Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fluturim gjate nje humnere

Publikuar me : 20.04.2011 Ne : Kulture - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

E takuam Gerti Pashajn kur kishte mbyllur nje jave pune te ngarkuar ne aeroport. E takuam per Ilir Belliun. Kane qene shoke, moshatare, i perkasin nje brezi te poezise se re te viteve nentedhjete. Gerti i kushtoi ndoshta homazhin e fundit, disa vite perpara ne revisten Merh Licht.


Ilir Belliu (1971-2001) pati nje vdekje ne rrethana te cuditshme ne Malin e Dajtit, ne pranvere 2001. Ju me telefonuat dhe me kujtuat Ilirin, dhe gjate gjithe asaj dite ndihesha si dreq. Une sot jam komod si shume te tjere. Kurse poezia e tij ti sjell ndermend te gjitha. Bashke me instinktet te sjell ndjesi, te mira dhe sidomos te keqija.

Poezia prandaj eshte poezi. Sepse ajo nuk e perjashton te keqen. Gerti i tha kur e kishim mbyllur tashme biseden. La te kuptojme se i vetmi motiv qe pranoi te flase, ishte poezia dhe talenti i mbrapsht i Ilir Belliut. Nje fenomen qe u shfaq ne nje rreth poetesh qe ishin bere bashke ne dhjetor te vitit 1991. Kishin botuar antologjine poetike O moj Shqypni dhe lirika te tjera, nder te parat botime private ne Shqiperi, botim i shoqates te sapokrijuar Rinia e Artit.


Ketij brezi qe i shkaktoi nje frakture tradites papritur, i perket poezia e Luljeta Lleshanakut, Mimoza Ahmetit, Rudian Zekthit, Rudi Erebares, Agron Tufes, Gerti Pashajt dhe sigurisht Ilir Belliut. Shoqata botoi me 1992 buletinin ne kater numra, gazeten E pershtatshme ku manifestohej nje mendimi i ri letrar. Pak kohe me vone u shperbe dhe poetet u larguan drejt vendlindjeve apo jashte Shqiperise.


Keshtu Iliri endej sa nga Tirana ne Korce, vendlindja e tij.
Gerti kujton Une mund ta kem takuar Ilirin ne kulmin e krijimtarise se vete. Para vitit 1995. Kishte ikur nga shtepia dhe bente jete te veshtire. Ishte natyre ekspresive, skandaloze. Ne radhen e gjithe poeteve te nentedhjetes ai eshte poeti me instiktiv i avangardes.


Ilir Belliu botoi vetem nje liber Vetmi me njerez qe nuk e gjen ne qarkullim. Ne vitin 2001, Numrin 11 te Revistes Aleph, Gentjan Çocoli ia kushtoi atij, pak muaj pas vdekjes. Ne faqet kryesore te revistes u prezantua krijimtaria ne dhjete vjet e Ilir Belliut, poezi, skica te shkurtra, shoqeruar nga esete e Agron Tufes e Mark Markut.


Te Fjalet qe su thane ne varrimin e Ilir Belliut Mark Marku trajton absurdin e te qenit poet ne kohet moderne; raportet e poetit Ilir Belliu dhe poezise se tij ne qarkun e botes reale. Ne fund jep nje shpjegim qe ne nje menyre kenaq kureshtjen e opinionit me te dhena koncize biografike mbi jeten e poetit.


Ne poezine e tij vihen re derivate nga me te trishtat e mbi kete tendencen e vdekjes misterioze apo vetevrasjes. Per shembull ne poezite Nje plak i bukur me kalon neper enderr, Befas na u fanit deti. Te Aleph Nr. 11, ne esene In Arkadia Ego Agron Tufa shtjellon kete raport te tekstit poetik me tragjizmin personal te Belliut Poezite jane deshmi te asaj perleshje makabre e te deshperuar qe ben njeriu fillikat ne rrafshin me te mprehte ekzistencial, mes vetes dhe Hyut.


Gazeta Shqiptare i kushtoi disa numra speciale hetimit te dy gazetareve mbi vdekjen aksidentale te Ilir Belliut ne Dajt.
Gerti Pashaj kujton Faktikisht ka nje shtremberim ne ato qe u thane pas vdekjes mbi identitetin e tij seksual qe nuk e mori dot vesh kurre njeri. E takova Ilirin nje jave para se te vdiste. Kemi ndenjur gati dy ore ne nje bar te Stadiumi Dinamo. Te them te drejten nuk me eshte dukur normal. Kishte mendime te shkeputura.


Ashtu si poezia e tij e cila ka nje bukuri te tille ku vargjet kane nje moskuptim logjik dhe ndjesor. I vetmi liber i tij Vetmi me njerez, megjithese i ndare ne cikle, eshte nje poeme e tere. Dhe bukuria eshte ta lexosh me nje fryme, nga fillimi ne fund. E kam lexuar dhe rilexuar Ilirin. Poezi si Vetmi me njerez, Neveria e nenes, jane te jashtezakonshme! Ideja e Ilirit ishte qe poezia nuk mund te jete cerebrale, po vetem instiktive.


Ai ne realitet ka pasur frymemarrje shume te veshtire. E kishte fizike. Ajo frymemarrje e mori me qafe. Ai vuante nga e pathena. Donte te thoshte gjera qe nuk arrinte dot ti kapte ne kohe dhe kerkonte qe ti kalonte. Iliri ka lene disa shkreptima. Une e kam shkruar diku se poezia e tij eshte fluturim gjate nje humnere. Ne qofte se do te studiosh Belliun do te studiosh vete nje fluturim, nje fluturim te vetem.


Ate jave, tregon Gerti, ai kishte te njejtin interes per poezine. Qahej qe nuk e botonin, qe nuk ia hapnin deren, por nuk permendte gje vetevrasje. Me pas, sic mesova, kishte pasur nje aksident qe u interpretua edhe si problem seksual. Por qe te kete dashur te vrase veten, kete nuk e kam degjuar prej tij dhe as nuk e besoj. Sot, miqte tane qe moren pushtetin duhej te benin me teper per Ilirin, qe do tiu rendoje ne ndergjegje, perfundon Gerti.


Fteses se Shekullit per te kujtuar Belliun iu pergjigjen shkrimtaret Rudi Erebara dhe Ervin Hatibi te cilet e kane njohur nga afer. I pari jep nje veshtrim 10 vjet me pas ne poezine e tij, kurse i dyti, perjetime personale nga takimet e fundit me djalin.


Poezi te Ilir Belliut marre nga nr. 11 i Revistes Aleph, vjeshte 2001

Tango me peshkaqenin


Ti mezi fsheh defektin e luan
Tango me peshkaqenin Kjo
Fantazme me azme, ngaterron
Ushqimet e shkul inatshem
Qimet. Fati i mpreh majen
E lapsit e i ben nje portret
Gjarperit Kolosi cartet me
Nje kokerr hudher e i shtrydh
Diellit nje pucerr. Njerku u
Martua me nje blete
Bleu nje apartament te
Blerte.

Dhjetor 2000

Femija qe rrodhi nga muri

Ligeshtues
femija ilegal!
qe rrodhi nga muri
Djall femije!,
Kurrnjehere sme neveriti
Ne te gjitha ngjyrat...
Femije
si cdo femije
zog elektrik efekti
burre ekziston
ne oret magjepse te rrezimit


Nje plak i bukur me kalon neper enderr
Ne plak i bukur jeton ne mua
gjysem prej jete
gjysem prej endrre

Nje plak i fisme
qe enderron e fle si qengji
qe vuan e kerleshet si pylli.

Ku je?
Kur do me shfaqesh sysh?
O ti plak i bukur...
Domethene ti ish-burre
Domethene ti ish-djalosh
qe vec neper enderr di te kalosh.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit