Publikuar me : 20.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 51 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri sot parashikime të frikshme në lidhje me gjendjen në ekonominë e SHBA-së dhe të vendeve të Eurozonës. Pika kulminante e parashikimit ishte shqetësimi se Evropa nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë problemin e krizës së borxheve qeveritare.
Sipas FMN-sç ekonomia globale pritet të rritet me 4 perqind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, e nxitur kryesisht nga zgjerimi i shpejtë ekonomik i Kinës, Brazilit dhe Indisë. Por agjencia jep një pamje më të zymtë për Shtetet e Bashkuara dhe 17 vendet e Eurozonës.
Ekonomia amerikane, do të rritet me 1,5 perqind këtë vit dhe 1,8 perqind vitin e ardhshëm. Vetëm disa muaj më parë, në qershor, FMN-ja parashikonte një rritje prej 2,5 perqind për Shtetet e Bashkuara.
FMN-ja po ashtu uli edhe parashikimin për vendet e Eurozonës, për shkak të shqetësimeve se sistemi financiar i Greqisë mund të falimentojë duke destabiluzar edhe rajonin. Sipas FMN-së ekonomia e vendeve të Eurozonës do të rritet me 1,6 perqind këtë vit dhe vetëm 1,1 perqind vitin e ardhshëm.