Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Për shkak të Eurozonës ekonomia globale është zhytur thellësisht në zonën e rrezikshme”, kjo është deklarata e bërë nga Fondi monetar Ndërkombëtare (FMN). Tashmë parashikimet e fondit për rritjen ekonomike në vitin 2012 kanë mbërritur nga 4 perqind në 3.25 perqind.
Ndërkohë që rritja ekonomike për Britaninë është ulur nga 1.6 perqind në 0.6 perqind. Ndërkohë që Eurozona është futur në atë që quhet recension i mesëm, me GDP-në që pritet që të shkojë nga parashikimi 1.1 perqind rritje për vitin 2012 në 0.5 perqind rritje.
Parashikime pesimiste janë bërë dhe për Gjermanin që aktualisht mbahet dhe si vendi më baza ekonomike më të forta në të gjithë Eurozonën. Rritja ekonomike pritet të jetë nga 1.3 perqind në 0.3 perqind. Ndërkohë që Franca do të ketë një rritje me 0.2 perqind në krahasim me parashikimin e mëparshëm 1.2 perqind.