Publikuar me : 26.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në një konferencë në Ëashington diskutuan dhe për krizën e borxhit në Evropë dhe strategjitë për përballimin e saj.
Diskutimet në takimin e Uashingtonit u përqendruan tek kriza e borxhit në Evropë, e cila kërcënon që të çojë botën në një recesion të dytë. Zyrtarë botëror të financave u zotuan që të ndërmarrin hapa të matur për t`u përballur me krizën, por pati mosmarrëveshje të ashpra në lidhje me nismat konkrete që duhen zbatuar.
Kreu i FMN-ës Kristine Lagard tha se vendet me të ardhura të ulëta po paraqiten më mirë në këtë situatë të trazuar financiare se sa ekonomitë e zhvilluara. “Rritja ekonomike e vendeve në zhvillim është mes 5 dhe 6 perqind, dhe parashikohet që të mbetet në këto shifra edhe për vitin 2012. Krahasuar me vendet e zhvilluara, është një parashikim i mirë për nivelin e rritjes ekonomike”. – tha ajo
Në konferencën e fundit për shtyp të komisioneve për politikat ekonomike të 187 vendeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, drejtori i BB-së Robert Zollik tha se Banka Botërore ka në plan që të shtojë ndjeshëm ndihmesën e saj për vendet e Afrikës.
“Ndihma për Afrikën do të jetë 1.88 miliardë dollarë nga 500 mijë që kishim parashikuar, gjatë 5 viteve të ardhshme” – tha Zolik. Kreu i BB-së theksoi se buxheti i ndihmës u shtua pasi janë më shumë se 13 milion njerëz në këtë rajon që kanë nevojë për ndihmë humanitare.