vend te mbingarkohet, duke krijuar probleme deri ne rrezimin e qytetareve.
Madje vetem pak dite me pare shtetesja Sotira Sinani, pasi eshte shtyre nga njerezit eshte rrezuar se bashku me femijen duke rreshqitur te shtegu i dhive dhe me pas ka thyer doren. Nderkohe dhoma ku ndodhen mbi 2000 pasaporta per tu shperndare eshte e papershtatshme. Eshte nje ambient dy me tre metra ku punojne ne kushte te veshtira dy punonjesit e firmes Aleat.