Publikuar me : 13.07.2011 Ne :
Rajoni - 161 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i ka kërkuar Italisë që të garantojë implementimin e shkurtimit të shpenzimeve, në mënyrë që të reduktoj borxhin e vendit. Komentet e Fondit vijnë pas shqetësimeve në rritje se Italia mund të jetë vendi i ardhshëm i eurozonës që të dëmtohet nga kriza e borxheve.
FMN ka deklaruar gjithashtu se Greqia ka nevojë për një ndihmë shtesë prej 71 miliardë eurosh nga BE dhe 33 miliardë të tjerë nga sektori privat.
Institucioni ndërkombëtar ka nënvizuar se synon të vazhdojë financimin e Greqisë, por nga ana tjetër parashikon një recesion më të thellë në vend këtë vit, me një rënie ekonomike prej 3.9 perqind. Ndërkohë, shqetësimi për Italinë ka bërë që qeveria italiane të lëvizë më shpejt me miratimin e planeve për një buxhet anti-krizë.